SOT MË AKTIVËT E FABULËS SHQIPE

SOT MË AKTIVËT E FABULËS SHQIPE

                      Kritikë

Poezia fabuleske, si gjini e dashur për lexuesin, ka gjetur terren të përshtatshëm zhvillimi në problematikat që dikton koha qofshin sociale, qofshin politike. Problematikat e mprehta kanë ndezur mendjen e krijuesëve të talentuar Ali Bregu e Ferit Lamaj, të cilat janë bërë burim lëvrimi i mirëfilltë i krijimtarisë në sensin satirik: qesh e ngjesh. Merita e këtyre fabulistëve nuk është vetëm në thurjen e artit të fabulës shqiptare, por meritë të madhe kanë ,se u diktojnë, drejtpërsëdrejti, leksione politike për politikën e vendit, ku shprehem pa gabuar, se kjo politikë tregohet qorre dhe shurdhe. Kjo meritë duhet vlerësuar maksimalisht dhe të dyve u duhet dhënë vendi i merituar në fushën e letrave shqi. Institucionet përkatëse duhet t’i ngrejnë në piedestal edhe duke ia shpërblyer djersën. Kjo të bëhet për se gjalli dhe jo siç është bërë e traditës, që pas vdekjes t’u thurësh lavede e t’u akordosh tituj e dekorata. Ky veprim shtetëror i ndjekur e ka notën zero. Ali Bregu e Ferit Lamaj janë figura të dashura për lexuesin, tregohen shumë aktiv sa, pothuajse, përditë shpalosin krijime në facebook, madje, krijime cilësore plot art në të shprehur dhe tepër domethënëse duke e gjykuar në aspektin njerëzor. Servirin gamë të gjërë temash dhe sensi humoristik, sarkastik e satirik merrr ngjyrime serioze goditëse për të zgjuar shkaktarët e gjendjes. Kjo është detyra, ky është roli që i kanë vënë vetes si njerëz të penës. Pra, shkurt, pa u futur në analizë kritike të veprave të tyre, sotpësot, në këtë gjini A. Bregu dhe F. Lamaj janë tepër të nderuar. E keqja e kësaj është se heshtet e se në çdo organ, që publikon letërsi, krijimtaria e tyre duhet të gëlojnë, sepse i shërben shoqërisë.

               

         FIGURA E KRAHASIMIT E TË TJERA…

Si figurë letrare është më e përdorura nga poetët. Ka dy krahë: objekti i njërit krah krahasohet me objektin e krahut tjetër për të zbukuruar mendimin që shprehet. Psh. I ka buzët si lëng qershie, e ka belin si unazë, e ka syrin si r rush të zi etj. Pra, kjo figurë zbukuron mendimin, por veç zbukurimit ka edhe anë të tjera krahasim cilësish si i fortë si dragua, i gjatë si lis,  i shpejtë si era etj. etj. Në krahasim përdoren gjithë cilësitë. Pra, dy krahët e krahasimit janë në harmoni dhe jo në kundërshti. Nuk mund të thuhet i qeshur si qiell i vranët, megjithse kjo shprehje krahasuse përdoret edhe për ironi. Këtu kemi të bëjmë me ngjyrime që I japim vargut ose bisedës së përditshme. Shkurt, jo vetëm krahasimi, por edhe çdo figurë tjetër letrare ka rregullat e veta dhe kur stonon e nuk është e saktë, prish ndërtesën e krijimit ashtu siç e prish edhe një fjalë e pallogjikë. Këto, sa citova sipër, lexuesi nuk i analizon, kur lexon, pra, kjo është detyrë e krijuesit. Lexuesi ynë nuk është aq i vëmëndshëm, dhe ka shumë raste që nuk përqëndrohet, veç sjell ndërmend autorin që njeh dhe për të cilin bën komente euforike.; ia vesh kot. Këtë e kam theksuar shpesh si gabim, që në këtë rast, këto mburrje, dëmtojnë edhe krijuesin. Duke gjykuar në tërësi shoh: autori, sidomos ai fillestari, i është larguar artit të vërtetë, artit të shëndosh të vjershërimit.. Këtë konkluzion e nxjerr bërë nga vëzhgimet e postimeve në facebook. E di që poeti është krijues, por fjalën krijues duhet ta gjykojë mirë, se çfarë po lëvron, sa ekzistente dhe me bazë jetësore eshtë mendimi që lëvron, pra, pamja e krijimit mos të jetë si punë ëndrre, si iluzion, pra ëndërrim. Ëndrrat harrohen shpejt dhe nuk paraqesin vlerë. Në këtë drejtim, poet, mos shiko ëndrra me sy hapur, sepse nuk na duhet arti virtual, ë po t’i thërrasësh llogjikës, llogjika e flak tejet si dobësi e krijuar nga frymëzimi  pjellë e  sëmur mendërisht, ose si kërkim formal i mbytur në tema grimcake fluide, si një foto flurudhë. Sot vetëm thërras: kujdes, kujdes! Çka vura në dukje gjykone dhe vetë dhe jeni të ftuar që, lisho, të shprehni mendimin këtu në facebook e kudo, se çka trajtova është për të mirën e poezisë.