SI U SHPËRNDA NËPËR BOTË, “ZËRI I KOSOVËS”, ORGAN I LRSHJ-LPRK

FARIDIN TAFALLARI

SI U SHPËRNDA NËPËR BOTË, “ZËRI I KOSOVËS”,
ORGAN I LRSHJ-LPRK.

(Adresat dhe postimet për shpërndarjen e “Z.K”, në vitet 1982-84)

Ky shkrim ribotohet pas gjashtë apo shtatë viteve, me një shtojcë (hyrje), për
të vetmen arsye, se, në Kosovë është e njëjta situatë…pra si në atë kohë edhe
sot?!…Po e njëjta gjendje, pa ndonjë përmirësim të situatës politike dhe asaj
ekonomike, madje ajo politike më e rëndë këto kohët e fundit!!!
Mjerisht krerët tanë po vazhdojnë me gënjeshtra e pompozitete të ngjashme,
të thëna e të stërthëna, me të njëjtat fjalë e premtime boshe, aq sa për popullin
tashmë janë bërë tepër të bezdisshëm, të padurueshëm! Ju është bërë koka
dialog, demarkacion, miqësi, mirëkuptim, marrëdhënie të mira, liberalizim i
vizave…E këto i dëgjon nga kryeparlamentari e presidenti, nga kryeministri e
ministra, zv.ministra e të tjerë…Dhe ky “mirëkuptim” i tyre të bën me mendu se,
janë shumë mirë të kordinuar në këto marrëveshje të përbashkëta!!! Po s’ka
ndryshe për këta të pafytyrë se, ndryshimi i vetëm sot, që i kanë bërë Kosovës
është “arritja” e shtuar e milionerëve, të cilët janë bërë të tillë, duke e xhvat deri
në palcë popullin e shumëvuajtur dhe duke shfrytëzuar për interesa të tyre, gjatë
këtyre 18 viteve, gjoja pavarësi, të mirat dhe pasuritë e Kosovës!!!…

…Sillen e mbështillen për çmimin e patateve me vëllezërit e një gjaku, me shqiptarët e
matanë Drinit dhe nuk merren vesh për një punë shumë më të rëndësishme se, si të
bëhen bashkë dhe t’i mbledhin forcat për një Bashkim Mbarëkombëtarë, Bashkim të
të gjitha trojeve etnike! Por shtyhen e bëjnë politikë patatesh!?…E me sllavët e jugut
si me qenë vëllezër, që si bashkon as gjuha e as gjaku!?Dhe ajo më e keqja është se
ata janë pushtues, na i mbajnë trojet tona të okupuara mbi një shekull!?
…Dhe kjo politikë nuk iu bënë aspak përshtypje dhe asqë i brengos!? I brengos
dialogu me Serbinë, apo ajo më e turpshmja se, çka do t’i japin akoma Malit të Zi!
Gjë, që i falën një pjesë të tokës të Kosovës pa iu dhimsur aspak!?…
Këtë dialog duan ta vazhdojnë tamam aty, ku ua la Edita Tahiri, që, sa herë që

kthehej nga Brukseli, dilte e gënjente sa mundej,duke thënë se, Serbia e ka njohur de
juro Kosovën!!! Vetëm e vetëm për ta zbutur popullin!? Eu, tamam si dikur shefi i saj
Ibrahim Rugova, që gënjente…E, edhe të gënjejnë…dhe të buzëqeshin, sepse janë të
pafytyrë ata, që gënjejnë si “pejgamberi” i asaj pjese të popullit, që e pëlqyen
pacifizmin!?! E pse mos ta ngrejnë në qiell Ibrahim Rugovën!?…Thoshte ai, se
pavarësinë e Kosovës do ta fitojmë pa luftë! Dhe e pa populli se, pa luftën heroike te
UÇK-së, të dalë nga gjiri i tij, kurrë nuk do arrihej liria!!!
Jo or jo, nuk bëjnë dialog me shtetin amë se, si të ribashkohen, si një komb i vetëm,
që jemi, por vrasin mendjen se, çka duhet me i falë ende Serbisë!!! Asaj shkine duhet
me i thënë me të madhe “…kthema borxhin…” se shumë borxhe më ke!?!…
Dialog në mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel..do të bisedojnë Thaçi e Vuçiç!?…E
për çfarë tolerimi do të bisedojnë këta dy krerë shtetesh, njëri frikacak si lepur e tjetri
qen serb, grabitqar??! …Tolerancë me Serbinë me serbosllavët!?..Deri kur??! Dhe ja
për 18 vite kohë e humbur, duke shkuar herë në Beograd e herë në Bruksel!?…Dhe po
i njëjti avaz…po e njëjta situatë!!!… Politikanët tanë sahanlëpirës po mashtrojnë, jo
vetëm popullin, por edhe vetveten dhe me siguri, në fund edhe vet kanë me rënë në
fund të gropës, që e kanë hapur vetë…!!! Shumë prej tyre janë tradhëtarë… dashtë
Zoti, jua theftë qafën!!!
