Të dorëhiqen komplet banditët!

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Shpeshherë në gazetën lidere në Ballkan, në gjuhën shqipe që quhet “KOSOVA SOT”, kam shkruar se bandat mafioze që e kanë kapur shtetin janë pameritueshëm, nuk janë të zgjedhura nga populli dhe vota e lirë, por me vota të vjedhura, mashtrime, vota të manipuluara, vota të blera në emër të gjakut të dëshmorëve të kombit, duke i shpallur veteranë njerëzit që ishin akoma në pelena. Pra, kjo bandë e kanaleve te nëntokës kriminale ka dalë me anë të pazareve. Fjalën e kam për Kuvendin kukull, rrugaçësh e banditësh, për Qeverinë me kuislinge në historinë e njerëzimit të kronologjisë shqiptare. Ndërkaq, fajin më të madh që sa të jetë toka e qielli për zgjedhjen kryetar të Esat Pashës, Ahmet Zogollit, alias Hashim Thaçit, matrapaz, bishtdredhur, hajn, dilenxhi nuk e ka askush tjetër pos kopilit të Titos, hajnit të diasporës, krahut të djathtë të Rrahman zezës që në historinë tonë ka hyrë epoka e rrahmanzinjve, Isa Mustafa, që u vranë shumë shqiptarë rrugës dhe ky Isa zeza bënte dyzen ahengu me serbianët. Pra, të zezën kombëtare në krye të shtetit, nuk e solli populli dhe askush tjetër pos ish-udbashët, ish-titistët, fara më e poshtër kombëtare që quhet LDK. Të ishe titist do të thotë të ishe spiun, të ishe tradhtar dhe asgjë tjetër. Pra, të ishe titist do të thotë të ishe langua i pushtuesit serbosllavë.

Bashkëpunonin me banda serbiane
UDB-ja serbe, që ndryshe quhet LDK, e solli prijës të Kosovës këtë merimangë të zezë, Hashim Thaçin. Kopili i Titos, Isa Mustafa, që deri në kërthizë është i dekoruar me medalje nga qeni plak Tito, krimineli që ka vrarë mijëra shqiptarë, shumë “ZNAÇKA” i ndau këtij argati dhe që atëherë dhe sot e kësaj dite Serbia e merr si biçim se si duhet mbrojtur Serbia, u fut në pazare me dredharakun, matrapazin e Brojës, që më zgjidhni mua president, ty do te zgjedhim kryeministër. Të dy këta të etshëm për pushtet e tradhtuan popullin dhe u bënë në pozita tradhtare që me lehtë shitet vendi. Kjo kope banditësh kurrë nuk punuan për popull, vetëm të zeza i sollën Kosovës, shiten tokat tona që ishin mbrojtur me gjak dhe që na kishte lënë Zoti hise, vraponin pas hajnisë,formuan klane mafioze kundërshtetërore, vidhnin buxhetin e shtetit dhe u bënë më të kamur se sheikët e Dubait,u bënë supermilionerë duke siguruar pasuri të jashtëligjshme për 30 breza. Kjo bandë kriminelesh bashkë u bënë rrjet shumë i rrezikshëm në Ballkan, shtrin kriminalitetin si vaji në lakra, si në pushtetin qendror dhe lokal dhe kontrollohej çdo gjë; formonin qeveri kuislinge që asnjë qeveri hajnash nuk e çuan deri në fund mandatin, formuan Kuvend pazaresh, kopilësh e rrugaçësh kundër interesave kombëtare, shkonin sa për imza dhe merrnin rrogën. Në sistemin e kalbur gjyqësor i ulen të gjitha ata titistë nga Biligradi, shqipfolës e tradhtarë qe kishin dënuar shqiptarët me procese politike dhe më pas kjo kastë banditësh vepronin të lirë drejt hajnisë dhe askush nuk i trazonte. Bashkëpunonin me banda serbiane, bënin këshilltarë këlyshët e UDB-së serbe dhe largonin veprimtarët e çështjes kombëtare…

Flamuri serb në Ujman e gjetiu
Kupa e tradhtisë arriti kur krimineli serboçetnik, Aleksandër Vuçiqi, që deri dje ishte kamerier i kryeçetnikut, Vojislav Sheshel, erdhi në Kosovë dhe vizitoi të gjitha ato vende ku Hashimi i Brojës i kishte premtuar dhe i kishte dhënë fjalë në Bruksel dhe aq na poshtëruan se shpalosen flamurin serbian në Ujman e gjetiu. Zagarët dhe langonjtë shpirtshitur, përfshirë Presidencën, Qeverinë kuislinge, Kuvendin rrugaçësh edhe opozitën bandite, që nuk kanë kurrfarë dallimi, heshtin dhe na poshtëruan aq shumë sa turp të themi që jemi shqiptarë. Kjo bandë banditësh e lanë këtë kriminel dhe kriminelët tjerë që i ndiqnin rrotull, të provokojë edhe Drenicën vatrën kombëtare ku më se shumti ka plagë e mort, por falë popullit e ndalën suitën dhe gjakësorët serbo-çetnikë të mos e shkelin atë tokë të përgjakur. Dhe, nga poshtërsi kombëtare, nga ky provokim i rëndë, më nuk ka kuptim që kjo kastë banditësh të udhëheqin vendin, ndonëse të dalë me pazare. Këta langonj dhe zagarë pa zbardhur dita duhet të japin dorëheqje që nga kopili dhe tradhtari Hashim Thaçi,të shkapërderdhet Qeveria kuislinge dhe Kuvendi rrugaçësh e vagabondësh. Kjo më nuk ka kuptim. Boll u bë, bre burra, boll! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.