Sikur ta prekja diellin!

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Sikur ta prekja diellin!

Mbi qepallë të syrit
Flenë ëndrrat.
Dhe zgjohen ato
Duke mbjellë shpresë.
Tek lulja e jargavanit
Në gonxhe u ulën të flinin prapë.
Nga syri rrodhi loti
Në det pikoi, u bë flori,
Zgjata dorën ta prekja
Aty m’u shfaq nëna.
Nga ai çast m’u zgjuan ëndrrat
Në qerpik të syrit,
I putha ato me radhë
Seç preka edhe diellin
Aty ishte vet nëna.
Në jelek qëndisur
Gonxhe fije ari,
Se nga gjiri nënës
E preka dhe diellin
Ku pinte qumshtin fjala.

Durrës, 15 Maj 2018