Për çdo ditë populli po e sheh vetë se, si po kacafyten me njëri tjetrin!? Sepse po ju
përplasen në fytyrë ato të zeza, që kanë bërë…! O i nxjerrin vetë të zezat e bëra, pa jua
kërkuar, sepse nuk kishte kush të ua kërkonte më parë, pos “VV””!!! E vetmja parti
me numrin më të madh të përfaqësuesëve në Kuvendin e Kosovës, “VV”,të cilën po e
urrejnë me të njëjtin emër, me të njëjtën fyerje e sharje…Ata, ish titistët e moçëm me
rugovistët e pasardhësit e Titos, edhe sot po veprojnë bash si vëllezërit e tyre serbo-
maqedonë dhe greko-orthodokso- fashistët, që na urrejnë për vdekje ne
“seperatistëve”!?…
Ka edhe zëra aty këtu, nga disa patriotë e atdhetarë të flaktë, që ju dhimset me të
vërtetë Kosova dhe populli, të cilët po ju thonë: “Eiii zotërinj! Kah po shkoni… ku po
iu çon mushka?!? Ndaleni turrin se… kjo tokë … ka Zot dhe Zot jemi ne!…Ne
shqiptarët! Jo, nuk ju lejohet kurrën e kurrës, të vazhdoni të shkelni mbi gjakun e
derdhur në dekada e dekada për këtë tokë, e cila nuk po ju dhimset aspak!!!”…Mos
harroni se, ju vjen edhe juve dita e “shpërblimit”, sikurse ajo fjala, që thotë populli
“Fajtorin mos e vet, se të tregon vetë!” apo tjetra”Mos e vet, se të kallxon vetë!”..E
po i tregojnë vetë se, ju është mbushur kupa me mëkatet, që i kanë bërë këtij
populli!?…Ndaj i tregojnë poshtërsirat e njëri tjetrit, se cilët ishin këta horra edhe në të
kaluarën..Po këta m..a kështu kanë qenë !!! E shfrytëzuan kohën për 17 vite, duke e
lënë popullin në harresë, në errësirë, në mjerim e varfëri…e vetë kanë vrapuar, si
qentë për zorrë, duke thyer qafën pas hajnisë e imoralitetit, kush e kush të mbushet me
para e pasuri!?…
Këta që i kanë bërë dhe po i bëjnë këto të zeza, nuk kanë qenë luftëtarë të vërtetë
!?JO, kurrë!!!…Unë nuk i kam njohur asnjërin nga këta, që po thirren si baballarët e
kombit, që po enden nëpër sallat e kuvendit, pra, gjatë gjithë atyre veprimtarive, që
janë bërë brenda e jashtë në diasporë, si në SHBA dhe në shtetet e Perëndimit… dhe as
i kam dëgjuar, po nëpër këto veprimtari, emrat e këtyre, që sot po sillen si gjelat në
pleh, pa ia ditur rëndësinë detyrës, që e ka marrë përsipër!? Jo këta janë njerëz
kapadainj e megallomanë, të paskrupull, që e quajnë veten e tyre si baballarët e
kombit, si në parlament dhe në qeveri!?… Por, për ta, kam dëgjuar vetëm atëherë kur
vidhnin farmerka në Zvicër a gjetiu…!? Po, kam pasur fatin, duke e kërkuar, për t’i
gjetur njerëzit e popullit, ata, bijtë e shqiptarisë, ku jam takuar dhe kemi shkëmbyer

mendime, ku dhe jemi ndihmuar për raste të veçanta!…E sot, disa nga ata janë heronj
e dëshmorë të popullit! Kjo për mua ka qenë nder i madh, ka qenë dhe është
KRENARI!!! Unë do t’i përmend vetëm disa nga këta, që rregullisht i kam në mendje
dhe në zemër e nuk do t’i harrojë kurrë, siç ishin Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri
Zeka, Remzi Ademaj, me të cilët kam bashkëvepruar…Jam takuar me Salih Çekun,
me Zahir Pajazitin, hero i popullit dhe me shokët e tij Edmond Hoxhën, Hakifin,
Zejnullahun…Kam takuar Fehmi e Xhevë Lladrovci-Krasniqi, po ashtu heronj të
popullit. Kam takuar edhe disa nga vëllezërit e Xhevës, Halimin, Atomin, e të tjerë, si
dhe motrën Shqipe të Xhevë Krasniqit, të birtë e Abdyl Krasniqit, me të cilin gjatë
kohës të luftës kemi bashkëvepruar. Jemi takuar dhe ju kemi trokitur në derë, për të iu
kërkuar arrnë, për luftëtarët e UÇK-së, si dhe ndihma të tjera, shtetarëve më të lartë të
shtetit amë Shipërisë! Kam takuar Remzi Ademaj, komandant Petriti, dëshmor, shok i
veprimtarisë së hershme me Jusuf e Bardhosh Gërvallën e të tjerë.. Kam takuar edhe
kam bashkëvepruar në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani, se me Sali Çekun jemi
takuar në Shqipëri e Kosovë në gardhin, që ndante Shqipërinë mëmë me bijën e saj
Kosovën kreshnike! Jam takuar edhe me Agim Ramadanin, hero i popullit dhe të
tjerë, edhe me komandantin e tyre Tahir Zemajn…Kam takuar edhe Azem Sylën dhe
Xhavit Halitin, nëpër hotelet dhe hijet e freskëta nëpër Tiranë, në atë vapën e rëndë,
duke bërë sefo, pa ju hëngër palla, për luftën e ashpër e të përgjakur, që bëhej në
vendin e tyre (këtë të dytin, Halitin, e kam takuar disa herë edhe në
Gjermani…) Andaj, a nuk I thonë kësaj turp që, të quhen këta vjedhës luftëtarë a
komandantë!? Ata, luftëtarët e komandantët e vërtetë, u vranë gjatë kohës së luftës, në
front, ballë për ballë me armikun, sepse, ata, që i rrokën armët vërtet për të luftuar për
komb e lirinë e atdheut, ata, shumica ranë në fushën e nderit. Dhe nga ata, që mbetën
të gjallë,. shumë bënë vetëvrasje nga se, luftëtarët e tyre, shokët e tyre, i lanë anash, i
lanë në harresë, ashtu të varfëruar, pa nder e respekt!?…Luftëtarët e lirisë u varfëruan
skajshmërisht sa që nuk mund t’i përballonin kushtet më minimale për të jetuar ata
vetë dhe familjet e tyre!!!…
Jo, mos të harrojnë të gjithë ata, që shkelën dhe e pordhosën gjakun e lirisë për këto
17 vite gjatë dhe pas luftës! Në veçanti krerët tanë, duke e filluar nga presidenti,
presidenca, qeveria, kuvendi i Kosovës martire… mos të harrojnë as ata ministra e
zv..ministra dhe deri tek nënpunësit më të vegjël, se, kjo liri u fitua me shumë gjak
dhe me sakrifica të mëdha,jo vetëm në luftën e UÇK-së,por me dekada e
dekada!?…Mos harroni se ju, i keni zënë vendet e atyre, që kurrë nuk ju ndanë punës,
veprimtarisë e aktivitetit!?… Dhe sot… ku janë sot?!? Jo nuk i njihni, nuk i dini kush
dhe cilët ishin, jo jo…!? Ndaj po luani me lirinë, që ua sollën të tjerët dhe nuk po
njihni asgjë tjetër pos vjedhjes, hajdutnisë, korrupsionit, kurvnisë, hashashit e drogës,
makinave nga më të shtrejtat e më luksozet e parave të pista me bollëk!?..Hahen e
grinden si qentë politiqenët tanë dhe… kurrë nuk gjetën kohë që të bisedohet për ato
trojet arbërore, të ndara nga të katër anët nëpër shtetet e fqinjeve tanë, ku trojet tona
shqiptare i mbajnë të okupuara dhe nën trysninë e egër të armikut të pabesë, i mbajnë
të robëruar, ku edhe ata shqiptarë, që i përfaqësojnë shqiptarët, nëpër këto republikat
sllave, shumica e tyre janë edhe më armiq se armiku i vërtetë!!! Shahen e fyhen para
kamerave me nënë e me babë dhe robtë e shtëpisë pa fije turpi, vetëm e vetëm për tu
pasuruar e për tu ngjit deri në majat më të larta të shtetit?!
