Sindromat dhe politikani

Nga Reis Mirdita

Sindroma e Lolos (shërbëtorit)

Dikur mund të flitej për individë mitomanë që lavdërimin për sojin dhe rangun e vet, donin ta lartësonin duke himnizuar dhe mbrojtur me çdo çmim, klasat më të larta shoqërore se veten e tyre.

Sot, Sindroma e Lolos është sjellje patologjike që ka për veti mbrojtjen e klasave të favorizuara në shoqëri në dëm të atyre nga ku rrjedh individi. Subjekti i tillë pëson bllokim psikologjik i cili e çon të reagoj sistematikisht kundër interesave të veta dhe rangut (apo vendit) ku bënë pjesë për interesa të atyre që e shtypin dhe që përfitojnë nga ai.

Sindroma e Prokustit

Nicholas Palffy në një botim të 2014-ës thotë: „Kj sindromë është një e keqe shumë e përhapur…“ Emrin e ka marrë nga hanxhiu i famshëm i mitologjisë greke por unë nuk do të ndalëm në qasje historike. Qëllimi është të kuptojmë pak ç’është kjo „veti“ dhe kë prekë më shumë. Palffy i ka lënë anësh më të ekspozuarit, ndoshta nguroi t’i thotë për arsye të panjohura gjer më sot. Ai i përmend të gjitha kategoritë por lenë anash më të prekurit nga kjo sindromë: politikanët. Mos vallë s’kishte dëgjuar për këta të tokave tona!?

Sindroma e Stockholm-it

Pa u ndalur shumë në zbërthimin e asaj që thonë ekspertët, do të them se ky sindrom shfaqet si post-çrregullim nga traumatizmat e përjetuara si peng (por edhe i burgosur a i maltretuar pa qenë peng) që lind mëtej pasoja dhe ndërlikime psikologjike.

Kjo sindromë favorizon shfaqjen e reaksioneve paradoksale, në radhë të parë: identifikim me agresorin. “Ky identifikim është një përgjigje e zhvilluar kundër ankthit dhe veçanërisht kundër frikës së vdekjes të shkaktuar nga situata”. Identifikimi i këtillë është përcaktuar nga Ferenczi si “introzheksion i agresorit, … A duhet të them se ky sindrom është i lidhur ngushtë me mekanizma të veçanta psikike në kontekstin e varësisë dhe imoralitetit.

Ka ndonjë nga sindromat e përmendura që nuk e gjejmë të një numër i madh politikanësh??!!