SITA E ALBIN KURTIT

SITA E ALBIN KURTIT

SHKRUAN:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Kryeministri i ri i Republikes se Kosoves, Albin Kurti, posa morri timonin e Qeverise, jep shenjat e para se ka hallin e popullit dhe ne te njejten kohe filloi t´ia tregoj dhembet te gjithe atyre qe nuk e kane te njejtin qellim. Qe ndryshe i bie per te gjithe ata se ne radhe te pare duhet t´i vene interesat e shtetit,popullit dhe kombit mbi interesat personale, te pakten keshtu ka dhene premtime ne fushaten parazgjedhore.

Shume drejt dhe me kohe Albin Kurti, e goditi ne koke banden ne theqafje, nje Qeveri te faqez se zeze, qe krahasuar me Albin Kurtin jane ndryshime radikale. Qeveri i thençin asaj bande te PAN-it, posa u ul ne shkam e filloi shume mbrapsht dhe per interesa te tyre personale dhe duke mos i interesaur aspak, e me aspak interesi i popullit dhe i buxhetit te shtetit. Ish banda e Ramush ages, se pari, e goditi pameshire buxhetin e shtetit ku mbushej nga djersa e taksapaguesve. Akoma pa u ulur ne fron, e beri nje bande me te madhen  ne tere rruzullin tokesor. Merreni lapsin dhe bjeru matematikes dhe do shihni se ne krahasim me numrin e banoreve,beri nje digaster qe ja kaloi Amerikes po se po, por  edhe Indise dhe Kines. Askush tani nuk e di dhe nuk mund t´i numroj sa ministri ishin, se mos te flasim se sa zavendesministra dhe sa e sa keshilltarw!Ruana i Madhi Zot!

-Jo, vetem kaq. Ramush aga, goditi dhe i ra sakice edhe buxhetit te shtetit duke lene namin. Pa fije turpi ngriti pagen e tij jo me pak se 100%, pagat me te medha ne tere rajonin. Une, peronalisht jetoj dhe punoj ne Gjermani dhe kurre firma ime e njohur nuk na rriti pagen dhe kur e rriti e beri diku me nje euro ose dicka me shume dhe merreni me mend kjo kope hajnash aq shume e rriti rrogen e tyre ne Kosoven e varfer,sa mos e gezofshin per jete te jeteve!  Ne anen tjeter nuk po flasim se sa qytetarë te vendit mbeten te pashprese duke i´a lene shenden Kosoves dhe duke ikur ka sytë kembet, por,ka edhe me keq qe shume sosh mbeten rrugeve dhe qeveritaret,keta grykesa dhe faqezinj benin sallamadi dhe dyzen ahengjesh me parat e taksapaguesve neper hotelet me luksoze dhe me te shtrenjta te botes.

Policia e vendit qe e kishte hedhur shpirtin ne pazar te luftoj me jete a vdekje, punojn me 300-400 euro page mujore dhe ate pa SIGURIME SHENDETESORE. Oh, Zot sa te pashpirt jane keta grykes! Perpos rrogave te majme, ketu nuk pa e zeme edhe korrupcionin qe jane bere me te kamur se sheiket e Arabise dhe se si i uzurpuan dhe i bene ZAP te gjitha digasteret,pra, pikerisht aty ku ishin rrogat me te medha. Punesonin te gjithe familjaret e tyre, nderkaq, ata te pakrah dhe ata qe nuk e kishin shpinen e forte edhe pse i kishin ka dy fakultete te mbaruara ishn te papune dhe bredhnin rruges.

Me ardhjen e Albin Kurtit filloi siten e tij, uli rrogat e bandes ne theqafje. Bile do te deshiroja t´i pyesja se si e kane ndier veten? A ishin ne siklet?Me kete veprim qe beri Albin Kurti, ata qe vodhen shtetin,pra qeveritaret ne theqafje, po te kishin moral,por, ju garantoj se nuk kane pike morali,perndryshe kurre ne jetene tyre nuk do te dilni as ne sheshe te qyteteve. Por, a me besoni se per keta qimzi nuk ka fare dert dhe e zene si normale. Perse? Sepse ata e kane hajnin ne gjak,prandaj te paskuqur fare mund te dalin edhe para kamerave televizive. Dhe, ay qe ka moral ose do kerkonte falje, ose do bente vetevrasje.

Albin Kurti, per te shpetuar Kosoven, do te duhej t´i hedhte ne siten e tij edhe ata te sistemit te kalbur gjyqesor, VETTING-u eshte i domosdoshem, pastaj ne polici dhe ne disa digastere te ndieshme,atje ku e kane uzurpuar kanalet e nentokes kriminale. Albin Kurti, nuk do te duhej te ndalej me kaq,per te luftuar korrupcionin qe akoma vlon ne Kosoven. Ne fund te fundit, pa rreshtur kane kerkuar edhe faktori nderkombetare,ambasadoret e shtetetve te me fuqishme te botes. Kryeministri Albin Kurti, do te duhej te ecen pa u ndalur dhe serbez,pa frike fare per te luftuar hajnat qe tashme nuk ka askush dyshime ne kete zeje te shmtuar por mjerisht kjo kope e ka ne gjak.

Albin Kurti, duhet te luftoj ne kete drejtim sepse ne fund te fundit, ka dhene fjale para elektoratit dhe nuk duhet tradhtuar premtimet qe i ka dhene publikisht,perndryshe ata te trokasin ne dere dhe mund te pesoj shume shpejt fatin e atyre matrapazve,poterxhive dhe dallaverxhive…

Sa per muhabetet me Serbine fashiste dhe taksat, do te flasim heren tjeter. Kaq kesaj radhe nga une, Reshat Badallaj-Zhuriani