Eh sa shumë u tradhëtuam!?…Sa shumë u zhgënjyem me këta të panjerzishëm, që
shahen e grushtohen, duke u quajtur me njeri tjetrin kriminel, vrasës, spiun udbashë e
tjera fëlliqësira nga më të ultat!?… Çka nuk dëgjon sot e për gjithë ditë nëpër seancat e
kuvendit, nëpër ato foltore dhe askush nuk mban përgjegjësi për këto!!! Sepse, ta
quash tradhëtar një njeri, është fjalë shumë e rëndë, jo nuk ka më e rëndë se tradhëtar,

dhe, në se nuk je tradhëtar, atëhere, të lutem, përse e duron…ose duhet t’i kërkojë
përgjegjësi x nëse nuk është ashtu, sipas akuzave të bëra, ose është ashtu pasi i duron
përndyshe akuzuesi, duhet të përfundojë në burg…përndryshe, ky tjetri të përgjigjet
pse e quan tradhëtar “pa qenë”!
Jo vetëm sot, por kurrë nuk më janë hequr nga mendja fjalët e babait tim, atë ditë të
ftohtë marsi të vitit 1973, kur më përcolli për në mërgim, fjalët e atij malsori të
vuajtur të Struzhës, por bujar e fisnik, fjalët e babës tim, që do t’i mbyllte sytë e do të
shkonte nga kjo jetë, pa më parë më …”Bir, mos e harro kurrë, kudo që të jesh, je
shqiptar…e toka jote, vatani është i shenjtë…është më i shenjtë se shtëpia! Së pari
është vatani biri im…! Pa vatan nuk ke as shtëpi!!!
***
Në të gjithë veprimtarinë patriotike dhe atdhetare, në rrugën e gjatë dhe të vështirë
drejt lirisë dhe Çështjes Kombëtare, një rol të padiskutueshëm dhe vendimtar ka
luajtur shtypi ilegal i kohës, duke filluar nga “Bashkimi”, organ i Frontit të Kuq
Popullor, botuar nga Ibrahim Kelmendi., si dhe “Lajmëtari i Lirisë” dhe “Zëri i
Kosovës”, të botuar nga Jusuf Gërvalla, në Gjermaninë Federale si dhe “Liria”, organ
i OMLK, Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës,botuar nga Kadri Zeka në
Zvicër. “Zëri i Kosovës”, i botuar nga Jusuf Gërvalla, ishte organ i Lëvizjes Nacional
Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavinë e atëhershme,
dhe që nga qershori i vitit 1982, organ i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare
në Jugosllavi,LRSHJ, e më vonë, organ i Lëvizjes Popullore për Republikën e
Kosovës, LPRK.
Shpërndarja dhe postimi i ekzemplarëve të ZK, për mërgimtarët, bashkëkombasit
tanë kudo nëpër botë, qe një detyrë patriotike tepër e rëndësishme dhe e
domosdoshme për ato vite të vështira, që për dikë mund të jetë dukur e thjeshtë, por
në realitet ishte një punë e mundimshme dhe shumë e rrezikshme për kohën.
Andaj sot, kur kujtojmë me krenari, demonstratat e fuqishme të PRANVERËS së
1981, dëshiroj të kujtoj dhe të sjell në vemendjen e lexuesit edhe shpërndarjen e këtij
organi’, ”Zërit të Kosovës”, të botuar fillimisht nga Jusuf Gërvalla në Gjermaninë
Federale, si një veprimtari e kryer me aq vetmohim e përkushtim nga unë dhe nga
shumë bashkëkombas të mi mërgimtarë, patriotë e atdhetarë, të cilët kontribuan pa pra
në shërbim të atdheut dhe kombit!
Shpërndarja e “Zërit të Kosovës” kudo nëpër botë, u bë me anë të postës. Ashtu
sikurse e thashë dhe më lart, edhe pse dukej një detyrë e thjeshtë, ajo ishte me shumë
telashe, e komplikuar dhe tepër e lodhëshme. Së pari duhej të shkruheshin adresat, për
të cilat duhej kushtuar një vemendje e veçantë, që ato të ishin të sakta, pra pa gabime.
