SYTË E MI VETËM NJËHERË E PANË

SYTË E MI VETËM NJËHERË E PANË

 

Ikja nëpër rrugët e gjakosura

ku spiunët më dëgjonin dhe frymëmarrjen.

U nisa në rrugën ku dëgjoheshin plumba

nën mjegullën e padukshme.

Terri mbuloi bjeshkën dhe ne ecnim e ecnim

andej Drinit dolëm të kllapuar nga lodhja.

Në zemër të Shqipërisë pushuam,

ulur në natyrë, nën hijen e lisava.

Dielli depërtonte përmes degëve

që tundeshin nga puhia e lehtë.

Gjethet i hapnin rrugë rrezeve diellore

dhe bënin dritë mbi fytyrën e saj.

Nuri i saj si pasqyrë shkëlqeu dhe ndali diellin

Ehu,ç´bukuri!

Një muzikë e huaj zhurmonte më tej,

sikur më pengonte,

doja vetëm zërin e saj të dëgjoja.

Papritmas nje gjethe e vogël sa një pupël zogu

u shkëput dhe ra në qerpikun e saj kafe.

Kur mbylli syrin, gjethja ra në prehrin tim.

E pa dhe me shikimi i saj u ndal në qiell,

unë rrija akull në anë të një katili që më vështronte!

E morri dhe iku me hijen e së keqes.

Në cep të rrugës ktheu kokën nga unë

sikur donte të shihte edhe njëherë

vetëm edhe njëherë…si për herë të fundit.

U ndam për të mos u parë më kurrë.

E imazhi i saj do rëndonte në shpirt, ah sa shumë.

Eh, dashuria, e pastër e pa hile

sikur bashkoi një ndjesi, i kuq si gjaku…

U gjetëm po kurrë nuk u pamë më,

ndonëse instikti më thotë se do pimë sërish kafe

në vendin ku u ulum për herë të parë.

Do ulemi si ishim atëherë,

ajo në anën e majtë, në anën e zemrës…

Nuk do e kthej kokën dhe ndoshta këtë herë nuk do iki si era e të më lërë pas kujtimin.

Një ditë do ecim bashkë përgjithmonë

drejt horizonteve të reja…

Reshat Badallaj-Zhuriani