THIKA

NEBI DRAGOTI

THIKA

Tregim.

Tinëzisht, e vendosur, mendonte ta përdorte thikën Nazmija, të nëmurën  nga të gjithë, kur përdoret për keq. Sigurisht, për të arritur qëllimin final ndaj fuqisë së një mashkulli, ku , dihet, femra nuk ka aq forcë. Ishte divorcuar me burrin  jo për fajin e saj. Djalin e vetëm që kishte me Samiun, gjykata e kishte vendosur nën kujdestarinë e saj për ta rritur. Grindjet kishin ardhur për problemet ekonomike. Qe pika kritike, kur të dy qenë të papunë. Ziheshin, grindeshin. Samiu ishte pakëz dembel, por e keqja më e madhe e tij ishte se edhe atë të paktë lekë që kishte e harxhonte me pijen alkolike. Dhe, kur fillonte të pinte, klubet i mirrte ma radhë saqë edhe kur nisej në shtëpi i merreshin këmbët sa andej këndej mend përplasej me kalimtarët. Nazmija kërkonte punë, por nuk po gjente.

– Mos rri më në shtëpi, – i bërtiste Samiu.- Puno, gjej punë ku të duash! Ku të duash siguroje lekun!…Grindjet shtoheshin e ai i mërzitur vrap të kthente gatat me raki. Edhe i pëlqente, edhe s’i pëlqente kjo mënyrë veprimi. Nuk i analizonte mirë që të ndryshonte sadopak ekonominë e shtëpisë duke kërkuar rrugën dhe mënyrën e këtij ndryshimi të domosdoshëm. Karakteri i dobët po e vinte nën këmbë, saqë mori vendimin e shpejtuar për t’u ndarë nga Nazmija. Dhe kështu bëri edhe pse të afërmit e qortuan me plot të drejtë. As Nazmija nuk e donte këtë veprim, madje ajo e quante edhe të turpshëm. Nuk dinte çfarë të bënte e gjumi nuk e zinte natën. Kujtonte thënien popullore: “Jeta është luftë, nuk është bahçe me lule”. Natyrisht, kështu është. Nayrisht, njeriu duhet të jetë i fortë  që të përballojë gjithçka të vështirë që i del përpara. Nazmija arriti përfundimin më të keq: ia la thikës zgjidhjen. Unë i kisha komshi dhe nuk më vinte mirë përçka po ndodhte. Unë e Samiu hipëm në urbanin e plazhit që ishte mbushur plot. Samiu shkonte për të kërkuar punë, ndësa unë për të takuar një shok nga Kosova që kishte ardhur për plazh bashkë me familjen. Në stacionin  tjetër u shfaq Nazmija dhe ,mbasi hipi, me bisht të syrit u panë me Samiun. Unë ndiqja këtë skenë. Nazmijes një fytyrë i vinte, një fytyrë i ikte. Unë bëja sikur nuk i shihja dhe iu afrova dy hapa. Konstatova një dridhje të duarëve të saj. E merrja me mend se diçka i vlonte në tru. Hapi çantën që kishte në sup dhe diçka kërkonte…Nxorri një thikë një pëllmbë të gjatë që shkëlqente.

– Mos,mos,- bërtita me të madhe. Ajo “armë” është humbje për të dy! Nazmijes i ra thika nga dora. Kur u përkul që ta mirrete, unë i vura këmbën pësipër thikës. E shkela fort, se duhej shkelur thika…Thika merr dy jetë: atë që e pëson dhe atë që e përdor…