Secilës adresë duhej dërguar aq ekzemplarë sa kërkonte. Pesha e paketimit të
ekzemplarëve duhej të ishte tepër e saktë, deri në gramin, peshën e lejuar, se
përndryshe posta nuk t’i pranonte… dhe të shkonte dëm gjithë ajo punë e
mundimshme e paketimeve… Ishte shumë i rëndësishëm ruajtja tepër sekrete e
adresave, në mënyrë, që këto adresa marrëse të këtij shtypi, të mos dekonspiroheshin
e të binin në sy të fqinjëve të tyre, se përndryshe edhe rrezikonin… dhe jo vetem këta
persona rrezikonin por edhe familjen e tyre në vendlindje!? Pra, për të gjitha këto
duhet të isha tepër i vemendshëm dhe i kujdesshëm, sepse i kryeja të gjitha veprimet
vetë, pa ndihmën e askujt!
Për kujdesin e madh, që duhej treguar, lidhur me ruajtjen e adresave gjatë
shpërndarjes së ZK, po citoj pjesërisht dy letra, që më kanë dërguar në atë kohë, dy
anëtarë të KP së Lëvizjes. Letra e parë është e dërguar nga Xhema…! “….. I dashur
shok, ja këto janë disa nga adresat, që m`u dukën më të rëndësishmet për dërgimin e Z
K, Shumë prej këtyre njerëzve ti ndoshta i njeh, prandaj për atë që të kam thënë se,

kanë dërguar të holla, në se e sheh të arsyeshme dërgojua Z.K… Këto adresa pos S.(
Xhafer Durmishi, shënimi im, F.T.), nuk guxon t’i ketë askush, sepse siç po e sheh,
njerëzit po i ndërrojnë edhe 100 fytyra…Pra vetëm ju të dy… Përshëndetje
vëllazërore Xhema ( Xhafer Shatri, shënimi im F.T.).
Letra e dytë:”……adresat nuk t`i dërgova, nga se nuk i kisha kompletuar siç po t`i
dërgojë tani…dërgesat duhet të bëhen përmes ‘Flugpost’(Postajrore).Përndryshe nuk
shkojnë para muajit…Unë mund të tregoj pastaj kur dhe ku. Sa i përket sasisë, se sa
numra duhet dërguar secilit, po i vë anash me laps të thjesht numrin…, siç e shoh unë
të arsyeshme…Do të kushtoj ca,..pyet së pari sa është pesha maksimale e
‘Drucksache’ për në SHBA. Si ‘Päkchen’(paketë e vogël), me çmime të lirë, pesha
maksimale është një kgr. dhe kushton, në 15.DM….
Sa i përket shpërndarjes këndej,duhet të dimë se, ku i keni dërguar e do t`i dërgoni, që
mos mbetet asnjë anë pa to. (mos të dërgohen dy herë)…
Përshëndetje Shoku (Ibrahim Kelmendi, shënimi im F.T.).
Kështu pra, ato adresa më ishin besuar mua, si një detyrë, të cilën duhej ta kryeja me
shumë besnikëri dhe në konspiracion të thellë, ku persona të tjerë
nuk duhej t’i dinin aspak, për mos të rënë në gjurmë as armiku e as tradhtarët
shqipfolës.
Kjo detyrë e rëndësishme dhe e rrezikshme kryhej vullnetarisht dhe me dëshirën e
zjarrtë për rrugën, të cilën e kishim pranuar, ne, si anëtarë të Lëvizjes dhe si anëtarë të
Këshillit të Përgjithshëm së Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi…që më
vonë u kalua nga LRSHJ në LPRK, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, ku
në të nënkuptohej që, brenda kësaj Republike të bashkoheshin edhe të gjitha trojet
etnike shqiptare në Republikën e Kosovës!
“Zëri i Kosovës”, shpërndahej në Shtutgart e rrethinë edhe nga aktivistët e Lëvizjes,
bëhej shpërndarja dorazi aty ku ishin pranë adhuruesit dhe dashamirët e Lëvizjes, ku
edhe ata e ndihmonin shumë proçesin e shpërndarjen së Z K. Ka pasur raste që, nëpër
banesat kolektive të Deimler-Bezit (haimeve), ku ka pasë shumë punëtorë, të ardhur
nga atdheu ynë, Kosova, nga trojet etnike Shqiptare, si në Sindelfingen, pra kudo,
nëpër banesa ku banonin shqiptarë, bashkëvendasit tanë, (heime) ekzemplarët e Z.K ,
i fusnim edhe nën dyer…. Veprohej kështu, sepse, në atë kohë duke banuar së bashku
në një dhomë, 3 – 4 bashkëkombas, ishte shume më i pakët rreziku i dyshimit të tyre
mes veti, bile për këtë mënyrë shpërndarje na porosisnin vetë ata bashkëkombas, të
cilët dëshironin shumë ta lexonin Z K!
Duhet dhe ja vlen të përmendim se, ka pasur edhe nga bashkëkombasit tanë, të cilët
kanë rrezikuar mjaft duke i marrë me vete disa ekzemplarë të Z K, për t’i çuar në
vendlindje!? Kështu Z K, u shpërnda tek bashkatdhetarët tanë në shumë vende të
Evropës, por edhe në shumë vende të kontinenteve të tjerë, si në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, në Argjentinën e largët etj.
Ndaj për t’i rikujtuar emrat e atyre bashkëkombasve (por të më falin, se ndoshta jo të
gjithëve, sepse kanë qenë të shpërndarë me mijra ekzemplare të Z K) edhe pse
shumicën e tyre nuk i njoh e nuk më njohin vendosa që, në këtë X 30 X vjetor të
demonstratave të pranverës 1981, tua shënoj emrat me shumë kënaqësi dhe respekt, të
cilët në ato vite i konsideroja jo vetëm si shokë të idealit të madh por edhe si vëllezër
e motra. Prandaj po përfitoj nga ky rast t’i përshëndes me dashurinë më të madhe të
atdhetarit dhe njëherit edhe si bashkëveprimtar e shok ideali i Jusuf e Bardhosh
Gërvallës dhe Kadri Zekës, por edhe i shumë dëshmorëve e aktivistëve, veteranëve të
luftës dhe veprimtarisë e përpjekjeve tona të përbashkëta, në rrugën drejt lirisë,
pavarësisë e Çështjes Kombëtare!
