Si kërkoi Rusia ta përfshinte Shqipërinë në një “federatë ballkanike”

Isuf B.Bajrami

Skema e Moskës për të krijuar një bllok me vendet komuniste lindore. Ideja e bashkimit të Jugosllavisë me vendet e Danubit dhe Shqipërinë. Ambiciet dhe rivalitetet mes shteteve të ndryshme dhe si dështoi plani rus

  1. L. Sulzberger

 

PARIS – Një nga drejtimet bazë të politikës së jashtme të Bashkimit Sovjetik në lidhje me Europën duket të jetë nxitja e krijimit të federatës së shteteve ballkanike dhe danubiane. Sesa larg dëshiron të shkojë Moska në këtë drejtim, nuk duket të jetë e përcaktuar. Zgjerimi do të varet nga një marrëveshje e konsiderueshme në faktin sesa larg do të jetë e mundur që të shkojë te pavarësitë e këtyre vendeve dhe në të dhënat që ka në duar. Ideja e një federate të Ballkanit dhe të Danubit është një ide e vjetër dhe në tërësi ajo ka pasur një sukses të vogël. Sot, sigurisht që ka një shans më të madh për një federatë të tillë, krahasuar me çdo kohë tjetër, qëkur u shkatërruan Perandoritë Otomane dhe Habsburge dhe qëkur morën pavarësinë tokat fshatare në ngjalljen e tyre.

Shtetet e pastra ballkanike si Shqipëria, Jugosllavia, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria, fqinja e tyre danubiane, kanë të përbashkëta qeveritë diktatoriale komuniste.
Sistemet e tyre ekonomike janë gjerësisht të pangjashme, modele gjithnjë e më të afërta me atë të sistemit të Bashkimit Sovjetik.

Me të kaluarën politike dhe ekonomike të përshtatshme që po rritet vazhdimisht dhe që kontrollon propagandën që po vepron në mënyrë identike në të gjithë këto vende, ideja e federatës është duke u lehtësuar në mënyrë të vazhdueshme.

Tashmë Bashkimi Sovjetik ka një aleancë dypalëshe ushtarake me Jugosllavinë dhe pakte të ngjashme janë duke u përgatitur edhe me katër vende të tjera. Të gjitha varen rreth Bashkimit Sovjetik për mbrojtjen dhe për pajisje ushtarake. Armët janë duke u standardizuar.

 

Si do të tentohet lëvizja

Sesi do të zgjerohet një federatë, mund të ketë plane, të cilat aktualisht nuk bëhen të ditura. Ajo që është logjike te përfshirja, është se Bashkimi Sovjetik dëshiron një sistem federativ që të shtrihet nga Polonia në detin Balltik deri në Greqi, në Mesdhe, duke përfshirë të gjitha vendet ku ka ndërhyrë. Përpara luftës kishte qëllime rastësore nga këto vende, vetëm që të shfrytëzonin lidhjet e ngushta ekonomike, duke përfshirë hekurudhën nga Polonia në Selanik përtej urës së re danubiane dhe kanali lidhjes nga Danubi përmes Moravu-s dhe luginave të lumit Vardar.

Kohë më parë nuk kishte pasur asgjë, por tentativa lëvizi në drejtim të krijimit të një federate të vetme të shteteve të Ballkanit, vetëm se këto kishin qenë doemos të kufizuara. Bashkimi Sovjetik ka nxitur të gjitha vendet europiano-lindore që të hartojnë marrëveshje dypalëshe mes tyre. Të tilla ekzistojnë mes shteteve sllavo-perëndimore: Polonia, Çekosllovakia dhe Jugosllavi, si dhe mes vendeve si Jugosllavia, Bullgaria, Shqipëria dhe Rumania.

Jugosllavia është çelësi i çdo federate ballkanike. Ndërtimi i saj është i modeluar ngushtësisht në atë të Bashkimit Sovjetik dhe vendi është duke ngritur disa minirepublika autonome si ato që ka në Bashkimin Sovjetik. Republika jugosllave e Sllovenisë, si e tillë, ka më shumë shanse të shkëputet, siç po bën Ukraina përmes ligjit sovjetik së fundi, e cila e ka të mundur që ta bëjë një gjë të tillë.

