TË HETOHET PROFITERI I LUFTËS,BEDRI ISLAMI- VETERAN I UÇK-SË!

TË HETOHET PROFITERI I LUFTËS, BEDRI ISLAMI- VETERAN I UÇK-SË!

Nga Xhafer LECI

Propogandisti, apo Susllovi i LPK-së, B.Islami, cili përçarës i Mërgatës, i cili arriti me përçarjet e tij denigruese, deri në Shqipëri dhe Kosovë, për çka edhe u përgjaken shqiptarët në mes veti!
-Ky përçarës B.Islami, në vitin 1992 erdh nga Shqipëria në Gjermani, pasi ka fituar azilin politik, me direktivat e Partisë Socialiste të Shqipërisë,në kohë lufte 1998-1999 u zgjodh-emnue kryetar i LPK-së, për mësues fillestar në Perëndim, si shumë të tjerë e kishte propogandistin dhe përçarësin e njohur, Ibrahim Kelmendin, për të cilin po ashtu duhet hapur dosjet. Sepse ky është i dyshur për shumëçka e nga shumë veprimtarë, jasht dhe mbrenda subjektit të tij. Publicisti dhe ish i burgosuri politik shumëvjeçar Xun Çetta rrëfen për UDB-en dhe SHIK-un dhe e citon UDB-ashin Sherif Bala

“Ibrahim Kelmendin,pushtetarin e sotshëm Xhavit Halitin e shumë emra tjerë i kemi përpunuar ne UDB-ja dhe këtu nuk ka dilema për atë që them thotë ai. Mjafton të ballafaqohem më ta nëse ata kanë kurajon thotë Sherif Bala”.
Bedri Islami ish-gazetar i Zërit të Popullit, djalë i Zenel Islamit, i njohur si  “Luli i Vocërr” i Poemës së Mjerimit, të Migjenit, jeton në Gjermani nga viti 1992.
– I ati i Bedriut, Zenel Islami, i pushkatuar pa gjyq në korrik të vitit 1961 nga regjimi i diktatorit stalinist, Enver Hoxha, në moshën 36 vjeçare, kur Bedriu ka qenë vetëm 10 vjeç ! Si u bë Bedriu gazetar i “Zërit të Popullit”, drejtor i Pallatit të Kulturës “Vasil Shanto” në Shkodër, puntor detektiv i sigurimit sekret të Enver Hoxhës?!
-Dhe ma në fund, Kosova-Shtabi i UÇK-së i ka dhënë Bedri Islamit titullin e veteranit të UÇK-së?! A keni dëgjuar ndonjëherë në botën demokratike, një përçarës, abuzues i mjeteve materiale, puntor deteketiv i një sigurimi vrastar e kriminel i popullit të vet, siç ishte stalinisti Enver Hoxha, të emrohet edhe këshilltar i presidentit Hashim Thaçi?!

Komenti im: A ka lexues i cili logjikon me kokën e vet, dhe beson se ky njeri mund të jetë i besueshëm, dhe të quhet atdhetar e veteran lufte?! 
– Bedri Islami, në njërin nga tubimet tona me bashkëatdhetarë në fillim vitet 1990-a, ka pas thënë:” Lum Kosova që e ka Ibrahim Rugovën president”. I njejti në librin e tij “E fshehta e hapur e Kosovës”, botuar në vitin 2001, kishte gënjyer, shantazhuar, etiketuar duke u përpjekur ta paraqesë edhe si tradhtar, dhe jo vetëm presidentin Rugova, por edhe shumë figura e personalitete tjera udhëheqëse të LDK-së, partisë së parë pluraliste shqiptare, moderne, demokratike dhe shtetformuese.

Pasi e lexova këtë libër, si zakonisht që shkruan ky harbut, plotë gënjeshta, bëra një shkrim i cili ëshë botuar tek gazeta “Bota sot”, dhe disa portale internetike, nga Bedriu mora një reagim-përgjigje, të cilin e kishte botuar tek “Epoka e re”. Pastaj si reagim-përgjigje, kam shkruar dhe janë botuar disa shkrime të mia, asnjëherë nuk ka reaguar më, sepse nuk ka çfarë shkruan kundër verimtarisë time të bujshme dhe shumë të ndershme. Nuk ka mundësi të demantojë shkrimet e mia, jo vetëm Bedriu, por askush, sepse unë shkruaj me fakte dhe dëshmi të pamohueshme.

Jam veprimtar i terenit, më njohin e njoh shumë bashkëveprimtarë. Janë munduar të më ndalin të mos shkruaj, duke u përpjekur të më quajn titoist, disa të tjerë enverist. Në fakt unë kam qenë dhe jam nacionalist, djathtist, antikomunist. Asnjëherë nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal. Në vitin 1990 si shumica e popullit që iu bashkangjitën LDK-së edhe unë. Më mirë do vrisja veten, se sa të bëhesha krah i Ibrahim Kelmendit.