Emrat dhe adresat po i shënoj sipas alfabetit, gjë që mund edhe të kem bërë ndonjë

gabim apo edhe ndonjë harresë!?. Ndaj për këtë ju kërkoj falje!
Qëllimi im është që emrat e këtyre bashkëkombasve veprimtarë, të cilët kanë
kontribuar, t’i shënoj në shenjë respekti, që të dihen e të mos lihen në harresë
veprimtarët patriotë, ashtu siç ka vepruar rëndom deri më sot qeveria Thaçi!!! Duhet
të bëhet diferencimi mes atyre spiunëve shqipfolësa, të cilët, në atë kohë tepër të
vështirë për ne, luftëtarët e lirisë, na shikonin si “armiq” të Jugosllavisë, e kush… ata
që spiunonin shokët, ata që iknin anash kur ne protestonim, ata që na shikonin nga
larg e na ironizonin se, gjoja po jua “prishim” bashkim-vëllazërimin me shkijet, ata që
nuk na bashkangjiteshin, ata frikacakë që nuk hynin në rreshtat e gjatë të
demonstruesve nëpër qytetet e metropolet evropiane e botërore…!?
… Dhe sot ata gjakshprishurit mburren e rrahin gjoksin për këtë liri e (pa)varësi të
zymtë e të cunguar të Kosovës sonë martire, të vuajtur e të stërmunduar… Ata që
kurrë se merituan e nuk e meritojnë, krekosen sot për lirinë e (pa)varësinë… se na
qenkan ata luftëtarët e”vërtetë” të lirisë, kur deri dje i gëzoheshin Jugosllavisë titiste,
duke hyrë e dalë nëpër ambasadat e konsullatat jugosllave, duke bërë spiunime të
fëlliqura për shokët tanë….
E sot të këtillë i gjen edhe në qeverinë Thaçi, të kyçur në vende të mira pune… e
luftëtarët e vërtetë, ata që sakrifikuan gjithçka enden të papunë, pa përkrahje, në
mjerim e varfëri, në harresë totale, ashtu sikurse edhe familjet e dëshmorëve të UÇK –
së dhe të rënëve për liri!?
E them me bindje të plotë se, në ato vite të stuhishme të veprimtarisë sonë patriotike e
atdhetare, askush nuk ka vepruar duke menduar për ndonjë vend pune e as për ndonjë
post, përpos idealit të madh, çlirimit të vendit nga hordhia serbo – sllave! Shumica e
atyre veprimtarëve, të cilët kontribuan e sakrifikuan duhet domosdoshmërisht të
nderohen e të respektohen… Por sot fatkeqësisht, për ta, po mungon ky nderim e
respekt!? Por ajo që është edhe më e keqja, nuk i njeh askush, nuk i ka ftuar asnjë prej
pushtetarëve që, së paku ta njohi si një veprimtar, si një atdhetar i vërtetë… Raste të
tillë ka mjaft, por unë po përmend vetëm një… Po përshkruaj rastin e kremtimit të 3
vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në konsullatën e Republikës së
Kosovës, në Shtutgart.. Ftesën e mora nga konsullata.. dhe konfirmova pjesëmarrjen
time… Me thënë të vërtetën u befasova shumë, kur e pashë sallën që ishte e mbushur
plot e përplot…Nuk kishte vend për tu ulë, por një zonjë, të cilën e falenderoj, më bëri
një vend duke ndenjur ajo vetë në këmbë!?… Disa nga ata, që tash e kishin të
gatëshme, nuk ngurruan as të dilnin në foltore… dhe me ato fjalë të shprehnin
“gëzimin” e Pavarësisë!?… Para se të kryhej, të pranishmëve iu drejtua me pak fjalë
përshëndetëse, konsulli ynë Fiket Kajtazi. Pasi përfundoi muzika, ku qe i ftuar
këngëtari i mirënjohur Kastriot Tusha, kaluam në sallën ku ishte i shtruar koktej!?
Tavolinat ishin të mbushura me shumë lloje te ushqimeve dhe pijeve…. Por ajo që më
befasojë dhe më trishtojë shumë ishte se… nuk i pashë shokët, me të cilët kishim
vepruar dekada e vite me radhë!!? Kishte edhe nga ata, që ishin të pranishëm, dhe
ishin të panjohur për mua…nuk kishte nga shokët e dikurshëm, që shkonim dikur nga
një qytet në tjetrin, nga një shtet në tjetrin për të demonstruar, që nuk kursenin as për
ndihmat shumë të nevojshme…Ishim aty vetëm dy shokë… dhe unë tre!?!
Më vonë, u informova nga vetë ata, shokë se, nuk i kishte ftuar e as informuar
askush!!!…Ata, që edhe natën e bënin ditë, duke vepruar sa në një vend në tjetrin, ata
aktivistët më të dalluar… nuk ishin ftuar!!?….Dhe aty… nuk mungonin ata, që në
kohën e ish-Jugosllavisë rrinin ditë e natë me konsujt jugosllavë, ata që rrinin gju më
gju duke pirë e besa edhe duke u puthur me shkja e shkina sllave… ishin ata që ne, në
atë kohë na duhej të ruheshim prej tyre, për të mos rënë në syrin e tyre prej spiuni…
ishin ata që na ndiqnin e na spiunonin dhe sot… ata ishin grumbulluar aty, si korba të

zinj… duke ngrënë e duke pirë…!?! E tmerrshme!!!…Kishte aty nga ata sojsëzët!!!…
…Ndërsa shokët, bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës nuk i kishin ftuar fare!!! Nuk
ishin të ftuar ata, që vepruan, luftuan, protestuan sa e sa herë para dyerve të
konsullatës jugosllave për mijëra të burgosur, për mijra të vrarë, për prijësat tanë,
TRE YJET E PAVDEKËSISË, JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA E KADRI
ZEKA, që dora gjakatare e UDB-së dhe e tradhëtisë i vrau më 17 janarin e kobshëm
të vitit 1982, pak më larg nga vëndi ku kremtohej tre vjetori i shpalljes së Pavarësisë
së Kosovës!!!
