Sikur të kishim inaugurime edhe të fabrikave e spitaleve në Kosovë, e jo vetëm të autostradave!

Sikur të kishim inaugurime edhe të fabrikave e spitaleve në Kosovë, e jo vetëm të autostradave!

Nga: Rabije Haklaj
L’image contient peut-être : 1 personne, sourit, debout et intérieur“Kjo është autostradë në thonjëza. Pamja është shumë e mirë, por zemra e saj si është. Do të dihet masandej për punën e saj. Ne kemi fakte me çu firmën në Gjykatën e Arbitrazhit. i kemi argumentet në çfarë cilësie është punuar aty. Kanë hesht Pal Lekaj, Prokuroria. A me shku unë vetë në Gjykatë. Institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Kemi fotografi që dëshmon cilësinë e dobët, si kanë kaluar testet e betoneve, njerëzit janë bërë milionerë nga ajo autostradë. Ka pasur montime gabime. Dikush është paguar për ato gabime. Ishalla s’merr jetë njerëzish…..! Meqë Ministria po ka qef me bashkëpunu më shumë me firmën, se me qytetarë të vetë, atëherë s’kemi çka të flasim ne.”  Ky punëtor thotë se, posedon edhe fotografi që janë bërë gjatë punimeve, të cilat dëshmojnë për punën e dobët që është bërë në atë autostradë.

Kështu citon për mediat ish- punëtori i kompanisë „Bechtel Enka“, Përparim Sadiku, i cili, edhe përkundër faktit se, nga lëndimet gjatë punimeve të autostradës „Arbën Xhaferi“ gati kishte humbur jetën, ai, nuk ishte ftuar në këtë ceremoni dhe as punëtorët tjerë, edhe pse këta do të ishin më meritorët për të qenë aty. Por, në inaugurimet e prerjet e shiritave  në Kosovë, nuk ka vend për punëtorë, sepse aty duhët të jenë të „fuqishmit“ e shtetit për të treguar se po „punojnë“, e me këtë, edhe të mundohën të përfitojnë ndonjë votë me tepër në zgjedhje.

Kjo është çështje në vete dhe jo diçka e re që shofim në vendin tonë!

Por, ajo që po shpërfaqet çartë në fenomenin e ndërtimit të autostradave, është fakti se:
Përderisa kilometri i autostradave tona, po na del të jetë më i kushtueshmi jo vetëm në Kontinentin e Evropës, por ndoshta edhe në gjithë Globin (me mbi 12 milion €/ km) tani po dëshmohet se, edhe përkundër kësaj kostoje kaq të lartë,  cilësia e tyre është shumë e dobët dhe me rrezikshmëri jete për kalimtarët. Kjo gjë na është dëshmuar edhe në autostraden “Ibrahim Rugova”, ku ende pa përfunduar punimet, patën filluar prishjet!

Për matrapazët e shtetit,  nuk ka fare rëndësi, as kualiteti i punës e as jetërat e qytetarëve të Kosovës që mund të humbën nga këto autostrada, por vetëm e vetëm, se si të kenë mundësi të pasurohen vet dhe klientela e tyre mafioze përmes tenderëve, që prapa tyre fshehen po këta vet.

E duke ua ‘lënë ëmbël’ kjo mënyrë e pasurimit, në vend që të mendojnë për një zhvillim të mirëfillt e të gjithëmbarshem ekonomik të vëndit, e në vend që të mendojnë për hapje të fabrikave  ku do të gjeneronin vende pune për të rinjtë, që ç´do ditë po na i „grabitë“ Evropa, e në vend që të ndërtonin spitale, që qytetarët tonë të mos ua mësyejnë vëndeve fqinjë (madje edhe Serbisë) për të kërkuar shërim edhe për probleme të vogla shëndetësore, këta po duan edhe mbi 1.200.000.000 €, të ndërtojnë autostradë (krejtë të pa nevojshme) edhe në Dukagjin. E me këtë fenomen, është e vërtetë se për një gjë mund të „mburremi“, sepse po thyejm rekord – po behëmi shteti, që për nga madhësia territoriale sa ka Kosova, me kilometra të rrugëve autosteadë, po ua kalojmë të gjitha shteteve të BE-së dhe e më gjerë.

Ky eshtë shteti ynë, pra shteti që, më së shumti do i përshtatej emri të quhej: „Autostradistan“!

Pra;

– Shteti i autostradave e asfaltit, por jo i zhvillimit ekonomik e hapjes së vëndeve të punës,

– Shteti i kriminelëve e të korruptuarve, që kurrë nuk ndëshkohen,

– Shteti i fajdegjinjve e haraçgjinjve, që për çdo tender që japin, e kanë “hisen e vet të kulaçit”,

– Shteti që, ç’do investitori qoftë vendor, apo të huaj e që është i interesuar për të investuar në Kosovë, i kërkojnë ose ‘hise’ në biznes, ose para të gatshme, si kusht për t’a lejuar të investojë,

– Shteti që, në Institucionet e veta, i ka kriminelët dhe bashkëpunëtorët e krimit ekonomik e korrupsionit, por që prokuroria nuk i ‘sheh’, sepse është e kapur nga ta, e në anën tjetër, na bënë “spektakle” kinse po e lufton krimin e korrupsionin “cep më cep” të territorit të Kosovës,

– Shteti që, deri para 2 viteve i ka burgosur njerëzit edhe për kundërvajtje (ndonjë gjobë) të trafikut, a kriminelët me vepra penale e oligarket e pasuruar në mënyrë enigmatike, shetisin lirshëm, sepse ata, ua ruajnë shpinden “bosëve” të pushtetit e u’a financojnë fushatat elektorale,

– Shteti që, vetëm emrin e ka shtet, sepse për nga funksionaliteti ligjor e aferat korruptive të profileve të larta, më shumë të ngjason me bandat kriminale të Kolumbisë, se sa me një shtet të mirëfilltë,

– Shteti që, gjithçka tjetër mund të quhët, por jo edhe shtet, përderisa, jo të gjithë qytetarët pa dallim forcës së pushtetit, janë të barabartë para drejtësisë (të pushtetshmit janë të pa prekshëm),

– Shteti që, pushtetarët e tij përveç kopallave të tyre boshe, se duhët bërë më shumë për mirëçenien e qytetarëve, në realitet, interesohen vetëm për veten e tyre e klientelen e vet.

Pra, më fjalë të tjera, gjëndja faktike në vend është e mjerueshme dhe këtë po e shofim të gjithë ne qytetarët  që nuk po vuajm nga “Daltonizmi” (verbëria e ngjyrave), por po e dallojmë çartë se, shtetin tonë e ka kapluar ngjyra e zezë në qeverisje.

Dalja nga kjo gjëndje, është e domosdoshme dhe e vetmja zgjidhje. E meqë ky pushtet, nuk ka vullnet dhe nuk po punon për ndryshime, zgjedhjet do të ishin zgjidhje.

Shkruan: Rabije Haklaj