S’ka ma me kokoris

Column

S’ka ma me kokoris.

O KUNGJI I SHKAUT!

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

Njerëzisht humb, në momenti kur tenton ta qëllosh një Nënë ose Grua , deputeti i LDK gjithçka mundet me qenë veç “Njeri normal” , JO.

Dushmani mashkull ,jo veç një, po shumë ata që i kanë fitue votat qorras po lypin luftë.

Sepse , të qartë e kanë , që nga dita e hënë ,Vjosa Osmani është defakto Presidente e Kosovës!
E se mos kup, flaka duhet me ju dal !

Krejt dallaveret dhe krismat , i keni ba bashkë, edhe këta në emër të LDK së Ibrahim Rugovës edhe këta « kumanirat » e UÇK.
Po thirren , edhe emrat , edhe mbiemrat.

Isa Mustafa e Hashim Thaqi, me Serbinë e Vuçiqin, pastaj Agim Veliu e klasa e korrupsionit , muhabetet i kanë zgjatë gjithëkah , në çdo centimetër të tokës ,brenda e jashtë tu pi raki , e tu hangër meze , me gjithë ato takime, me gjithë ato marrne m’gryk e marrëveshje me ta. Gjithë ajo pasuni.
Beso njeriu normal flakën ia kish dhënë vetës!

Tash populli fajtor ,shqiptart fajtor, Albin Kurti fajtor , Arben Vitija fajtor, unë Refiqe Hamiti pse jam dal në protest fajtore , tash lypin luftë edhe me gra!?

Që 20 vjet e keni shti kryet nerë këmbë .
Ku ishit deri tash?
Edhe voglushat e juaj prejshin koka , edhe palaqot e juaj me tri ditë shkollë zëvends Ministra, qojshin arkivole, në mes të natës e luajshi (imitojshi) Eskobarin për votë .
Pastaj qati burrit i thojshi ,dil e kallëzo drejt pse ishim , në oden tënde. Veç me na e kërsit barku, që kishe na bajmë çka të dojmë.

Sot është e diele.
Mos u mërzit !
Sepse nga njerëzia sot nuk mundesh me kërkue me të qajt me lot. Kishe po viktimizohna.
Sepse nga shqiptart nuk mundesh me kërkue përkrahje dhe mbrojtje .Ma!?
Na e keni shpërla trurin, mos me u mërzitë kurrë ma për asgja!

S’po të përmendi asgjë për të bërat e paraluftës, së 24 marsit 1999…se kur të shkojsh atje kanë me ti rikujtue me fletore ,që ti ka que DAJA , paraprakisht.
Por po ta kujtojë pasluftën.
E çmontove UÇK që e krijoi populli ,jo ti.
E ke nda Kosovën.
E ke nda Mitrovicën.
S’ka lënë gjë pa përcjell, e me shkatërru e me këthy përmbys. Çka t’u ka dashtë e ke fut në gji, çka s’tu ka dashtë ia ke dhënë derën me marr me veti. Ti pe dinë kënd ,e ke shti me marr derën me veti kur s’ka dashtë me ta shit tokën.

E tash po lyp  » luftë « !?

Për çka ? Luftë me këndë. Me varret ,a me bablokat.

S’ke pas kurrë asnjë paramendim me paditë Serbinë për gjenocid. Që 20 vjet.
S’ke pas kurrë asnjë paramendim bile me i kujtue vrasjet e fëmijëve,nënave,motrave ,baballarve.
Me padit serbin për përdhunim dhe dhunim të nanave,motrave tona.
S’ke pas kurrë asnjë paramendim me paditë Serbinë për djegien e shtëpive ,shkollave e të xhamive, për shfarosje e masakra .
S’ke pas kurrë asnjë paramendim me paditë Serbinë ( paramilitartë) të cilët enën me gjak viktimash shqiptar , ua kanë qitën qenve ta pinë. E kanë këndue këngë çfarosjeje për rreth.

S’ke pas kurrë asnjë paramendim me paditë Serbinë për fëmijët e palindur, të prerë me thika në barkun e nanës.

