Sot votuesve në Kosovë u duhet: pjekuria demokratike, maturia dhe kryesorja pjesmarrja në votim

Sot votuesve në Kosovë  u duhet: pjekuria demokratike , maturia dhe kryesorja pjesmarrja në votim

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sot qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësueit e tyre në parlament.

Këtë ditë shqiptarët e Kosovës duhet ta konsiderojnë si ditë feste. Dhe festa që të shkojë mirë ata duhet të tregojnë pjekuri demokratike, që do të thotë që zgjedhjet të jenë të ndershme, paqësore dhe të lira; që të mos ketë kurrfarë incidenti, ngatërrese, presioni dhe as manipulim e shitblereje votash.

Duhet t’i tregojmë botës demokratike se Kosova mban zgjedhje të drejta, të lira dhe që përmbushin standardet moderne demokratike.

Cilësia e zgjedhjeve ka një rëndësi jashtzakonisht të madhe për imazhin demokratik të Kosovës, dhe për proceset integruese të saj në BE, pasi zgjedhjet janë standardi bazë i demokracisë perendimore ku synon të integrohet Kosova.

Sot votuesit kosovarë duhet të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë dhe jo sipas dëshirimit të të tjerëve; duhet të maten dhe të peshojnë mirë vlerën dhe rëndësinë e votës së vet, se kujt duhet t’ja japin vlerën e madhe  që ka ajo.

Sot në ditën e votimit sundon dhe qeveris  gjithë populli, sot është dita e madhe e demokracisë popullore, e  cili vendos se kush do ta qeverisë atë për 4 vitet e ardhshme.

Dhe më kryesorja sot për demokracinë në Kosovë është ajo që populli duhet të marrë pjesë masivisht në votime. Kjo për faktin se sa më e madhe të jetë pjesmarrja në votime aq më i vërtetë, më i drejtë , më i duhur dhe më i saktë do të jetë edhe verdikti i tij: gjykimi, mëncurimi, vlerësimi  dhe zgjedhja e vendimmarrja që do të bëjë sovrani popull, pushteti i tij, që është më i madhi dhe më i pasfidueshmi. Pjesmarrja e lartë në votime  bën të munudur zgjedhjen e më të duhurës për qeverisjen e shtetit dhe të shoqërisë.