TA MBËSHTETËSH ISA MUSTAFËN?!

TA MBËSHTETËSH ISA MUSTAFËN?!

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Ta mbështetësh Isa Mustafën, i cili i ka humbur disa palë zgjedhje, e ka humbur Prishtinën, i ka përjashtuar themeluesit e LDK-së, e ka përjashtuar diasporën dhe ka krijuar pasiguri absolute brenda partisë, është një hipokrizi e llojit të vet. Derisa mediat e shumta dhe analistët e ndikimit serb në Kosovë po e mbështesin Isa Mustafën, çdo mbështetje tjetër e deputeteve dhe deputetëve të LDK-së, është njësoj sikur të jesh vet në ato struktura.

Ka pak njerëz në Kosovë, por edhe më pak ka në LDK, të cilët e kanë kritikuar qëndrimin e tij antidemokratik se sa unë, këtu nuk ka të bëjë me inate personale, por ndaj veprimeve të dëmshme të Isa Mustafës, kam mbajtur qëndrim konstant dhe kritikues, sikurse edhe ndaj sistemit komunist dhe strukturave serbe në Kosovë të cilat sot e kanë rikthyer ndikimin serb dhe atë rus që ka fuqi shkatërruese.

Isa Mustafa i ka bërë dëme LDK-së, Qeverisë dhe Kosovës, prandaj mbështetja në të është në kundërshtim me vlerat demokratike që i ka kultivuar LDK-ja dhe në kundërshtim flagrant me interesat nacionale që e ka Kosova. Janë shërbimet serbe që në mënyrë të rrejshme po bëjnë propagandë mashtruese se ai do të ndërtojë një imazh pozitiv për Kosovën. Ashtu siç nuk kanë dalë as vet nga gëzhoja e ndikimit serb, këta analist e propagandist të zellshëm kanë një përvojë dhe një ndikim të madh në jetën publike, andaj si grup janë në gjendje për të sfiduar, ashtu siç po e sfidojnë edhe ndikimin Amerikan në Kosovë. Jeta e tyre publike dhe involvimi i gjatë në shërbimin sekret serb është ndikues, prandaj kanë bërë të tallet bota me Kosovën dhe të dëshpërohen aleatët tanë ndërkombëtar, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë sponsoret kryesor të pavarësisë së Kosovës.

Kjo mbështetje e verbër, do të del dështuese dhe e dëmshme për proceset, sepse në asnjë kohë dhe asnjëherë Isa Mustafa nuk ka marrë qëndrime pozitive për Kosovën, kurse në LDK, sipas të gjitha gjasave e paska futur ndikim rus, për ta shkatërruar LDK-në dhe për t’ua shpëlarë trutë deputeteve dhe deputetëve të kësaj partie të cilët për ta mbrojtur Isa Mustafën, nuk po lënë gurë pa lëvizur duke e atakuar e fajësuar PAN-in e Kadri Veselit, kurse në vitin 2014 pikërisht ky Isa Mustafa, ia mundësoi për t’i realizuar PDK-ja të gjitha planet e veta strategjike. Të jesh i gabuar, mund të përmirësohesh, por të gabosh me qëllim do të thotë se ke mision për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën. Në anën tjetër të gjithë e dimë se në të njëjtën kohë dy të vërteta nuk mund të ndodhin, andaj deputetet dhe deputetët e LDK duhet të dinë të marrin vendime strategjike për vendin.

Deputetet, deputetët, delegatet, delegatët dhe strukturat e LDK-së, në asnjë rast nuk është dashur për ta përkrahur Isa Mustafën, sepse ai ka deficite të mëdha morale dhe vuan nga sindromi i të kaluarës komuniste, nga sindromi i të kaluarës në raport me diasporën dhe nga sindromi i urrejtjes që kishte për Ibrahim Rugovën. Prandaj militantët e LDK-së, të cilët aventurën e tyre demokratike e paskan nisur në vitin 2007, s’kanë nevojë të mburren me “rugovizmin” e tyre, ndërsa të nesërmen mallkojnë bijën e Ibrahim Rugovës, pse ajo paska mbajt qëndrim në përputhje me “Betimin e deputetes / deputetit”, që e paska bërë po atë ditë në parlamentin e Kosovës, betim dhe veprim ky që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj do të ishte mirë që deputetet dhe deputetët e LDK-së, fillimisht ta gjejnë një interpretues juridik për t’ua shpjeguar, se për çfarë qenkan betuar, dhe nëse ai betim është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe thuhet para interesave të shtetit a duhet për ta mbrojtur partinë?.

