“Teorema” e Skënder Kapitit: “Nëqoftëse liria politike dhe drejtësia janë të drejta të krimit dhe të korrupsionit atëhere shteti funksionon si shtet kriminal”.

“Teorema” e Skënder Kapitit: “Nëqoftëse liria politike dhe drejtësia janë të drejta të krimit dhe të korrupsionit atëhere shteti funksionon si shtet kriminal”.

Nga Skënder Sadri KAPITI

Vertetim

Vertetimin e kësaj teoreme e bën realiteti aktual kriminal politiko-gjyqësor  në Shqipëri.

Kur korrupsioni, krimi dhe paligjshmëria e pushtetit dhe e drejtësisë kapin shtetin, atëhere ai shtet kriminalizohet dhe funksionon si shtet antiligj, antisocial  dhe si  antishtet.

Krim është korrupsioni. Krime janë krimet gjyqësore, vendimet e të  cilëve i jep ryshfeti, paligjshmëria dhe tregtimi e shitja e drejtësisë; krime janë trafikimi i qënieve njerëzore, kultivimi dhe trafikimi i drogës; krime janë trafikimi i votës , shitblerja e saj që quhet krim elektoral; krim është krimi urban me lejet e abuzive dhe korruptive të ndërtimit; krim janë shkatërrimi dhe rrënimi i territorit, pyjeve , ndotja e ambjentit dhe e ujrave; krime janë  papërgjegjshmëria e pushtetit prej të cilëve shqiptarët vuajnë varfërie e papunësie; krim është vjedhja dhe abuzimi me paranë publike; krim është eksodi dhe largimi i shqiptarëve nga atdheu të detyruar nga krimet, korrupsioni, pasiguria ,varfëria, papunësia dhe prej pasigurisë për jetën, punën, biznesin dhe pronën. Krim është pazari me interesat publike e kombëtare ;  pazari me detin, trojet dhe territoret shqiptare të cilat  përbëjnë krime e tradhëti të lartë kombëtare.

Autorë i  të gjitha këtyre krimeve janë politika, pushteti, drejtësia pasi ato janë të korruptuara e të kriminalizuara. Autorë  janë antishteti, antiligji dhe krimi i tyre që kanë kapur dhe rrënuar shtetin dhe shoqërinë shqiptare.Padrejtësitë janë e keqja më e madhe ku bie shteti. Prej krimit , prej  padrejtësisë falimentojnë shteti dhe shoqëria pasi prej padrejtësisë, prej abuzimeve të qeveritarëve, politikanëve, pushtetarëve dhe gjyqtarëve  prishet dhe shkatërrohet edhe moraliteti njerëzor.

Shteti  funksionon si shtet antihuman dhe  kriminal edhe për meritë të popullit të atij shteti kur ai komunitet pajtohet, nuk reziston dhe nuk ndëshkon pabesinë dhe tradhëtinë, kur  ai komunitet i atij shteti nuk ndëshkon të keqen dhe kur duron padrejtësitë. Në një komunitet të tillë vegjëton, ndërrohet , vjen e ikën , ciklohet e riciklohet  gjithnjë pushtet e politikë e keqe dhe politikë e pushtet regjimi krimi e korrupsioni pavarësisht emërtesave të regjimit e sistemit , qoftë ajo diktaturë  apo demokraci. Në këto kushte e gjëndje ku bie shteti dhe për pasojë vuajnë dhe pësojnë individi dhe shoqëria e cila vjen edhe si meritë e vetë atij komuniteti apo populli të atij shteti, atëhere njerëzit :  shpresën , lirinë, drejtësinë  dhe sigurinë e kërkojnë në vëndet dhe shtetet e huaja, pra si shpëtim ata shohin eksodin në kërkim të një shteti tjetër i cili  ka dhe zbaton  ligje të mira për jetën , punën , sigurinë, mirëqënien, arsimin , shëndetsinë, lumturinë dhe lirinë.

Shteti është agjensia dhe pronari i lirive dhe i  të të drejtave të njeriut, qytetarit dhe të shoqërisë.

Shteti normal ,ligjor dhe demokratik e modern është dhe u shërben të mirave politike, ekonomike, të mirave materiale, intelektuale, arsimore, shëndetsore dhe lumturisë shpirtërore të antareve të shoqërisë; shteti mbron liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të shoqërisë  mbështetur në ligj kundër cdo lloj dhune, krimi, korrupsioni dhe arbitrariteti.

Shteti jo i tillë dhe shteti  i kunder kësaj që duhet të jetë është një shtet antinjerezor dhe kriminal sepse: nëse shteti nuk është pronar dhe nuk mbron liritë e të drejtat e qytetarit dhe të shoqërisë atëhere ai është një shtet xhungël, ku ligjin e bëjnë më të fortët, antiligji dhe krimi.

Kur shteti zhvishet si pronar i lirive dhe të të drejtave të njeriut, atëhere pronar  si i shtetit dhe i lirive qytetare dhe shoqërore bëhen më “të  fortët” , bëhen pushteti i krimit, dhuna ,korrupsioni dhe arbitrariteti dhe padrejtësia.

Në literaturën moderne dhe demokratike një shtet i tillë quhet shteti i kapur nga pushteti, krimi dhe korrupsioni.

Dhe pyesim publikun se cili shtet funksionon sot në Shqipëri dhe në Kosovë : Shteti, pronar  dhe mbrojtës i lirive dhe të të drejtave të njeriut e të shoqërisë , shteti popullor, neutral dhe ligjor ,apo, shteti “privat” i kapur dhe i “pronësuar” nga politika, padrejtesia,pushteti, korrupsioni, hajnija dhe krimi?!

Shtet i tillë është Shqipëria por edhe Kosova , sepse dhe përderisa realiteti e provon dhe e verteton këtë fakt pasi  ato sundohen dhe qeverisen nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, gjë e cila është pengesa kryesore dhe shkaku i mosintegrimit të të dy shteteve në BE. Janë shtete të tilla që funksionojnë si shtete kriminale sepse janë shtete joligjore sepse nuk qeveris dhe as nuk sundon ligji. Janë të tilla  sepse popullsia e te dy shteteve mbi 90% e tyre nuk kanë besim te drejtësia, janë të pashpresë dhe të pasigurtë ekonomikisht, juridikisht dhe madje as fizikisht sepse drejtesinë ,krimin, shtetin, ekonominë, drogën , paranë e pisët , pasuritë kombëtare,  dhe korrupsionin e hajdutërinë e kanë të drejtë me pak se10% e popullsisë ,pra e kanë  politika ,politikanët, bizneset e tyre dhe korporata kriminale e drejtësisë; e kanë pushtetin dhe të drejtën për t’u zgjedhur deputetë e pushtetar ata me rekorde krimi, korrupsioni, tradhëtie dhe hajdutërie ku asnjëri prej tyre nuk është ndëshkuar nga drejtësia pasi edhe drejtësia ashtu sikurse edhe liria politike janë të drejta për  pikërisht këta të tillët me rekorde krimi e korrupsioni, hajdutërie, mashtrimi ,tradhëtie dhe parasë së   pisët etj. Shtetet e falimentuara juridikisht janë ato shtete ku ligjin dhe drejtësinë e bëjnë liria politike dhe juridike  e  krimit, korrupsionit dhe tradhëtia, dhe në të tilla kushte shteti vepron dhe sillet si shtet kriminal pasi është kapur prej krimit dhe korrupsionit politik e juridik, dhe prej këtij realiteti shqiptarët ikin dhe largohen nga atdheu për t’i shpëtuar padrejtësive politike, gjyqësore, ekonomike dhe shoqërore.