Sot pavarësia e Kosovës, gazetat në Shqipëri nuk uruan dhe as nuk e përmëndën

Sot pavarësia e Kosovës, gazetat në Shqipëri nuk uruan dhe as nuk e përmëndën

Skënder Sadri KAPITI

Sot është Pavarësia e Kosovës. E ndoqa me shumë vëmëndje emisionin “ Koha për t’u zgjuar “ të orës shtatë të mëngjezit të  Bashkim Hoxhës në TV “News 24”, si emisioni më i ndjekur publikisht në Shqipëri, dhe me thënë të drejtën prisja se do të kishte urime për Pavarësinë, për 12 Vjetorin e Pavarësisë në faqet e para të tyre, pasi pas  leximit të gazetave emisioni vihet ne dispozicion të opinionit qytetar shqiptar dhe shpresoja që edhe bashkëbiseduesit më Drejtuesin e emisionit të përshendesnin Pavarësinë e Kosovës. Në këtë emision drejtuesi i tij lexon me shumë detaje të gjitha lajmet, informacionet e  ngjarjet, madje rrjesht për rrjesht si ato kryesoret por  edhe ato më të parëndësishmet që ndodhin në Shqipëri. Ai i lexoi gazetat “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Telegraf”,”Dita”, “, Mapo, “Tema”, “Standard”, “Liberale”, “Ex Libris”, “Nacional” e” Panorama Sport”, ai lexoi faqet e para të gazetave të shkruara që dalin në Shqipëri, i lexoi të gjitha shkrimet e faqes së parë , ku shkruajnë me dhjetra redaktorë, pronarët e gazetave, gazetarë , analistë, opinionistë dhe shkrimtarë , poetë, artistë, intelektualë, politikanë e historiane etj., por që sot me 17 Shkurt 2020 , në ditën e madhe të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në faqen e parë të tyre  nuk kishte asnjë fjalë e asnjë rresht urimi dhe as që e përmëndi pervjetorin ndonjëra prej tyre. Ndoshta nesër me 18 Shkurt 2020 një ditë pas festës , gazetat në Shqipëri mund të kujtohen e të japin informacion se “Dje Kosova festoi Pavarësinë”.

Për mediat , televizionet , gazetat, politikën e publikun në Shqipëri  dhe emisionet e programet në Shqipëri për ditë e dite i kushtuan vëmendje  14 Shkurtit, Festës së Shën Valentinit se sa 17 Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës. Në Shqipëri pse mos të jetë ditë feste e pushimi 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës , kur aq shumë kosovarë vijnë atë ditë në Shqipëri për festimin e saj ashtu sikurse festojne edhe vijnë për 28 Nentorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nga Shqipëria ka pak nga ata qe shkojnë në Kosovë për festën Pavarësisë së Kosovës.