Tek stoli në park

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Tek stoli në park

Vrapove tek stoli në park
Pas më ndiqte bleta krahleta,
Tek ajo gonxhe e lules së çelur
Sërisht edhe ai u ul te stoli;
Dhe tha: Ti në gonxhe ulur
Kurse unë te stoli ngela.

Ora ecte e dëgjohej tik – taket e saj,
Dhe zemra vrullshëm thoshte Dashuri!
E doja bletën që më ndiqte pas
Prandaj e prita me puthjen e parë,
Tek stoli i drunjtë atje në park
Ndjenjat u zbrazën luleve, e u ndezën flakë.

Durrës, 17 shkurt 2018.