Sokrati (470 – 399)

Sokrati (470 – 399)

Bir i skulptorit Sofronisk dhe mamisë Fenaret, lindi në Athinë në vitin 470, pra shpejtë pas mbarimit të luftërava medike, p.e.s. dhe besohet të ketë mar edukatën e kohës, gjimnastikën muzikën dhe gramatikën. Shumica e historianëve janë të mendimit se nuk ka ndjekur ndonjë shkollë filozofike.

Vdiq në vitin 399 pasi përjetoi luftën e Peloponezit dhe tiraninë e të Tredhjetëve.

Për sa i përket jetës së Sokratit dijmë shum pak e sidomos nuk kemi njohuri mbi jetën e tij te re. Ka të dhëna të paqarta dhe mendime se ai në fillim ushtroi artin e babait të vet por se këto janë vetëm hamendje të pavërtetuara me fakte.

Përkundrazi njofim mirë pamjen e tij fizike si nga Ksenofoni ashtu edhe nga Platoni dhe Rabëleu që e përshkruajnë si shum të shëmtuar, tullac, hundështypur, që i ngjante një harapçiu apo një silene (shkumës, lloj bime dikotiledone). Ai skandalizonte bashkëqytetarët e vet si me pamjen e shëmtuar (për Athinasit bukuria fizike ishte simbol i bukurisë morale) ashtu edhe me veshjen e pashije. Ecte zbathur dhe shum rrallë mbathte këpucë.

Sipas Ksenofonit, u martua me Ksantiopë e vrazhdët me të cilën pati tre djem.

Edhe si personalitet Sokrati ngeli një enigmë. Bashkëkohanikët e vet e ndër ta edhe disipli i vet Ksenofoni e përshkruan si njeri i frustruar dhe banal, derisa disipli tjetër, Platoni, e ngrë në ideal e i mveshë edhe pikëpamjet e veta filozofike.

Përpos kësaj, në mbjelljen e ideve të veta, Sokrati qe i paorganizuar mirë. Shkolla e tij ishin vendet publike (agora) ku shetitej dhe bisedonte me të gjithë. U parashtronte pyetje të llojllojshme nga të gjitha problemet e jetës që haseshin në Athinë e gjetiu. Shpeshherë përsëriste se ka për mision nga ana e Perëndive që ti edukoj bashkëkohasit e vet. Jetonte në varfëri dhe arsimonte falas. Në këtë aspekt edhe dallohej nga sofistët (tjerë)se ata kërkonin shuma të majme për mësimet e tyre.

Përndryshe, njihet se ishte njëri i guximshëm dhe i përmbajtur në çdo situatë. Nuk e humbaste kontrollin e vehtes në asnjë çast nga edhe shum nxënës të tij i përkushtohen dhe në një masë edhe e adhurojnë.

I akuzuar nga Anitosi dhe dy shokë të tij se : «  Sokrati është fajtor për krimet se nuk njeh perënditë që i njeh shteti dhe për përhapjen e hyjnive të reja ; është fajtor prishjen e rinisë » dhe kërkohet dënim me vdekje. Sokrati refuzoi ndihmën e Lisiasit dhe u shpall fajtor me 281 votë nga gjithesejtë 501 votuesë-porotë.

Sokrati rrefuzoi planin e disiplave të tij për ikje dhe ditën e fundit të jetës së tij, para se të pij helmin (sigë) që dikur vet e ndalonte për të bërë vetvrasje. Momentet e fundit të jetës së vet, sipas Platonit, ai ua kushtoi nxënësve të tij për të ju folur mbi pavdekshmërine e shpirtit.

Sokrati filozof :- Për Sokratin se nuk është filozof me profesion. Ai nuk jetonte nga filozofia dhe nga mësimet e tija si filozofët dhe sofistët. Ishte i afërt me të djithë pa dallim dhe nxiste biseda e dabate dhe gjurmonte të vërtetën. Nuk kish pretendime të mësoj diçka të tjerëve pasiqë e dinte se din vetëm një gjë…, se nuk dinte asgjë! Qëllimi i Sokratit ishte të vëndon bashkëbiseduesin në koshiencë dhe në vetqëndrim në kërkim e njohje të vërtetës tek njeriu.

Çdo i lig, është i tillë pa dashur, i lig është vetëm ai që nuk njeh ç’është e mira dhe që nuk di ta dalloj për shkak të mungesës së vullnetit për ta njohur. Njohja e vetvehtes është primare për Sokratin prandej edhe shpesh e përsërit parimin nga e shkruar në tempullin e Apollonit : « a e njeh vetvehten ».

Përndryshe, Sokrati në lëminë e fizikës duket se ka njohuri të thella por ai , gjatë jetës së vet preferoi të meret me çështje të tjera. Deklaronte se janë të kota dhe kundërthënese sqarimet e fiziologëve mbi njësinë apo shumësinë… Ai i ndante gjërat në dy : gjërat njerëzore si bukuria, besimi dhe dashuria, drejtësia, çështja politike… Në gjërat hynore rradhiste krijimin e botës dhe hynitë.

Sa i përket sofizmit dhe sofistëve, Sokrati thot se ky është një art madhështor por hedh poshtë teorinë e sofistëve rreth perendive pasiqë sipas tij njeriu eshtë i kufizuar dhe të kultivoj njohuritë e veta më lartë se sa që i është dhëne nga hyjnitë. Për Sokratin, mësimet e sofistëve janë ushtrime dhe rutinë e asesi art.

Termi majotikë vjen nga greqishtja, që do të thot aftësi për të ndihmuar lindjen (arti i mamisë). Sokrati është bir i një mamie dhe shpesh përmend se nëna e tij asistonte kur gratë lindnin fëmijë e unë asistoj shpirtërat që të lindin mendimet që i posedin pa qenë koshient se i kanë në vehte.

Në qindveçarin e XIX, shum filozofë, psikologë dhe profile të ndryshme dijetarësh, y zhytën në analizimin e  personalitetit të Sokratit. Shpesh e cilësonin si rast patologjik. Në të vërtetë, edhe Platoni flet për meditimet e gjata jo të rëndomta të mësusit të vet (Banketi) që arinin kohën  prej 24 orësh. Mjekët e shekullit të përmendur më lartë, por edhe sot, janë të mendimit se Sokrati paraqiste elemente të çartjes. Halucinimet dhe ndërprerjet e shpeshta gjatë të folurit, sjelljet  e parëndomta në prani të tjerëve sikur të ishte vet, bëjnë të mendojmë se ai me të vertetë, së paku kohë pas kohe shprehte shenja të një njeriu të çmendur.

Niçe mendon se Sokrati është një rast i stërngarkuar të racionalizmit që provokohej nga çrregullimi i instikteve… Ai shtiret si kundërshtarë i sofistëve por vet është në një mënyrë sofisti më i madh sepse nëpërmjet të sofizmës, ai përul bashkëbisedusit me tendencë të ngren vehten.

Në veprën e tij Götzen-Dämmerung oder wie man mit dem Hammer philosophiert, Nietzsche, në mes tjerash thot : « Sokrati deshi të vdes : nuk ishte Athina, ish ai vet që e mori sigën, e detyroi Athinën t’ia jep. »

Kierkegaard thot se Sokrati  u dha shum pas ironisë, të cilës nuk i përballoi, pra ra vet fli i saj…/Filolet