E në fund kurrë nuk pate paramendim ta padisësh , ashtu siç pate premtuar, Dick Martyn për shpifje.
Kurr nuk pate mundësi për 20 vjet ,e as guxim me u mbrojt nga akuzat ,më monstruoze që ekzistojnë mbi këtë tokë, që ti përplasi për fytyre Dick Martyn për tregti me organet njerëzore.
Ke pas me i luftue shqiptart e brenshëm.

E tash, kur shkruajti Gjykata Speciale të është ngushtuar rrethi.
Po ikin njerëzia. Asgjë s’ka gjithëpopullore( protesta e OVL) sepse vonë ,gjithëçka vonë.

Tash kërkush as telefonin nuk ta çel .
Tash kur edhe je prishur me partinë tënde.
Tash kur janë harxhuar të gjitha fjalët.
Mos iu kthe « luftës ».

Për me të kërsit barku.
Ende pa u gjykuar vrasësit serbë të luftës së fundit në Kosovë, ky (në emrin e shtetit të Kosovës) ,lyp një luftë të re me do vrasës tjerë të Serbisë.
Tash s’ka më symbullas,teknologjia ta kfjellon trurin . « Pikën strategjike ta bënë like në FB ».

S’ka ma dikush në vij të parë të frontit ,e me ra heroikisht në altarin e lirisë, e ti si atëherë me shoktë e tu , me ndejtë nëpër hotele të Tiranës. « E me ba dashuri, e pas nëntë muajsh me lind djali ».
S’ka më ‘budallenjë’, naivë e të sinqertit të luftojnë, e të vriten për ty!
Ka dal boja.
Pse ?
Me pushkët e kujt don me luftu?
Ku e ke ushtrinë? A e ke zhvesh cullak UÇK.

Po llogarit në Erdoganin? Jo ai ka telashe tash me rikthimin e Aja Sofian në xhami për ta respektuar amanetin e Sulltan Mehmet Fatihut dhe për t’i shpëtuar mallkimit të tij!

Në NATO? NATO ka probleme dhe luftë me COVID19 .
Ne Boondseel ? Jo kta janë rehatue po gërmojë nëntokën e Kosovës , s’kan kohë sepse shpresojnë në Grenellin.

Apo në pushkët e ministrave të Ramushit që bëjnë qejf me to!
Jo.
Ramushi është në luftë me vetvetën . Po kujton me u ba president para Isa Mustafës. Për atë ja bani aminin  » NISMES ».

N’kë po llogarit Hashim Thaçi që shkon pas tij!

As gishtin e vogël s’e çon më kush për të. Më përpara njerëzit e mbysin veten , sesa që e pranojnë për komandant një njeri , që qe njëzet vjet kurrë nuk e ka thënë asnjë të vërtetë.
Pra me sot .
Ka kalu koha kur Hashim Thaqi me vetull të ngritur dhe me disa shokë ia qet flakën, e kur don e shkymë Kosovën.

Dikush ka thënë se nuk është mirë të luftosh vazhdimisht me të njejtin armik, se dikur ti mëson krejt variantet ,  »shtosat »,e strategjitë , e luftës që di.

Por, s’kam harruar kurrë ,kush ka thënë se « në paqe, djemtë i varrosin baballarët e tyre, kurse në luftë, baballarët i varrosin djemtë e tyre ».

PS:
Skuqu pak, sa për fotografi.
Skuqu pak ,sa për « taksirat « sepse ujt flen, e gjaku nuk hup.

 » E Kam thirr Albin Kurtin në telefon, i kam shkruar edhe sms , me e pa ,se më ka mar malli, me pa ,pasha zotin !
S’kam marr asnjë përgjigjje. Po pres …
Jam ka tutna, mos edhe telefonit të Albin Kurtit i ka hi zerzelja ».
Miqasin nuk duhet ta marr gjumi!
Miqësia ruhet edhe në luftë, edhe në paqe!

Mashalla!
Vjosa Osmani Presidente!
Xhavit Ukaj ngushllime!
Apet kape mbi supe gërbaqin e shpifjeve .
Kamera ta tregon venin…

O KUNGJI I SHKAUT, që po vlon në Parlamentin e Kosovës!
Srebrenica , ishte çnjerëzimi i juaji…