Tema: KOLONA E PESTË ANTIAMERIKANE NË MEDIAT DHE NË PARTITË POLITIKE NË KOSOVË

Thirrje publike për DEBAT PUBLIK drejtuar Baton Haxhiut

Tema: KOLONA E PESTË ANTIAMERIKANE NË MEDIAT DHE NË PARTITË POLITIKE NË KOSOVË


Më 06 qershor 2019, në emisionin
Debat Plus në TV DUKAGJINI, u paraqit Baton Haxhiu, i cili foli për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, prandaj si njohës i këtyre zhvillimeve po i bëjë thirrje publike Baton Haxhiut për një debat në çfarëdo formati dhe në cilindo TV që atij i përgjigjet.

Tema e debatit: Kolona e Pestë ANTIAMERIKANE në mediat dhe në partitë politike në Kosovë?!

  • Si dhe nga kush po rrezikohet Siguria Kombëtare e SHBA-s në Kosovë, dhe bashkë me të po rrezikohet edhe siguria dhe pavarësia kombëtare e Kosovës.
  • Mënyra e shtrirjes, veprimit dhe shantazhimit, kundër elitës dhe kundër proceseve në Kosovë që po e bënë KOLONA E PESTË Antiamerikane, e cila ka përgjegjësi për gjendjen e tanishme.

Baton Haxhiu, mundet t’i merr me vete të gjithë moderatorët dhe analistët e TV-ve si dhe gjithë klanin e udhëheqësve politik nga LIDHJA të cilët në mënyrë puçiste, si Kolonë e Pestë e kanë pushtuar LDK-në, që i bie për ta marrë me vete edhe Isa Mustafën, pse jo edhe tërë Kolegjin RIINVEST.

Nëse Baton Haxhiu, mund të thotë po kush qenka ky person i cili e fton atë në debat publik?! Për atë dhe lexuesin  shkurtimisht po rrëfehem: Gjatë viteve të nëntëdhjeta më shumë se kushdo tjetër, ia kam zhveshur lakuriq veprimet Baton Haxhiut kundër Alternativës Kosovare të atyre viteve, d.m.th. të gjithë ata që kanë shkruar pas përfundimit të luftës kundër bëmave të Baton Haxhiut janë dukshëm të vonuar karshi qasjeve të gazetarit Shefqet Dibrani, i cili tashti është autor i 27 librave letrar e publicistik me rreth 9000 faqe (nëntëmijë faqe), i prezantuar, që nga Fjalori Enciklopedik i Kosovës, botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pastaj në të gjithë Leksikonet e Shkrimtarëve Shqiptarë për të rritur dhe fëmijë, në Leksikonet dhe Albumet e gazetarëve Shqiptarë etj. I cituar si referencë ose i prezantuar, të paktën në tre tituj akademik për doktoratë, në tre tituj të nivelit Master, dhe në disa të tjerë në nivelin Bachelor, si dhe i prezantuar në rreth 200 libra me autor shqiptar dhe të huaj. Madje i vetmi kosovar që librat e tij kanë nxitur në krijimi të një fryme, përkatësisht rryme letrare e filozofike, që ka lëshuar rrënjë prej vitesh në Amerikë, si dhe nëpër disa Universitete botërore. Po ashtu Shefqet Dibrani, është autor edhe i mijëra shkrimeve të tjera, madje si askush tjetër ruan mbi 20 000 letra – korrespondenca, në arkivin e tij personal ku bashkë me mbi 136 mijë dokumente e fotografi të tjera, kompletojnë opusin e angazhimeve të tija në fushën publike.

Arsyeja: Po ashtu Baton Haxhiu është pjesë e një komploti gjyqësor kundër shkrimtarit kosovar me banim në Zvicër, Shefqet Dibrani. Shih në bashkëngjitje deklaratën e Gazetës “KOHA Ditore”, Fahu postar 202, 38000 Prishtinë, Kosovë, e nënshkruar nga vet Baton Haxhiu, që mban datën 28 tetor 1998, deponuar pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse). (Dos. Nr. 3.1). Ky proces gjyqësor ka zgjatur rreth pesë vjet, nismë e atij procesi ka qenë drejtpërdrejt gazetari Enver Robelli, bashkëpunëtor i Batonit, po deshi Batoni, le ta merr edhe atë me vete. Po ashtu në një seancë të këtij procesi, ka qenë dëshmitar vet Xhevdet Mazrekaj, botuesi i gazetës “BOTA SOT”, edhe pse ka qenë në rrjedha, çuditërisht z. Mazrekaj, nuk e ka botuar asnjë fjalë për epilogun e atij procesi i cili ka nisur për sherrin e gazetës Bota Sot, përkatësisht për publikimin e një shkrim në këtë gazetë. (Si të dëshiron z. Mazrekaj, mund t’ia publikojë autorizimin origjinal të shkrimtarit Azem Shkreli, që ka të bëjë me një borxh që ky kurrë nuk ia ka paguar shkrimtarit dhe as familjes së tij), pra lirisht edhe Xhevdeti mundet t’i bashkëngjitët kolonës së Baton Haxhiut.

Me këtë rast: Po i bëjë ftesë publike edhe atasheut për Siguri Kombëtare të Amerikës, i cili vepron në Kosovë, për ta përcjell atë debat, bashkë me përfaqësuesit e Vendeve të Quintit, nëse dëshirojnë për të dal nga kriza dhe për t’u zgjidhur shumë probleme në, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin Perëndimor!

Mbetem me shpresë se Baton Haxhiu, do të ka guximin intelektual për ta organizuar një debat publik, në të cilin është mirë të vijnë edhe strukturat juridike dhe të prokurorisë së shtetit, sa për të mbledhur shënime tronditëse për mjaftë veprime për të cilat nuk kanë lejuar ose nuk kanë guxuar për t’u debatuar!

St. Gallen, 07.06.2019

Shefqet Dibrani, shkrimtar dhe njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër!

 

Kjo Letër, përkatësisht kjo thirrje publike, (përveç publikimit në FB), iu dërgohet mediave të shumta si dhe për informimi edhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë!

 

Legjenda:

  1. Portreti i Baton Haxhiut
  2. DEBAT PLUS: Baton Haxhiu: Shqiperia Etnike duhet te ndodh, Albin Kurti nuk e meriton te jet lider i saj. https://www.facebook.com/watch/?v=2686947314884146
  3. Deklarata e Gazetës Koha Ditore, 28 tetor 1998, e nënshkruar nga Baton Haxhiu
  4. Dokumente gjyqësore përkitazi me procesin ku ka qenë i involvuar drejtpërdrejt Baton Haxhiu dhe gazeta “KOHA DITORE”.