… Megjithë dhimbjen që ndjej, përsa u shpreha më lart, them dhe jam i bindur se,
populli im vetë, di më së miri t’i vlerësojë, t’i nderojë e t’i respektojë ata që luftuan e
kontribuan pa kursyer asgjë për këtë vend, që populli im kurrë nuk mund t’i harrojë
ata, atdhetarët e vërtetë, që nuk njohën interesa, por u prinë nga motoja “ATDHEU
MBI GJITHÇKA”…Dhe do të vijë një ditë që gjykimi i këtij populli do të bjerë mbi
Thaçin e të gjithë ata, që harruan e që tradhëtuan idealet e shenjta të luftës së tij e të
gjakut të derdhur për këtë tokë!!!
ADRESAT E POSTIMEVE TË ZK, GJATË VITEVE 1982 – 1984
1. AbaziAbdylkadri, “Furkan” Marabit Muhaxherin Damaskus SYRIE(5)
2. Adem Kelmendi, T.O. Box.95, Focskray, Virginia, 22150, USA-(5)
3. Agim Osmani, Schmidenstr. 156 7000 Shtutgart (5)
4. Agim Gashi, 1927 Stepher Dr. Montgomery, Ili.60538 U.S.A (5)
3. Ahmet Sadiku,Gineheimer Landstr. 42 1653, 6. Frankfurt, 90(30)exp.
4. Ahmet Krasniqi, Hotel Flaminus, Via Frncinet Nr. 23, Prima porta, Roma Italy(30)
5. Ahmet Muharremaj, 8 Rue du Prebotin Nr. 77160 France (20)
6. Ahmet Zharku, 207 E.Mosholu Pkwy Bronx, N.Y.10467 U.S.A. (30)
7. Ajet + Meni, 1330 S. Central AV.Cicero, Ili. 60650 U.S.A.(15)
8. ALBANSKA KULTUR 4285 Förneningen «Adem Demaçi« BOX 20314
SCHWEDEN
9. AL.Kosovar, Youth in TheFree World 439West46 Street NewYork
N.Y.10036USA(5)
11. Aleks Efthim 13330 Nadine St. Huntigton W. Mi 48070 U:S:A: (5)
12. Alivebi Beadini, Motenburgerstr.12 Hamburg 50 (Halit) (10)
13. Avdyl Nuhaj, Drahenfelstr.1/A,D-6700 Ludwigschafen tel.573194(5)
14. A.Zenelaj (për Shaqën)8 Avenue Maurice Thorez 69120 Voulx EN VELIN Lyon
Francei(30)
15. Azir Aziri, Chee de Haeht 486 1030 Brukselles Belgien (15)
16. Bashkimi Kombëtar Shoqria « Bajram Curri » P.B. Box Hastings Vic. 3915
Australia (10)
17. Bajram Lata, Kastellstr.11, 7972 lsny Algäau (20)
18. Bajram Shala, Schmiden str.90 D-7000 Shtutgart 49.0711563927(5)
19. BELLA VITA (Restaorante) 1409 York Avenue New Xork, N.Y. U.S.A. (5)
20. Besim Rexha, Heidelstr.4 D-5520 Velbert 1 (5)
21. Brahim Shehu, Kastellstr.11, D-7972 Allgäu (5)
22. Brahim Zeqiri, Av Du LIGNON 21 Geneve SUISSE tel.564011
23. B. Bedzeti Dotmumnderstr.69, 4000 Düseldorf (30)
24. B. Krasniqi, Po Box 1314 Bunbury 6230 W.A. Australia (20)
25. Dem Dinaj, Am Buchagn str.32 D-5963 Venden 1 Krs OLPE (5)
26. Dem Haziraj, Herweg str. 4 D-7306 Dekendorf (5)
27. Dino Egriu 10 Ocean Parkway Brooklyn, N.Y. 11218 U.S.A. (5)
28. Ejup Ahmeti, 18 Rue Acasias Nr.205, CH-1225 Geneve, (5)
29. Emrush Ramniqi, Schutzenstr. 27,6700 Ludwigschafen (5)

30. Enxhëll Kolaneci, Botschaftstrat S.V.AL.Jacquingasse 41, 1030 Wien Austri
31. Enver Avdullahu 3.Rue des Pitons Ch-1205 Geneve te.2952o5
32. Esat Bilalli, 270,6 Th,Palisades NY.06750 N.Y. U.S.A. (5)
33. Familja KALAJ, 40 East Ave. 81 St. NewYork,N.Y.10027 USA. (10)
34. Fadil Rashani 10,rue John-Grasset CH-1205 Geneve.tel.299374 (5)
35. Fadil Hajredini, 1, Chemin desOuches CH-1203 Geneve.tel.968547
36. Faridin Fafallari, Haiterbacherstr.75, 7270 Nagold te. 07452 66108
37. Faik Misini, (19.41)22-684962
38. Faik Hamiti, në Shtutgart tel.(19)49.711.252784 miku.?Frikacak!!!
39. Fehmi Sadiku, Av Du 00Mars 24 CH200 Neuchtal tel.38/246570 (5)
40. FONDI i PERBASHKET SHQIPTAR P.O.Box197 Brooklyn ,N.Y. 11218
Lisle.U.S.A.