Ky deficit moral e politik është shprehur në masë të madhe nga deputetet dhe deputetët e këtij legjislacioni politik, të të gjitha grupeve, por këta të LDK-së sikurse në vitin 2014, po e qojnë pa arsye vendin në ngërç politik, dhe përsëri në mënyrë të paarsyeshme po marrin vendimeve kundër vullnetit të popullit dhe kundër interesave strategjike të Amerikës. Kjo gjë është shqetësuese veçmas tash kur në pah ka dalë ndikimi rus në Kosovë, i cili në mënyrë të sofistikuar është në ofensivë përmes strukturave të hershme të zyrtarëve politik, të përfaqësuesve mediatik dhe shërbimeve të fshehta, pre e të cilave nuk duhet të bien deputetet dhe deputetët e LDK-së.

Në këtë moment historik për Kosovën, deputetet dhe deputetët e LDK-së nuk duhet të tregohen frikacak dhe servil për të marrë vendime të paguximshme për ta nxjerrin Kosovën nga bataku që e kanë hedhur shërbimet serbe dhe ndikimi rus në Kosovë.

Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, kanë prodhuar këtë brumë që kemi nga i cili nuk bëhet bukë ma e mirë, as nuk ndërtohen institucione më të ndërgjegjshme me këtë gjeneratë, e cila në asnjërin grupim nuk është e dinjitetshme, prandaj kompromiset në favor të vendimit qytetar duhet të merren. Veçanërisht deputetet dhe deputetët e LDK-së nuk duhet të frikësohen pasi Gjykata Speciale shpejt do të funksionalizohet, ajo merret me bosët PAN-it, nëse është e vërtetë ajo që po thuhet nga zyrtaret politik të LDK-së?! Deputetet dhe deputetët e LDK-së duhet ta votojnë qeverinë dhe t’i krijojnë institucionet përkatëse, dhe menjëherë duhet të insistojnë për procese te rregullta penale. LDK duhet me iu kthyer vetvetes, për ta nisur edhe në Kosovë, “Modelin Kroat kundër ish kryeministri të tyre Sanader”. LDK-ja bart përgjegjësi politike për devijimin e kursit dhe për sjelljen në krye të saj të “Ndikimit Serb”, në Kosovë i cili veprimtarinë e vet po e ushtron përmes strukturave të ish Lidhjes Komuniste, të cilat përfaqësohen nga Isa Mustafa, i cili i ka bërë dëme të mëdha LDK-së dhe Kosovës.

Kjo arrogancë e stërngarkuar e deputeteve dhe deputetëve të LDK-së dhe ky fjalor kaq banal kundër PAN-it, pa e shikuar veten, ka për qëllim vetëm për t’i fshehur qëllimet e tyre të errëta për ta shkatërruar LDK-në, për t’i zvarritur proceset e integrimeve Evropiane. Nacional-patriotizmi demokratik i deputeteve dhe i deputetëve të LDK-së asgjë s’ka të përbashkët me vizionin shtetformues që ka kultivuar Ibrahim Rugova, të cilin e ka sendërtuar elita intelektuale e LDK-së, që fatkeqësisht është përjashtuar nga sojnikët demokratik që iu turrën me kaq militantizëm LDK-së. E kjo turrje ka ndodhur menjëherë pas vdekjes së Presidentit të Kosovës dhe kryetarit emblematik të LDK-së dr. Ibrahim Rugova.

Tashmë, ka disa kohë që këto deputete dhe këta deputet po keqpërdorin fotografitë e dr. Ibrahim Rugovës, dhe madje këtë idhull të demokracisë, e kanë shndërruar në ikonografi religjioze, më zi e ma keq se sa që bënte dikur regjimi komunist serb, për ta shkatërruar Kosovën, kurse kjo ikonografi pseudo-demokratike po vepron për ta shkatërruar LDK-në, prandaj mbështetja e mëtutjeshme e Isa Mustafës është ofenduese për veprimtarët e LDK-së, sepse demokracisë së brishtë kosovare dhe neve nuk na bën pikë nderi.

