Terrori psikologjik i padrejtësisë përbën kërcënimin më të madh për shqiptarët

Skënder S. Kapiti-Nga Skënder S.KAPITI

Padrejtësitë e politikës dhe të  drejtësisë janë krimet më të rënda në një shtet.

Këto janë prezent dhe dominojnë gjithë shtetin dhe sistemin në Shqipëri. Prandaj e kërkojnë ndërkombëtarët Reformën në Drejtësi dhe jo politika shqiptare. Politika shqiptare gjithnjë e ka sunduar, dhe korrupsioni e krimi e  kanë qeverisur drejtësinë. Po t’u lihet në dore drejtësia politikanëve shqiptare ata vetëm sa do të spekullojnë dhe do të manipulojnë me drejtësinë, krimin dhe me korrupsionin dhe prej tyre  nuk do te  pritej se kanë vullnet dhe dëshirë që të ndërtohet shteti ligjor.

Beteja politike në Shqipëri për drejtësinë është si një betejë e egër për ta kapur drejtësinë si një biznes monopol drejtësie për ta mbrojtur politika: krimin, tradhëtinë dhe korrupsionin e vet.

Në Shqipëri qytetari shqiptar nuk ndjehet i sigurtë dhe i garantuar nga shteti i vet por përkundrazi është e këcënuar  liria dhe jeta e qytetarëve të  tij si dhe e drejta politike, ekonomike, pronësore dhe sidomos ajo juridike nga krimi politik, tradhëtia publike dhe ajo kombëtare e politikanëve dhe e pushtetarëve nga korrupsioni institucional shtetëror dhe nga neomarksizmi “demokratik” i rilindur. Shteti shqiptar nuk është aspak përgjegjës për qytetarët e vet as për ata që jetojnë në Shqipëri e jo më për emigrantet dhe për ata që jetojnë e punojnë jashtë saj. Jo vetëm kaq por ky shtet jo ligjor dhe keqfunksional ka mundësuar që qytetarët e tij të jenë jo vetëm pa mbrojtje dhe garanci shtetërore por ata janë të kërcënuar jo vetëm nga shteti joligjor por edhe nga njëri-tjetri në vënd që duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

Ky konflikt i ndërsjellltë dhe i dyfishte ndërmjet si shtetit me qytetarët e vet ashtu dhe ndërmjet qytetarëve me njëri tjetrin gjë që ka shkaktuar  jo vetëm dhimbje tepër të rënda sociale e shpirtërore por përderisa nga vetëgjyqësia dhe papërgjegjshmëria, nga tradhëtia e lartë kombëtare e politikës dhe nga krimet e saj kanë humbur jetë njerëzore  me mijra e me mijra qytetarë shqiptarë dhe prandaj pse mos të vendoset ligji i ndëshkimit të rëndë kapital me fuqi prapavepruese edhe  per ata individë të cilët janë autorët dhe shkaktarët e këtyre traumave, tragjedive dhe fatkeqësive publike, kombëtare e njerëzore, për ata kriminelë dhe për ata tradhëtarë të kombit, të mashtruesve, rrënuesve të shtetit, për ata autorë edhe të dëbimit të shqiptarëve nga atdheu i tyre, të këtyre autoreve që po rrënojnë bërthamën e shoqërisë  shqiptare, familjen,  të cilët po prishin e shkatërrojnë traditat, vlerat dhe kulturën kombëtare shqiptare; autorët e shkatërrimit të moralitetit njerëzor e të humbjeve të jetëve njerëzore dhe të tradhëtive që kanë dëmtuar rëndë edhe  prestigjin dhe interesat e larta kombëtare.

Gjithfarë të zezash u janë bërë shqiptarëve dhe askush prej autorëve e shkaktarëve të tyre nuk është ndëshkuar as minimalisht  madje deri më sot, sepse këtë nuk e bën një shtet antisocial, antihuman dhe i papërgjegjshëm si ky në Shqipëri i kapur nga krimi, tradhëtia, politika e kriminalizuar dhe nga drejtësia tejet e korruptuar. Si është e mundur që të mos ndëshkohen pra autorët dhe shkaktarët që i kanë nxjerrë në ankand të drejtat njerëzore politike, ekonomike, intelektuale, morale, ligjore, pronësore, qytetare dhe shtetërore e kombëtare dhe që kanë shkaktuar këtë depresion të rendë psiqik deri dhe me humbjet e mijra jetëve të njerëzve.

