Sipërfaqja e fushës së gjelbër – FUTBOLLI

Sipërfaqja e fushës së gjelbër – FUTBOLLI

Nga: Luan Mehmetaj

Derisa, Kosova po luante me Anglinë, mu kujtua një thënjë e një komentatori televiziv të futbollit: “Liga e Kampionëve është shkencë”

Thënja e komentatorit, ngërthen në vete artin e lojës së futbollit. Duke qenë në fushën e gjelbërt, ju luani për lojën që e keni pasion dhe profesion, teksa e ndjeni se përreth jush, po përjetohet ngjarja më e popullarizuar në botë. E këtë ngjarje e jep, publiku.

Por, përse futbolli ngërthen në vete, politiken nacionaliste?,- sepse politika kërkon ngjarje, tubim, mbledhim, bindje dhe ndjenja kolektive. Nacionalizmi politik inkorpuron çdo ndjenje organizative kolektive dhe manifeston bindjet populliste.

Duke e kujtuar kohën e artë (kualifikimin në kampionatin evropian) të kombëtarës së Shqipërisë, krahasoj Kosovën me kohën e tanishme (në pamundësi krahasimi të një kohe tjetër për Kosovën, përshkak se kjo është koha e krijimit të kombëtarës së Kosovës) dhe shohim se si fusha e gjelbert shndrrohet ne nacionalizem politik për kohë të caktuar, ashtu siç politika nacionaliste jeton në një kohë të caktuar.

Nacionalizmi s’është gjë tjetër pos ide e mbledhjes, ngritjes, shpërthimit dhe shkatërrimit në fund.
Shqipëria mblodhi çdo ndjenje shqiptare, kosovare, kombëtare dhe ngriti në maje ndjenjen nacionaliste të futbollit nacionalist. Pas kampionatit evropian, Shqipëria dhe fusha e gjelbërt ranë në fushën e thatë dhe kështu u braktisën ndjenjat nacionaliste, “deri në një përiudhë tjetër të mundshme”.

Druaj, se kombëtarja e Kosovës po përjeton një fushë të gjelbërt të tillë dhe kjo është e keqja e futbollit dhe e keqja e ngjarjes më të popullizuar në botë, kur njerzit politikisht braktisin futbollin.

Futbolli është jetë, shkencë, ligj, rend, investim, kulturë, kërkesë e gjeneratave të tëra dhe obligim shtetëror për të sëndërtuar vlerat e sportit në shoqëri.
Por futbolli i nacionalizmit politik mund të çoj në fushën e thatë dhe kjo është me e keqja e futbollit.

Ne, po përpiqemi të kuptojmë jetën sipas mënyrës së jetës. Dhe nëse futbolli është mënyrë jete, atëherë le të jetojmë me mënyrên e jetës së futbollit, e jo nacionalizmit politik në futboll.