TË SHPËTOHET LDK-ja DHE RUGOVIZMI

THIRRJE PUBLIKE

TË SHPËTOHET LDK-ja DHE RUGOVIZMI

Drejtuar themeluesve të LDK-së, veprimtarëve të viteve të nëntëdhjeta dhe atyre që ishin bashkëpunëtorë shumëvjeçar të dr. Ibrahim Rugovës: Jusuf Buxhovi, sekretar i parë i LDK-së; prof. dr. Rexhep Gjergji, prof. dr. Shpejtim Bulliqi, prof. Gani Mehmetaj, prof. dr. Zejnullah Rrahmani, Halim Muçolli, Ramadan Musliu, Shefki Ukaj, Hafiz Gagica, Shaip Latifi, Donikë Gërvalla, Hajdar Sadrija, Nazmi Peci, Adem Salihaj, Iliaz Bylykbashi, Aqif Shehu Musa Dakaj, dhe të gjithë atyre që me shpirt dhe me zemër e kanë dashtë dhe i kanë shërbyer LDK-së dhe dr.Ibrahim Rugovës!

Elita intelektuale e viteve të 90-ta, ka obligim kombëtar të mos lejoj shpërbërjen e mëtutjeshme të LDK-së, dhe tjetërsimin e saj nga Isa Mustafa dhe një klan arrivistësh të ardhur në LDK, kryesisht pas viti 2007.

Duke i parë rrethanat e shtendosura, duke parë se si Isa Mustafa, eliminoi edhe nga fjalori i tij dr. Ibrahim Rugovën, nuk përmend as Fehmi Aganin, as Xhemail Mustafën, as Enver Malokun, as Nekibe e Bajram Kelmendin, as Xhavit Ahmetin, as Bardhyl Çaushin, as Latif Berishën, as Fadil Feratin, as Faruk Spahiun, as Ukë Bytyçin, as një nga veprimtarët e tjerë të vdekur e as të gjallët, personalitete të shquara publike të cilët kanë bërë shumë për LDK-në dhe Kosovën siç janë: Mr. Jusuf Buxhovi, sekretar i parë i LDK-së; prof. dr. Rexhep Gjergji, prof. dr. Shpejtim Bulliqi, prof. Gani Mehmetaj, prof. dr. Zejnullah Rrahmani, Halim Muçolli, Ramadan Musliu, Shefki Ukaj, Hafiz Gagica, Shaip Latifi, Donikë Gërvalla, Hajdar Sadrija, Nazmi Peci, Adem Salihaj, Iliaz Bylykbashi, Aqif Shehu Musa Dakaj, dhe shumë e shumë të tjerë, zinxhiri i të cilëve prek çdo cep të Kosovës, iu bëjë thirrje publike për tu mobilizuar dhe për t’ia ndal turrin këtij shkatërrimi sepse vota për “LIDHJA.”, është votë për ta forcuar Isa Mustafën dhe klanin e tij të RIINVESTIT, organizatë kjo edhe më e dëmshme se sa SHIK-u për të cilën vazhdimisht akuzon Isa Mustafa dhe vartësit e tij.

I bëjë thirrje gjeneratës së re, atyre që kanë bërë shumë për LDK-në, qysh nëpër Aktive, në Nëndegë dhe Degë të LDK-së, jo atyre që kanë ardhur përmes rrugëve e klaneve të Isa Mustafës, krejtsisht në mënyrë antidemokratike janë kapërthurur në hierarkinë e LDK-së, ndërsa sot edhe ata paturpësisht brohorasin Rroftë LIDHJA, Rroftë Isa Mustafa?! Janë ata që po brohoritin edhe kur para syve të tyre është hequr portreti i dr. Rugovës, edhe atëherë kur simboli i demokracisë, urtësisë dhe i mendjes intelektuale dr. Ibrahim Rugova është mbuluar me portretin e komunistit Isa Mustafa, njeriut që ka mision për ta shkatërruar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tashmë zgjedhjet do t’i humbin edhe Agim Veliu në Llap, por edhe Lutfi Haziri në Gjilan, dhe së shpejti do ta provojnë me shpatullat e tyre thyerjen e madhe kur humbësi i gjashtë palë zgjedhjeve dhe dështuesi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa do t’i përjashton nga të gjitha funksionet lokale e qendrore në LDK, në emër të reformave me individ të katapultuar nga rruga e nga RIINVESTI të cilët kanë synim për ta ripërtërirë Lidhjen Socialiste të Isa Mustafës dhe për ta shkatërruar përfundimisht LDK-në.