Prandaj as shefi juaj, por as ju vet nuk e dini se çfarë duhet të bëni me qeverinë që mendoni ta krijoni me numrin e votave minimale të cilat nuk janë të mjaftueshme për një stabilitet të mirë qeverisës. Kryetari i LDK-së e pat rastin, por nuk arriti të bëjë qeveri të suksesshme, përkundrazi e zhyti Kosovën në një proces pa shtegdalje. Është kjo një arsye e fort pse mendojmë se “Qeveria e Re”, përveç proceseve me të cilat do të merret Gjykata Speciale, duhet të nis hetime penal për bëmat e Isa Mustafës, duke filluar nga koha sa ishte në strukturat e LKJ-së, pastaj në kohën sa ishte Ministër për Ekonomi dhe Financa, të shqyrtohej Fondi i Trepërqindshit, të kërkohet llogari për Huan Popullore, të kërkohet llogari për përçarjet në diasporës, për përçarje të faktorit ushtarak, t’i kërkohet llogari pse i pengonte udhëtimet e dr. Ibrahim Rugovës drejt Amerikës etj. Pastaj të hulumtohen aferat e Terminaleve doganore, të verifikohen të gjitha aksionet e tija në objekte të famshme, të inspektohet Kolegji Riinvest, i cili është themeluar në një kohë të errët, atëherë kur Serbia i mbyllte shkollat, ndërsa Agjencia Kombëtar e Inteligjencës duhet të hulumtoj nëse involvimi i këtij Institute, ka të bëjë me “Ndikimin Rus” në Kosovë, për të cilin edhe miqtë tanë amerikanë kanë deklaruar se është mjaft i fuqishëm në Ballkan.

A e dinë deputetet dhe deputetët e LDK-së se kjo “kauza?!” kundër PAN-it është artificiale, vetëm sa për ta bartur vëmendjen nga kriza antidemokratike brenda në LDK, tek një grupim politik për të cilin thuhet se do të merret Gjykata Speciale. A e dinë deputetet dhe deputetët e LDK-së se ata kanë të tjera obligime, jo të bëhen prokuror për të ngritur akuza verbale, prandaj kauza ma e madhe kombëtare e tyre është për t’i themeluar institucionet dhe për t’i adresuar problemet aty ku duhet, pa bërë propagandë publike, dhe aq më pak për të na shitur dashuri që e paskan për dr. Ibrahim Rugovën.

A e dinë deputetet dhe deputetët e LDK-së se me këtë avaz “Ndikimin Rus” po e sjellin këmbëkryq në Kosovë, a e dinë këto deputete dhe këta deputet se lëvizja e lirë e qytetarëve në Evropë nuk realizohet me bllokada dhe me inate ballkanike. A e dinë këto deputete dhe këta deputet se në kohën sa po i trashin inatet e tyre ballkanike, shërbimi serb po punon për realizimin e asociacionit të komunave, të cilin ju keni për ta votuar, madje variantin ma të dëmshëm për Kosovën. Ju po e shpenzoni energjinë fare kot, vetëm sa për t’ia mbuluar humbjen dhe dështimin Isa Mustafës. A e dinë këto deputete dhe këta deputet se edhe demarkacionin do ta votojnë, dhe padyshim nëse bëhen lëshime edhe historia do t’i mallkoj këta dhe familjet e tyre. A e dinë deputetet dhe deputetët e LDK-së, cilët nga koleget e tyre i paskan asetet ekonomike dhe politike të vendosura në Serbi, dhe sa prej tyre kanë biznese të krijuara për të cilat duhet drejtësia të interesohet.

A e dinë deputetet dhe deputetët e LDK-së, se kjo gjeneratë politike nuk ka gjë të përbashkët me vizionin dhe konceptin e dikurshëm të LDK-së, prandaj a janë të vetëdijshëm se çfarë do të bëjë Amerika dhe BE-ja me Kosovë? A e dinë deputetet dhe deputetët e LDK-së se qëndrimi i tyre bllokues po rrezikon vendin dhe po e rrezikon edhe lirinë e fituar me gjakun e dëshmorëve, prandaj mos dija dhe mos marrja e vendimeve strategjike në këtë moment historik është tradhti kombëtare dhe automatikisht historia do tu rreshton në anën e errësuar të pasqyrës. Deputetet dhe deputetët e LDK-së, me sa duket nuk kanë asnjë përgjegjësi morale për ta pastruar fillimisht bërllokun në oborrin e tyre, për të ndërgjegjësuar veten e tyre, por me slogane poshtëruese i mbulojnë veprimet antidemokratike të Isa Mustafës, e kjo ndodhë pasi jeni të pafuqishëm me vepruar, me marrë vendime sipas betimit që keni bërë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ju obligon. Mbrojtja e humbësit dhe njeriut të dështuar është veprim antikushtetues, andaj mos gaboni edhe më tej.