Kjo politikë është e tillë sepse është po ajo dhe vazhdimësi e asaj të regjimit komunist ku askush prej ishnomenklaturës së lartë kriminale komuniste nuk u dënua as minimalish për krimet barbare të tij , por edhe as nuk u pengua nga aktiviteti politik  asnjëri prej autorëve të tragjedive të tmerrshme të ishregjimit komunist, por vetëm sa ndërruan vellon politike dhe ngjyrat e kollarëve politikë dhe ja varën ato në qafë dhe ja mbushen xhepat me karta mashtruese  partish si ato indulgjencat e mesjetës qytetarëve dhe  votuesve në këtë të ashtuquajturën demokraci të sotme.

Po marrim një shëmbull të thjeshtë në dukje por që në fakt është bërë epidemia më e rëndë më masive dhe më e pashërueshme e Padrejtësisë në Shqipëri. Si ka mundësi që asnjë prej kryetarëve të pushtetit vendor, komisioner e kryekomisioner shpërndarjesh e kthimi pronash, avokatura e korruptuar e Shtetit dhe minista, deputete  e gjyqtare që me krimet dhe me vendimmarrjet kriminale e korruptive të tyre nuk janë ndëshkuar dhe as dënur edhe pse ata me vendimet e tyre korruptive i kanë cuar nëpër gjyqe dhe në vetëgjyqësi mijra e mijra shqiptarë si dhe po me vendimet e tyre i kanë shkaktuar shtetit shqiptarë dëm  nga vendimet e  Gjykatës së Strazburgut miliona e miliona e që pritet të shkojë në miliarda euro . Kush janë këta të paprekshëm që e kanë nxjerrë Shqipërinë në ankand dhe që popullin e kanë ngatërruar dhe i kanë vjedhur atij dhe shtetit pasuritë dhe dinjitetin? Edhe poqese miratohet Reforma ne Drejtesi fale vetem presionit dhe detyrimit qe po ja imponojne politikes se kriminalizuar shqiptare faktori demokratik nderkombetar, a do te jete e mundur qe kete Reforme ta zbatojne keta zullumqaret, keta autoret dhe shkaktaret qe e kane degraduar shtetin dhe drejtesine?

Në Shqipëri nocioni i drejtësisë ka humbur edhe  domethënien dhe kuptimin konceptual të tij  sepse krimi dhe korrupsioni institucional e kanë paralizuar shqisën e drejtësisë deri atje sa edhe shoqëria madje nuk ka as edukatën dhe as ndjesinë e drejtësisë pasi këto së pari nuk i kanë as institucionet publike, as ligjvënësit politikanë e deputetë, as ligjzbatuesit qeveritarë e administratorët e pushtetit  dhe as drejtësidhënesit gjyqtarë e prokurorë.

Me termin terror zakonisht kuptohet dhuna e egër e regjimit apo organizatave të ndryshme reaksionare kundër popullit të vet  dhe kundërshtarëve të tyre. Por, pse mos t’i quajmë terror edhe veprime të tilla të atyre regjimeve të moderuara ”DEMOKRATIKE” si ky edhe në Shqipëri p.sh të cilët i shkaktojnë popullit të tyre dëme të rënda sociale si varfëri, korrupsion dhe papunësi; veprimet e  regjimeve politike prej të cilëve shoqëria vuan padrejtësie, vuan moralisht dhe shpirtërisht dhe që qytetarët vijnë deri në një gjëndje të rëndë stresante dhe psikologjike sa e shohin lirinë  e jetës  dhe  të drejtat civile sidomos ato pronësore si dhe ato ekonomike dhe juridike të tyre i kanë  të rrezikuara, të humbura e të kërcënuara këtu, si në Shqipëria dhe nga Kosova dhe i kërkojnë ato dhe garantimin e tyre vetëm   duke u larguar për në perëndim ashtu sikurse e kërkojnë shtetasit sirianë dhe të vëndeve të tjera të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës të cilët largohen nga dhuna dhe terrori i regjimeve të  atjeshme drejt Europës.