 

Federatë e çlirët

Në këtë mënyrë, Jugosllavia do të përdoret si një magnet që të tërheqë pavarësinë e shteteve të tjera, si Bullgaria dhe Shqipëria. Republika Jugosllave e Maqedonisë do të shërbejë si një hapësirë në të cilën Maqedonia greke do t’i bashkëngjitet forcërisht.
Ajo që është e vështirë ka të bëjë me zbatimin e saj, megjithatë, përpara luftës, shumë jugosllavë dhe bullgarë biseduan për krijimin e një shteti të madh të sllavëve të Jugut që të shtrihej nga Deti i Zi deri në Adriatik. Pastaj, çështja dinastike u ndalua me të gjitha mundësitë e saj që në nisje. Ajo që është më e mundshmja është se do të inkurajohet një formë më e çlirët e federatës. Të tilla mundësi ishin diskutuar nga kryetari i shtetit jugosllav, mareshal Tito me kreun e shtetit bullgar, Gjergj Dimitrov dhe me homologun e tyre rumun, Petru Groza. Po ashtu edhe me kryetarin e shtetit shqiptar, Enver Hoxha.

Ajo që nuk shihet qartë është se çdo gjë madhore nuk pritet për t’u realizuar së afërmi. Larg këtyre manovrave kanë nisur të krijohen në vazhdimësi, thjesht skemat e aleancave dypalëshe dhe të inkurajohen marrëveshjet tregtare dhe bashkimet doganore përmes këtyre vendeve. Tashmë shtetet po preferojnë politikat e jashtme të përbashkëta dhe të gjitha ato janë të koordinuara nga Moska. Ekonomitë e tyre do të jenë të lidhura krejtësisht te një rubël në bllok, sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që nuk është shqyrtuar akoma. Si një bllok ushtarak, çdo gjë në Lindje, përgjatë linjës nga Trieste deri në Greqi, i është bashkëngjitur tashmë Bashkimit Sovjetik. Sigurisht, një skemë e tillë e një federate të mundshme do të kërkojë kohë të përpunohet. Nëse me të vërtetë do të ushqehet kjo, mund të jetë një mendim i mirë për Ballkanin për të ecur gjatë, por për të tanishmen, konceptet e një diktature proletariati vështirë se do të sjellin lumturi të veçantë te popujt e Ballkanit, të cilët duan lirinë përpara se Radio Moska të nisë ta theksojë atë fjalë.
Ambiciet kombëtare

Të grumbullosh një skemë të tillë federative, me të drejtë Moska do të dëshirojë ta përfshijë Greqinë dhe Turqinë dhe Thrakën Europiane. Tani ka qëndrime të tilla, se këto ide do të jenë të mundshme pa shkaktuar luftë. Megjithatë, versioni përfundimtar i një federate lindore europiane kërkon një rrugë të gjatë. Disa persona kanë spekuluar rreth vështirësisë së arritjes së një qëllimi të tillë sepse ka konkurrenca politike të tilla si ajo midis mareshal Titos dhe Dimitrovit. Kjo është naive. Në botën komuniste njerëzit janë përzgjedhur për detyra dhe aspiratat e tjera, dihen, pasi është një kohë që duhet të tërhiqesh.

Këto janë larg vështirësive më të mëdha të përfshirjes në një ambicie kombëtare të ndryshme si ajo mes rivalitetit serbo-bullgar, apo rivalitetit serbo-kroat edhe në llojet e gjuhëve. Ndërsa një serb mund të flasë si i barabartë me një kroat dhe e bën veten që të kuptohet me një bullgar ose një slloven, gjuha rumune është shumë ndryshe. Po ashtu mund të jenë edhe gjuhët e ashpra hungareze dhe shqiptare.

Madje kjo nuk është një pengesë thelbësore. Rusët, uzbekët, kazakët dhe mongolët jetojnë tani së bashku në një perandori të gjerë sovjetike. Sigurisht, nëse një federatë ishte përfunduar, në të ardhmen ajo do të jetë e logjikshme që të shpresojë. Që politika sovjetike është e ngadalshme, por po punon në mënyrë të qëndrueshme në drejtim të këtij qëllimi, kjo është e arsyeshme të shprehet. Por ajo që ka më shumë gjasa është se do të duhet një kohë e gjatë për të ecur te hapat themelorë bazë. Por nëse dhe kur materializimi i një federate të tillë do të jetë radikalisht një tjetër balancë europiane e pushtetit! Para së gjithash, një federatë ballkanike do të krijojë një ndërthurje të fortë të bllokut, duke u shtrirë nga Karpatet në drejtim të Mesdheut. Në tërësi, federata lindore europiane do të lidhë bashkërisht më tepër sesa 100 milionë punëtorë, persona të guximshëm dhe do t’i bëjë ata më të rëndësishmit e bllokut në Europën jo-ruse. Dhe së fundi, nëse një bllok i tillë do të bashkëpunojë me Bashkimin Sovjetik, ajo do të projektojë kufijtë aktuale (jo politikë) në zemër të Europës. Por, më e mundshmja është se kjo që do të ndodhë pa shumë vonesë, do të jetë shumë e dobët.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 11 janar 1948