Kjo garniturë e LDK-së dhe kryetari Isa Mustafa, nuk paskan mësuar nga ngërçi politik dhe bllokada gjashtëmujore e vitit 2014, por e rikthyen për t’i mbuluar dështimet, andaj një analogjia e procesit kroat kundër Kryeministrit të tyre, tashmë po duket si domosdoshmëri e kohës për kryeministrin tonë, sado që ky veprim atë e tmerron.

Isa Mustafës nuk i mjaftoi periudha 2010 – 2017, për të bërë reforma të cilat i premtoi. Ai pat deklaruar për një LDK ndryshe dhe atë e bëri, por nuk realizoi asnjë projekt me vlera nacionale, prapa të cilave ishte fshehur. Për 40 vitet e tija nëpër pushtetet politike, asnjëherë nuk ka marrë vendime të mira dhe të duhura për Kosovën. E përsëris në asnjë moment historik nëpër të cilin kaloi Kosova në këto katër dekada ai nuk ka qenë në krye të detyrës, prandaj deputetet dhe deputetët e LDK-së nuk di çfarë shpresojnë nga një teknokrat komunist i cili e varrosi LDK-në dhe do ta dëmtojë edhe Kosovën.

Deputetet dhe deputetët e LDK-së, dhe zagaret e internetit që po ushtrojnë detyrën e nëntokës serbe në Kosovë, duhet ta dinë se asnjë dëm nuk ma ka bërë Isa Mustafa. Ai mund të jetë njeri i mirë, prind i zellshëm, por LDK-në po e shkatërron, ndërsa dëmet për Kosovën do të jenë të pariparueshme dhe drejtësisë nuk do t’i shmanget edhe nëse vet ai shkon atje ku nuk flitet më. Isa Mustafa edhe nëse është i mirë, ai është i pafuqishëm të marrë vendime të mira, sepse ai është frikacak dhe hakmarrës, kurse me hakmarrje nuk zgjidhen problemet. Ai është përjashtues dhe këtë e ka dëshmuar kundër themeluesve të LDK-së dhe kundër diasporës, prandaj i ka këto rezultate, dhe nëse vazhdohet kështu në zgjedhjet lokale LDK-ja do të dështojë. Në këto rrethana nuk e di kush do t’i pranon përgjegjësitë politike, sepse për vjedhje dhe shkatërrimet shtetërore sigurisht kujdeset shteti, prokuroria dhe gjyqësia e cila herët a vonë do të funksionalizohet edhe në Kosovë.

Kryetari i LDK-së, edhe në planin e brendshëm partiak është i pafuqishëm për të vepruar, ai hakmerret në mënyrë të qet, e ashtu në heshtje ka qëllim për ta shkatërruar LDK-në, prandaj rreziku është i madh dhe i pa parashikueshëm. Ai s’ka qëndrim politik, prandaj rreziku është evident, ai nuk merr vendime të drejta andaj shtrembëron realitetin në LDK dhe në vend, kurse pasojat i bart Kosova dhe qytetarët e saj. Isa Mustafa duke qenë frikacak me u përballura me realitetin po bënë dëme të tjera për të cilat as vet nuk e di se çfarë do t’i sjell e nesërmja e tij mjaftë e mjegulluar.

Deputete dhe deputet, hakmarrja e juaj kundër PAN-it nuk është kauzë kombëtare, është intrigë dhe ka për qëllim për ta kamufluar dështimin e LDK-së, e cila si parti politike në kohën e Isa Mustafës po shoqërohet me amulli dhe pa vizione për probleme të mëdha me të cilat përballet Kosova. Andaj deputete dhe deputet të LDK-së, votojeni qeverinë dhe kërkoni falje Teutë Ibrahim Rugovës. Kërkoni dorëheqjen e Isa Mustafës nga LDK-ja, zmbrapsni aventurieret militant të pas vitit 2017, të cilët në mënyrë antidemokratike janë kapërthurur në LDK, kërkoni reforma rrënjësore në parti, përulni përpara veteranëve dhe elitës politike që themeluan LDK-në, shëroni plagët e diasporës të cilën në të gjitha planet e keni përjashtuar nga LDK-ja. Merruni me ligje përkatëse që i korrigjojnë gabimet tuaja, dhe që i prangosin të gjithë shkatërruesit e Kosovës, tregoni Bashkësisë Ndërkombëtare, veçmas Amerikës se ju jeni një gjeneratë që do t’i tejkaloni inatet ballkanike dhe kurrë më nuk do t’i mbështetni diktaturat dhe diktatorët e LKJ-së dhe strukturat e Ndikimit Rus dhe Serb në mesin tonë!

St. Gallen, 06.08.2017.