Pasiguria për jetën, pronën, për punën, për ekonominë, për shëndetin dhe pasiguria juridike që egzistojnë dhe që i ofrohen qytetarit shqiptar nga pushteti, politika dhe shteti i vet a nuk krijojnë një gjëndje ankthi dhe frike tek qytetari; dhe ankthi, pasiguria e frika për të sotmen dhe për të nesërmen e paperspektivën a nuk janë terror i rëndë psikologjik dhe depresiv? Terror nuk është vetëm dhuna fizike e burgosja p.sh.  por është edhe kur regjimi dëmton rëndë psikologjikisht me padrejtësitë, me krimin, me korrupsionin, me pandjesinë dhe me papërgjegjshmërinë e tij gjëndjen ekonomike, intelektuale, morale e shpirtërore qytetarëve të vet.

Burimi i të gjitha të këqijave në një shtet dhe në një shoqëri është  kur aty degjeneron dhe nuk funksionon drejtësia. Është rast skandaloz i gjëndjes së shoqërisë shqiptare ku mbi 90% e popullsisë nuk besojnë te Drejtësia. Kjo përbën një dështim pothuajse total për shtetin, një keqfunksionim dhe falimentim për shoqërinë që janë rezultat i sundimit të padrejtësisë dhe të korrupsionit, i sundim të ligjit të xhunglës, aq sa po t’u jipet mundësia shumica e shqiptarëve  pothuajse janë gati ta braktisin atdheun e tyre.

Gjëndja e rëndë psikologjike që krijohet nga bindja masive se nuk mund të realizojnë qytetarët e vet statusin e  qytetarit të lirë, të jetës, të pronës dhe të të drejtave të tjera juridike, sociale dhe ekonomike në shtetin e vet, kjo gjëndje përbën dhe shkakton  një terror apo shtrëngesë e goditje të rëndë psikologjike për krijesën inteligjente, njeriut modern të sotëm. Jeta njerëzore nuk ka kuptim pa të vërtetën dhe drejtësinë, dhe jeta njerëzore është përpjëkje e përjetshme për t’i gjetur dhe për t’i realizuar ato. Dhe meqenëse këto nuk po i realizojmë në shtetin tonë, ky është dhe shkaku kryesor se përse shqiptarët janë populli që më së shumti e kërkon integrimin e vëndit në BE dhe se përse jemi dhe populli më pro perëndimor po që cuditërisht jemi më së largu dhe më të vonuarit në rrugën e integrimit europian njëkohësisht.

Është dëmtim  dhe shkatërrim i madh moral, psikologjik dhe shpirtëror për shoqërinë kur qëllimet e mira dhe dëshirat e saj mbesin gjithnjë vetëm ëndrra, kur humbasin shpresat dhe  kur shkojnë dëm mundi dhe sakrificat e popullit për shtetin sovran, për dinjitetin dhe për krenarinë e vet dhe për një jetë më të mirë.

Drejtësia është virtyti më i lartë që duhet t’i karakterizojë institucionet publike dhe shtetërorë po që realiteti shqiptar tregon të kundërtën se institucionet shtetërore dhe publike të Shtetit shqiptar janë më të korruptuarat, më të ligat dhe më të papërgjegjmet. Këtë e verteton fakti i mosfunksionimit të ligjit dhe i moskryerjes së Reformës në Drejtësi. Dhe autoret e kësaj gjëndje të rëndë që e kanë shkaktuar këtë terror psikologjik janë ata të cilët nuk e duan dhe që e kanë frikë Reformën e Drejtësisë dhe që janë: krimi shtetëror dhe ordiner, gjyqtarët e korruptuar, politikanët kriminelë dhe korrupsioni social.

Terrori dhe dërrmimi  psikologjik i ka acaruar së tëpërmi shqiptarët me udhëheqësit e urryer  politikë të tyre, por më së shumti i ka sfilitur, lodhur e raskapitur ata sa që janë ambjentuar dhe po e pranojnë vuajtjen, pakënaqësinë dhe durimin dhe si të vetmin shpëtim e mendojnë largimin me cdo kosto nga atdheu i tyre.

Skënder S.KAPITI,Durrës me dt 18 07 2016