Në LDK ishin kyqur kokat e elitës intelektuale, të cilët me mençuri hudhën librezat e ish LKJ, dhe me këtë rast në vitin 1989 u bë ndarja definitive dhe kolektive e shqiptarëve nga Beogradi. Kot e kanë të gjithë, unë nuk ndalem, nuk e kam frikën nga askush. Nga rinia ime kam filluar vullnetarisht dhe vazhdoj të punoj në shërbim të popullit dhe vendit tim, me përkushtimin dhe ndershmërinë më të madhe. Nuk ka birë nane që mund të më akuzojë për asnjë gjë të keqe, sepse nuk ka dokumente, e as argumente, të cilat mund të dëshmojnë, se i kam shërbye ndonjëherë ndonjë sigurimi të  huaj, siç mundohen të shpifin disa si I. Kelmendi e B.Islami,se kinse prapa meje po fshihet dikush nga mbeturinat e UDB-së.

Unë jetoj dhe punoj vetëm me kokën time.

Miqtë e Bedri Islamit, qe disa vite janë në pushtet në Kosovë, ata do t`i kishin hapur dosjet  për mua, dhe sigurisht që janë interesuar, por kot e kanë, sepse nuk egzistojnë dokumente as argumete. Sikur të egzistonin, unë as që do isha marrë me shkrime. Në vitin 2002, një pjesëtar i LPK-së, Xh.A. më thotë: Ti baca Xhafë po shkruan shumë kundër disa personave me vlerë kombëtare. Nuk po kanë ku të kapin, kanë hulumtuar të kaluaren tënde, e kanë pa se keni një të kaluar të mirë, kjo të ka shpetuar. Vetëm e dëgjova, pak u buzëqesha por nuk i ktheva asnjë përgjigje.

Gjithmonë vullnetarisht jam angazhuar dhe kam  punuar për çështjen tonë kombëtare. Edhe jashtë mundësive të mia, i kam dhënë vendit tim për çlirim e pavarësi, por asnjëherë nuk i kam marë asgjë. Dhe, për këtë mburrëm, sikur edhe shumë bashkëveprimtarë të mij, që nga viti 1968 si pjesëmarrës i demonstratave në Kosovë, dhe pjesëmarrës në demostratat e vitit 1981, 1990-1999 në Perëndim e deri në ditët e sotme jam aktiv.

Punoj dhe gjithçka që kam bërë vetëm nga xhepi im, pa menduar asnjëherë për ndonjë shpërblim, siç kanë vepruar disa, në këtë rast Bedriu e Ibrahimi, të cilët kanë botuar shumë libra, por asnjë me parat e veta! Sa për ilustrim, aktiviteteve të cilave u kam pri unë me bashkëverimtarët e mij në periudhen 1990-2000, edhepse është një zonë e vogël e kësaj ane në Kirchheim/Teck me rrethinë, kemi grumbulluar dhe përgaditur një raport finaciar me emra shifra, data. Kemi grumbulluar 1.175.909 DM, për shëndetësinë, arsimin, luftën e fundit në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni. Ne kemi vepruar, punuar natë e ditë, jo si B.Islami e I.Kelmendi, duke shetitur nga një Metropol në tjetrin, nepër tubime që organizonin, sa për ta marrë fjalën, dhe folur disa fjalë të mëdha, të një patriotizmi të rrejshëm!

-Të hapen dosjet dhe të hetohet për përçarje deri në vrasje mes shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Si i dyshuar për keqpërdorimin e madh të mjeteve materiale të grumbulluara nga Mërgata jonë, për çlirimin e Kosovës, nga pushtuesi i Serbosllavisë. Bedriu ka pasuri të mëdha në Gjermani dhe Shqipëri, dihet se pasuria e tij është bërë nga abuzime nga ndjersa e Mërgatës. Bedriu me disa shokë të tij si Xh.H. A.S. etj. Ua kanë mbushur xhepat edhe disa funksionarëve të PS. Edhe këta do duhej hetuar sipas rregullave të drejtësisë, sepse këta ishin sabotuesit kryesorë, për mos bërjen e një lufte të përbashkët, kundër Serbisë pushtuese dhe gjenocidiale!

Ja çfarë shkruante atëherë Bedri Islami, kur ishte në shoqëri me njerëzit e LDK-së, në Telegramin e datës 24 mars 1994, dërguar presidentëve Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova. Organizimin e bëmë në shenjë respekti e përkujtimi të dy ngjarjeve. Kuvendin Historik të Lezhës dhe Pranverën e demonstratave të vitit 1981. Atëherë Bedriu ishte sekretar i Shoqatës “Kadri Zeka, ndërsa unë kryetar dhe themelues i saj, më 12 shtator 1992!

*(Në foton sipër, nga e majta: Bedri Islami e Xhafer Leci, tetor 1992, në Kalanë e Shkodrës, Shqipëri. Atëherë shokë,tani kundërshtar në politikë).