41. Gazmend Lleshi, 1330, S.Central Chikago 60650 U.S.A. (5)
42. Gürkan Saraçoglu, Mahmut Pasa cad. No.82, Istanbul (5)
43. Gjergj Kalaj, 125 Goldner Av. Pontiak, Mich., 48054 U.S.A. (20)
44. Gjergj Kalaj 40 E.End Av.81st. Ny.Manhetan U.S.A. 5?
45. Gjeto Sinishtaj, 315 E. 68 St. New Xork, N.Y. 10021 U.S.A. (20)
46. Hajrulla Tërpeza, D-8264 Waldkraiburg, Rangenueg (5)
47. Hamid Krasniqi, Rübinhomle 30 D-7074 Albsdadt 2 (2)
48. Hasim Mjaku, Markgrafenstr. 54, 7750 Konstanz (5)
49. Hasim Sufta, 1145 sok. No.94 Yeniseheir, Izmir-Türkiye (2)
50. Hatixhe Morina,Schubertstr.18,6000 Frankfurt-Main (10)
51. Haqif Demka AROSA (19)41.81/313769?
52. Hysk Halimi, tel. …..315970?
53. Hamz Laqi. 49.52462308………?
54. Hajriz Demiri, C.2.25.D.68 Manhaim 1.tel.49.621.21526
55. Idriz Halimi tel. (19) 41.22/3147713
56. Ilaz Devaja, tel. (19)-22- 320700
57. Iljaz Kamberi, Schödlerstr.30 Wandsbek 20 2.Hamburg (150)
58. Ismajl Hoxha, Helingen str.25, 6630 Saarlouis-Roden (5)
59. Isah Latifi 49 (42.1)655036
60. Ismajl Hyseni, 18 Rue Jean Jaqnet Ch.1201 Geneve-tel.320975
61. Ismail Imeri, P.O.Box 511 Lisle Ilinois 60532 U.S.A. (20)
62. Imer Berisha 1 Walker Court Greinwich, conn.606830 U.S.A. (2)
63. Imer Isufi 1611 Mary An Lan Lockport, Ill., 60441 U.S.A. (5)
64. Imerjah Qamili, Kölnerstr. 313, D-4000 Düseldorf (30)
65. Isa Bulan, Karl-Theodorstr. 4 D-6908 Wiesloch
66. Jahir Prenku, Robertstr.21, 5000 Köln 91 tel.0221857226
67. J. Röhm Kristofstr. 41 Shtutgart-Fellbach (2)(miq gjerman)
68. Kadri Avdullahu, te.923694
69. Kamber Kamberi, tel. (19) 41. 45/ 513358
70. Kolë Paloka, seestr.42, D-7033 Kernen (5)
71. Kolë Gjojcaj, 36762 Waltham, Sterling HTS. Mich. 48077, U.S.A.(20)
72. KPD. Welingoferstr. 103, 4600 Dortmund 30 (2)
73. Klubi „Emin Duraku“ Düseldorf“Graf-Adolfstr.63- 65.4.Düseldorf
74. Klubi „Idriz Seferi“, Rue Rubens 41, 1030 Bruksels-Beg. (150)
75. Klubi „Perparimi“ Weststr.150 Zürich, tel.01-352411
76. Latif Qelaj, Alte Landstr. 101, 2072 Bargteheide
77. LIRIA 397/B W.Broadwey S. Boston, Mass. 02127 U.S.A. (10)
78. Lutfi Dauti, 55 Cathrineav Weternbury. Conn 06704 USA.(100)

79. Lekë Syla hasangasse 33,1100 Vienë-Austri
80. Maksut Zulfaj, Vulkan str. 32 D-2820 Bremen 70 (15)
81. Mahmut Kryeziu, Frolihstr. 12, 89 Augsburg (10)
83. Mark Mirdita, 16 Rue De Chaudronees Ch. 1205 Geneve
84. Murat Kryeziu, Nordwestring. 30, 7042 Bernhaussen (10
85. Mejdi Raxha, Hidere Wasse 30/682, 7032 Sindelfingen
86. Muharrem Gjocaj, Klarastr. 9-72, 8000 Münhen 19 (150)
87. Muharrem Ramaj, Pasenstr. 13, 2800 Bremen 44 (5)
88. Musa Xheviti, Militet str. 10 Delroth, 4047 Dormogen 11 D.(2)
89. Mr. Lefter Dema, Monroe, 2146-3- B, 1428Buenos Aires, Argentina(10)
90. M. H. Bilali, 48 Fairviev Av. New York N.Y. 10016 U.S.A. (3)
91. Muhamet Ramiqi, Cite Ouest« G »Ch.1196 Gland (VD)tel. 642957
92. Mulaj.? Jesgostr. 11, 1. Berlin (40)
93. Mustaf Rexha, Rue de Indenerie 5 Geneve-Suisse tel.564011
94. Mursel Nuhaj, tel. 0211-658751
95. Milaim Shabani, Cite Ouest « G » 1196 Gland (VD) Suisse
96. Miftar Avdullahu, B. D. Santei Gorge 44 Geneve Suisse
97. Milaim Hoti, tel. 410233
98. Nami Ramadani, Karlsbaderstr. 12, 7300 Esslingen (15)
99. Namuk Çaliskan, Gökalp Mahlesi 44/2, sok.No.33-D- 1, Zeytinburgnu. Istanbul
Tyrkie (2)
100. Nezir Neziri, Martin Hemmstr. 81, 8070 Ingolstadt (7)
101. Nezir Nuhaj, tel. 0211-658477
102. NueCamaj+Pjeter B. 510 East 86 Street NewYork, N.Y. 10028 USA
103. Nur Hanim, Cigdem sok. Nr.24/6, Pendik, Istanbul (5)
104. Nijazi Sylqa, Gülvenik Cad. Yaylagül, sok. No.3/19-20, Asagi Ayranci Ankara
(10)
