SI SHUMË KUNGUJ NËN SQETULL KRYEMINISTRI RAMA?

Nebi Dragoti

SI SHUMË KUNGUJ NËN SQETULL KRYEMINISTRI RAMA?

Dy kungujt që peshojnë tonelata janë Reforma në Drejtësi dhe zbatimi me përpikmëri i Vettingut. A do t’ia dalë vetëm duke korrur suksesin kryeministri? Ka dhe kunguj të tjerë që kërkojnë zgjidhje emergjente. Ka kunguj korrupsioni kudo, që duhen shkulur me rrënjë. Ka kunguj trunguj të paaftë nëpër poste. Ka kunguj dembelësh që nuk e kanë qejf punën apo punët i bëjnë si petullat me ujë. Ka gunguj enigmatikë që pengojnë hapjen e vendeve të punës, se ka shumë të papunë Shqipëria dhe këta duan t’i shtojnë. Shqipëria vuan nga kjo plagë. Ka kunguj drejtues, vërtetë kunguj nga koka: në spitale, në komuna, në bashki, në polici, në administratë. Ka kunguj që nuk e kryejnë as punën e bariut nëpër male. Ka lloj-lloj kungujsh kapadaijsh që rëndojnë punën e qeverisë, që përdorin njëqind marifete si opozitarë që t’u shkojë uji në arën e vet. Bobo, ka kunguj lëndësh narkotike që nuk i do Europa, ku kërkojmë të futemi. Bobobooo!

Shumë kunguj ka në sqetull kryeministri Rama! A është , vallë, kaq i zoti për t’ia dale mbanë problemeve të shumta që kemi? “Nuk mbahen shumë kunguj nën sqetull”, thotë proverbi popullor. Kjo është e vërtetë. “Trim i mirë me shokë shumë”, thotë një tjetër proverb. Ishalla, ishalla, njëqind herë ishalla kryeministri Rama bëftë mrekulli fenomenale sa të çuditet edhe bota.. Sidoqoftë, duhet uruar : Te priftë suksesi, të priftë e mira, të priftë e mbara! KJO ËSHTË SHQIPËRIA QË DUAM !