Taksa e “Rrugës së Kombit” , si një antiKosovarizëm tjetër i Tiranës

Taksa e “Rrugës së Kombit” , si  një antiKosovarizëm tjetër i Tiranës

Nga Skënder S.KAPITI

Kjo taksë është një rast i ri më i fundit i politikës antikosovare të Tiranës.

Kjo sepse ,vetë caktimi i kësaj takse me monedhën euro dhe jo me monedhën kombëtare të Shqipërisë , me Lekun , kjo tregon se bëhet vetëm për kosovarët shqiptarë, sepse vetëm ata kalojnë në këtë rrugë nga vëndet të cilat kanë monedhë, euron.

Ky fakt pastaj edhe shfrytëzohet duke ua imponuar atyre edhe këmbimin spekulativ valutor.

Taksa e kesaj Rruge u vihet shqiptareve te Kosovës për faktin se politika e pushteti në Tiranë  gjykojne akoma ashtu si gjithmone se kosovarët nuk kanë se ku shkojne tjetër perveçse në Shqipëri, pasi Kosova ka në kufinj shtetet sllave me të cilat historikisht shqiptarët e Kosovës kane pasur armiqësi, dhe prej të cilëve kundër shqiptarëve të Kosovës është ushtruar krim dhe genocid.

Fakti tjetër është spekulimi  që bën politika e Tiranës me patriotizmin e shqiptarëve të Kosovës të cilët për Shqipërinë kanë respekt deri në adhurim si të shenjtë për ta. A është logjike që të vihet kjo taksë kaq shumë e lartë për kosovarët të cilët familjarisht nuk vijnë në Shqipëri vetëm një herë në vit, jo vetëm për Plazh p.sh., por ata vijnë këtu dhe kremtojnë në Shtetin Amë festat kombëtare, pushimet dhe week-endet; mijra shqiptarë nga Kosova vijnë për të parë sportet e kombëtareve sportive të Shqipërisë jo një herë në vit por sa herë ka evenimente të tilla; vijnë  për t’i mbështetur dhe për t’i përkrahur ata duke lënë në Shqipëri mijra e miliona euro . Dhe pra nuk ka pse të vendosej kjo taksë e kësaj rruge të papërfunduar dhe pa standarte , por as edhe kaq shumë të lartë.

Është folur dhe flitet shumë për këtë rrugë e cila quhet “Rruga e Kombit”, duke spekuluar shumë në emër të Kombit dhe patriotizmit.

Është folur dhe përfolur se kjo rrugë i shërben shumë Kosovës, kur në fakt së pari i shërben edhe krahinave  te varfera Verilindore të Shqipërisë të cilat kanë qene pothuajse te izoluara dhe e kane pasur gjithmonë të vështirë lidhjen e tyre me Tiranën.

Është folur dhe përfolur shumë nga ishopozita e atëhershmë sot në pushtet ,Partia Socialiste , dhe se është akuzuar prej saj për korrupsionin që është bërë për këtë rrugë e pagëzuar si “Rruga e Kombit”.

Tani kur PS është në pushtet ajo merr vendimin për taksimin e lartë të kësaj rruge, gjë e cila po verteton edhe atë per te cilën thuhej dikur se ajo kurrë , pra Partia Socialiste  as nuk do të kishte qenë e interesuar për ndërtimin e kësaj rruge, pasi me këtë taksim kaq të paarsyeshëm prej kesaj qeverie realisht po e shndërron atë rrugë në një barrierë moskomunikimi mes kombit.

Unë ashtu si edhe të tjerët nuk jam kundër taksimit të rrugës ,por jo në këtë mënyrë dhe në këtë masë të tillë e cila ia kalon dhe realisht si e tillë më afër kjo taksë sillet si një “ gjobë”e shtetit shqiptar për qytetarët e Kosovës dhe te Veriut të Shqipërisë. Shqiptarët e Kosovës akoma i kanë të freskëta dhe që vazhdojnë akoma por jo në atë masë sa dikur, gjobat dhe ryshfetet që u vendoseshin atyre për të hyrë, qarkulluar dhe për të dalë nga Shqipëria.

Vitin e kaluar sa e sa keqtrajtime dhe “përndjekje” u janë bërë në Durrës autobuzëve të Kosovës në Plazhin e Durrësit duke i gjobitur dhe duke i detyruar ata që të futeshin e të parkoheshin skutave të plazhit pasi nuk kishte as vënde parkimi për ta.

Kjo rrugë nuk duhet të taksohej ne këtë masë pasi dhe përderisa nuk ka edhe rrugë alternative për të kaluar mjetet, shoferët e të cilëve si nga Shqipëria dhe nga Kosova nuk kanë mundësi financiare për ta paguar këtë taksë te larte

Tjetër, do të kishte qenë e arsyeshme që të paguhej vetëm taksa e Tynelit pasi vetëm ai plotëson kushtet dhe standartet, dhe pjesa tjetër e asaj rruge prej 50 km , është një  si vetëm gjysmëautostradë e cila nuk ka as standartet e saj.

Dhe në se është abuzuar me fondet e ndëtimit të asaj autostrade , për korrupsionin me të, nuk kanë pse të paguajnë qytetarët  Shqipërisë dhe të Kosovës ku këta të fundit nuk vijnë për biznes por për të pushuar disa ditë ne plazh si dhe shpesh here per festa e pushime 2 ditore javore ne Shqipërinë Amë duke u sjellë  miliona euro fitime bizneseve te ndryshme të Shqipërisë.

Kështu kjo rrugë me këtë taksë nga rrugë e integrimit të Kombit  po bëhet barrierë e pengesë për Kombin, pasi i detyron dhe ua imponon shqiptareve te Kosovës qe të gjejnë alternativa të tjera tregetie dhe turizmi. Pra Tirana apo shteti Amë nuk duhet të sillet edhe tani ashtu edhe si gjithmonë,  si Njerkë për shqiptarët e Kosovës.

Edhe gjatë Luftes në Kosovë , Shqipëria me plot armë dhe me depo armatimi e municioni nuk i vuri ato ne dispozicion te Luftes se Kosoves ,por ushtaret çlirimtarë furnizoheshin me armë e municione të vjetra dhe të skaduara që edhe ato madje ata i blinin në Shqipëri, në një kohë dhe derisa  ato edhe shpërthyen nëpër depo dhe nëpër fushat e demontimit dhe të kontrabandimit të tyre.