Siç veproi Kosova, tani duhet Shqipëria që ta ndeshkojë Regjimin Rama-Rilindja (R.R-R

Siç veproi Kosova, tani duhet Shqipëria që ta ndeshkojë Regjimin Rama-Rilindja (R.R-R)

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ashtu sikurse veproi votuesi kosovar, që me votë të lirë e ndëshkoi elitën politike, establishmentin politik, i cili kishte kapur shtetin dhe institucionet e tij , ashtu duhet të veprojë edhe populli shqiptar në Shqipëri për dëbimin dhe ndëshkimin e elitës politike të keqpushtetit  dhe të regjimit anticivil dhe kundraintegrues të Shqipërisë në BE.

Verdikti popullor në Shqipëri mezi po pret edhe ai Ditën Demokratike  të vullnetit të tij për ta zhveshur dhe për  ta çmontuar  nga pushteti regjimin korruptivo-kriminal të elitës politike shqiptare, dhe aktualisht Regjimin “Rama-Rilindja”(R.R-R), regjim i cili de fakto ka rënë prej dështimeve dhe prej skandaleve të rënda të tij, dhe kryesisht e teresisht prej   krizën demokratike, shoqërore, politiko-parlamentare, ekonomike, juridiko-konstitucionale, pra,  prej krizën  gjthinstitucionale dhe shtetërorë ku ky regjim e ka zhytur Shqipërinë.

Regjimi klepto-oligarkik në Shqipëri është shumë  e shumë më i keq se sa çfarë ishte ai në Kosovë të cilin votuesi kosovar   me 6 Tetor 2019, verdikti popullor  i tij e ndëshkoi.

Tani radhën pra  e ka Shqipëria, për të dëbuar me votë dhe për ta ndëshkuar regjimin e Edi Ramës dhe të të ashtuquajturës “Rilindje”, si një regjim tipik kleptokratik hajdutërie,  regjim mafiooligarkik apo siç edhe e kanë etiketuar edhe me keq akoma politikanë, diplomatë dhe mediat më të rëndësishme botërore perendimore Shqipërinë si një narkoshtet apo  Republika e Kanabistanit.

Regjim Rama -Rilindja,  e ka futur Shqipërinë në një krizë gjithinstitucionale shtetërore, prej të cilit janë larguar nga Shqipëria  afro 500 mijë shqiptarë, dhe vazhdojnë të largohen elita kombëtare, elita intelektuale e ajo profesionale,  dhe sidomos rinia. Tani radhën e ka votuesi shqiptar në Shqipëri, që ta ndëshkojë Regjimin Rama-Rilindja, i cili është bërë i padurueshëm dhe i neveritshëm. Faktikisht me ndëshkimin e madh që votuesi kosovar i dha regjimit politik klepto- oligarkik ,antipublik , regjim të cilin e instaloi kryesisht PDK e Kosovës dhe Hashim Thaçi, vota e votuesve kosovarë ishte edhe si ndëshkim për Edi Ramën , për binomin antishqiptare Rama -Thaçi , por që këtë duhet ta çojë deri në fund votuesi shqiptar në Shqipëri duke e ndëshkuar keqpushtetin dhe regjimin e Rilindjes së E. Ramës.