105. N. Neziri, Max-Peschelstr. 27, 8858 Neuburg (50)
106. Nikole Shtufi, Hercherstr. 1B Hanover (tel.o511-323372)(5)
107. N. Dibrani, Untenführungstr. 18 4600 Olten. CH (5)
108. Peter d`Albano, 765 Agate st. apt San Diego. Cal 92109 U.S.A.
109. Peter Platzman, Erlbüggerstr. 15a. 4370 Marl. (2)
110. Q. Malaj F. Grem Stationsweg 14. 5210Troisdorf, tel0224,173832(10)
111. Qerim Berisha, 1123 Berndard Drive, Westbury, U.S.A. (10)
112. Q. Kerqova, Co“Red Apple INN”8. stret, Monroe Wis, 53566USA5)
113. Raiz Deva, Zefer Mahlesi, Marangoz Bursa (2)
114. Ramiz Kurtulus, Gazi Osman Pasa cad. No. 16 Aliböjköy, Istanbul(2)
115. Ramazan Ajdini, Il. Kristin Dr. 822Schaumburg. Ill. 50195 USA.(10)
116. Reis Bega, 99 Medison Av. New York N.Y. 10016 USA. (3)
117. Rexhep Gecaj, Lunzernstr. 80-7035 4020 Linz Austria
118. Rexhep Rama, Dorfstr. 54, 4656 Starkihre. CH (2)
119. Rexhep Ibrahimi Königes str. 81 Kaiserslautern (5)
120. R. Tafallari, Karthauserstr. 40, 55o3 Konz
121. Reshat Sahitaj, Rue Masui 116 1100 Bruxseles Begique
122. Rifat Buzuku, Rohrwegg 44, 3470 Hökster (5)
123. R. Sharaj, 21 Kristin Dr. 822 Schaumburg Ill, 60195 USA(5)
124. Rrustem Gashi, Motorstr. 59 Zimmer 205, 8 München 40
125. Shaban Neziri (K. L.) Klingenstr. 23, 7101 Massenbachhauesn (5)

126. Shaban Yldrim, bayerstr. 5, 8000 München (2?)
127. Shaqir Salihu, 7408Laybton Drive Sprinfield Virginia 22150 USA(20)
128. Shaip Hashani, 6137 S. Kolin, Chikago Ill. 60629 USA. (20)
129. Shaip Zeqiri, Herrenbergerstr. 40. Zim, 305, 7400 Tübingen (30)
130. Shemsedin Kryeziu, Hotel Z. Hircshen Sant Julistr 21Salzburg(10)
131. Shote Camaj, 510 East 86 St. New York.,N.Y. 10028 USA.(10)
132. Sadik Zeneli, (Uka) Münzerstr. 12, Bö 7100 Heilbronn (5)
133. Sadri Hajrizi, Löhstr. 3a, 5090 Leverkusen 1. (20)
134. Sami Hashani, 128BD. de Stalingrad bad. lesc.1 ap.3, 94200, Ivry S/Saine
Frankrei(10)
135. Sami Xhaferi, 1902 Brandley Dr. 60538 Montgomery Ili., USA (2)
136. Saçir Kastrat, Feridiye cad. No. 93,Taksim Istanbull (2)
137. Selim Koca, Haim Sindelfingen….. (30)
138. Selami Beçiri, Rue du Ruissen N. 92, 75018 Paris (5)
139. Selmani L+Z+N. Dalipi, 11.Rue Dizernes 1205 Geneve Suisse
140. Smajl Ngucati, Kelenstr. 19, 7000 Shtutgart 1 (5)
141. Sitki Belallari, Fa.Wallner Martingasse 16, 2700 Wr. Neuestadt Austri
142. Sokol Gashi, Mindelsheim str. 12, D-8938 Buchloc (1)
143. Sylë Neziri, Mommssengasse 21-14, 1040 Wien Öshtrei (10)
144. Sylë Nuha, Gustav Poesgenstr,-Düseldorf (19)49. 211-382556(150)
145. Sylë Thaçi, Kolskstr. 26, 46. Dortmund 14 (40)
146. Tafil Berisha, Malemsaijmstr. 35, 7253 reningen, W-Germany (5)
147. Tejfar Dervishi, 74 4t4 Ave. Paterson. N. J. 07524 USA.
148. Tefik Saraçoglu, mahmutpasa cad. No. 82, Istanbul
149. Tus Amet, Rue de skater ventes 53, 1080 Bruxelles Molemberk
150. Vedat & Sadrije Saliu, tel. 0711-886727
151. Vebi Mustafi, Oberbilker Allee.6, 4000 düseldorf 1
152. Vebi Bajrami, Günder Schharovskistr.6 (20)
153. Vëllazrit Sela, 824 Ceney IslandAve. Brooklyn, N.Y. 11218 USA (30)
154. Xhafer Basha, Unterbiberger str. 26, 8000 München 83 (20)
155. Xhavit Ramabaja, Auf Dem Felde 23, Gütrsloh 12. (30)
156. Xhavit Kabashi, 316-6- 92street, ap.26. New York,city. 10028USA (10)
157. Xhafer Demolli, Kopernikustr. 29, 2800 Bremen
158. Xhafer Rrahmani, tel. 38.75893
157. Xhafer Demolli, Kopernikustr. 29, 2800 Bremen
158. Xhafer Rrahmani, tel. 38.75893
159. Xhavit Fera, tel (19) 41. 297305
160. Xhemajl Duraku, Box 66, 26035 Ödakra-Schveden. (30)
161. Xhemail Musliu, Poststr. 58, 7250 Leonberg (5)
162. Xhevdet Hoxha, 29559 Lamer, Livonia Mi 48152. U.S.A
163. Xhezair Ahmeti, 1830 Brooklyn, N. Y. 11210 U.S.A (5)
159. Xhavit Fera, tel (19) 41. 297305
160. Xhemajl Duraku, Box 66, 26035 Ödakra-Schveden. (30)
161. Xhemail Musliu, Poststr. 58, 7250 Leonberg (5)
162. Xhvdet Hoxha, 29559 Lamer, Livonia Mi 48152.
163. Xhezair Ahmeti, 1830 Brooklyn, N. Y. 11210 U.S.A (5)