Qytetari i Prishtinës nuk duhet për ta votuar kurrë një kandidat që përfaqëson “LIDHJA.”, i cili ka ushtruar dhunë fizike kundër Kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani dhe nuk ka kërkuar as falje morale.

Janë edhe një milionë arsye të tjera pse duhet, ja sot ja kurrë për t’u mobilizuar dhe për t’ia qartësuar elektoratit se “VOTA PËR “LIDHJA.” ËSHTË VOTË KUNDËR LDK-së DHE KUNDËR DR. IBRAHIM RUGOVËS.

Prandaj ju që nuk iu nënshtruat diktatit të Beogradit dhe Lidhjes Komuniste të Isa Mustafës e Rrahman Morinës, zgjohuni e shpëtoni idealet tuaja, idealet e fëmijëve tuaj dhe idealet e Ibrahim Rugovës, për të lulëzuar demokracia dhe vlera qytetare edhe në Kosovën Dardane.

Ju të cilët së bashku me dr. Ibrahim Rugovën, themeluat LDK-në partinë e parë antikomuniste, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha proceset politike nëpër të cilat kaloi Kosova, mos e lejoni tashti që një strukturë nga LKJ-ja siç është Isa Mustafa, ta shkatërron LDK-në, të cilën po e bënë si hakmarrje, pse LDK-ja ia shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë. Hakmarrja e Isa Mustafës është hakmarrje e LKJ kundër demokracisë në Kosovë.

Tashmë LDK-ja është shndërruar në “LIDHJA.”, tashmë shihet qartë se është minimizuar logoja e “LDK”, tashmë po shihet se pak e ma pak po lejohet përdorimi i portretit të dr. Ibrahim Rugovës. Tashmë po shihet se në të gjitha fushatat ku Isa Mustafa ka marrë pjesë, Ai nuk e përmend emrin e dr. Ibrahim Rugovës, themeluesit të LDK-së dhe udhëheqësit vizionar të Kosovës.

Tash LDK-ja që e themeluat, e zhvilluat dhe e emancipuat JU, bashkë me dr. Ibrahim Rugovën ka rënë në duart e Isa Mustafës, njeriut më me damkë që ka lënë LKJ-ja në Kosovë, andaj merrni iniciativën dhe mblidhuni për t’ia bërë të qartë elektoratit të LDK-së se vota për “LIDHJA.”, është votë për ta shkatërruar LDK-në.

Isa Mustafa ka mision për ta shkatërruar LDK-në, andaj hapi i parë është që të mos të lejoni për tu zhgënjyer elektorati i cili nuk duhet ta votojë “LIDHJA.”, sepse vota për “LIDHJA.”, është votë për strukturat e RIINVESTIT, votë për ta shkatërruar Kosovën.

Dilni haptas dhe mbroni dinjitetin e LDK-së, sepse dështimi në këto zgjedhje i Isa Mustafës dhe Organizatës famëkeqe “LIDHJA.”, është fundi i së keqes dhe fillimi i reformave të mbara dhe shpëtimi i LDK-së dhe i Rugovizmit si koncept politik dhe filozofik!

 

Zvicër, 08.10.2017.

Shefqet Dibrani, shkrimtar dhe veprimtar i LDK-së që nga themelimi

E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch