Shumë politikanë shqiptarë janë antikombëtarë dhe antiamerikanë

Shumë politikanë shqiptarë janë antikombëtarë dhe antiamerikanë

Nga Skënder S.KAPITI

Nga Skënder S.KAPITINuk do të ndalem këtu për të argumentuar me fakte historike të së shkuarës se
përse gjithmonë shumë dhe më kryesorët politikanë në Shqipëri kanë qenë dhe
janë edhe sot demqarët, haramzadet dhe hajdutet e popullit të vet dhe se shumë
prej tyre kanë qenë edhe antiamerikanë ,pasi këtë e dinë tashmë pjesa më e madhe
e opinionit shqiptar.Atë se pse SHBA janë aleati më i madh strategjik dhe jetik për shqiptarët e kam
shkruar në një kapitull të veçantë te Libri “TRIUMFI I KOMBIT”.

Miratimi dhe fillimi nga funksioni i VETTING-ut është ajo e cila më shtyu për ta
shkruar këtë shkrim.

Pra, nuk ka nevojë të shkojmë larg në kohë por mjaftojnë të sjellim në kujtesë disa
fakte të politikës dhe të politikanëve shqiptarë të këtyre 27 viteve të fundit si fakte,
ngjarje, veprime dhe sjellje të politikanëve shqiptarë për të konstatuar
antikombëtarizmin dhe antimerikanizmin e tyre. Rezulton se politika dhe
politikanët në Shqipëri janë vazhdimësia e atyre të ishkomunizmit sllavo-ortodoks
antiperendimorë, por që pas vetërënies së komunizmit u konvertuan në demokratë
të rrejshëm maskuar me hipokrizira patriotike dhe të proamerikano-europianizmit
fals.
Të jesh antikombëtar rezulton njëkohësisjht se je edhe antiamerikan, pasi
gjithmonë prej 100 vitesh në momentet më të vështira ku është rrezikuar mbijetesa
e shtetit shqiptar të Shqipërisë si dhe fakti se Shteti i sotëmi i pavarur i Kosovës pa
rolin vendimtar të SHBA-së mos t’i shkojë ndokujt në mendje se do kishim sot
Shtetin e lirë e të pavarur, Kosovën.Sa për Tiranën politike kurrë nuk do të ishte çliruar Kosova , dhe politika e Tiranës
kurrë nuk është interesuar seriozisht për çështjen kombëtare, dhe as nuk e ka
kërkuar kurrë Bashkimin Kombëtar.

Edhe gjatë Luftës më të fundit që çoi në Çlirimin e Kosovës ata që kërkuan dhe
bënë maksimumin dhe të pamundurën për dëbimin e serbëve nga Kosova janë
SHBA-të.

Ndërsa amerikanët deklarohen se Ballkani është akoma problem i pazgjidhur, ku
këtu ata kanë parasysh se duhet të zgjidhet problem i Bashkimit të shqiptarëve,
kryeministri aktual E.Rama kërkon një rikonfigurim tipik titisto-ishjugosllav të një
tregu të përbashkët ballkanik ku në ishJugosllavinë e re të futet edhe Shqipëria.
Kjo është në përputhje me plaformën serbe e përkrahur nga aleatët e saj historikë
francezët dhe rusët. Pra kjo përbën një kërcënim kombëtar dhe një
antiamerikanizëm të një neoJugosllavizmi.

Vetëm me këto mund t’u japim përgjigje shumë qytetarëve shqiptarë dhe shumë të
huajve joshqiptarë të cilët pyesin se si ka mundësi që Shqipëria mbijetoi si shtet.
Pra, a nuk është e vërtetë se këtu një rol të jashtëzakonshëm dhe kryesor për
Shqipërinë dhe për shtetin shqiptar, ashtu edhe për Kosovën kanë SHBA-të.
Dihet tashmë roli i SHBA-së për demokracinë në Shqipëri, por dihet se shumë
shpejt shpëtheu në Partinë Demokratike, nga regjimi Berishist antikombëtarizmi
dhe antiamerikanizmi i tij.

Së pari regjimi i PD-së nuk ndertoi dhe nuk punoi për demokracinë por për një
regjim autokratik personal të kryetarit te saj, duke i kapur të gjitha pushtetet dhe
drejtësinë , pasojat e tij janë ato që për 27 vite e katandisën në këtë farë derexheje
sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.. Berisha ishte edhe autori i rrënimit të Ushtrisë
shqiptare.

Të dyja këto si autoritarizmi dhe shkatërrimi i ushtrisë ishin shumë të dëmshme
kombëtarisht si dhe në kundërshtim edhe me politikën dhe diplomacinë e SHBA-
së.

Në kohën kur rrezikohej substance shqiptare ,e gjysmës së kombit shqiptar në
Kosovë, dhe kur SHBA dhe aleatët e saj kishin vendosur një embargo kundër
ishJugosllavisë së Millosheviçit , Shqipëria e regjimit berishist shkeli embargon
ndaj Serbisë.

Pra a nuk ishte kjo një politikë dhe sjellje antikombëtare dhe antiamerikane?
Po tjetra edhe më e rëndë akoma, a nuk ishte tradhëti dhe antikombëtare
marrëveshja e detit me Greqinë nga po Berisha, ku tinëzisht u anashkaluan edhe
SHBA-të duke qenë kështu një marrëveshje komplotuese antishqiptare dhe
antiamerikane?

Për politikën e Tiranës nuk ka pasur asnjëherë interesim të duhur dhe serioz as për
Çamërinë shqiptare, por heshtje dhe mosinteresim po. Ndërsa Greqia mban të
pushtuar Çamërinë dhe për ta ligjësuar dhe përjetësuar greqizimin e Çamërisë,
shovinizmi grek shpiku dhe përdor kartën e Vorio Epirit, për ta gllabëruar edhe
Jugun e Shqipërisë,ajo mban akoma në fuqi edhe Ligjin e luftës me Shqipërinë.
Për Shqipërinë dhe për politikanët e saj, Çështja Çame asnjëherë nuk ka për t’u
zgjidhur. Atë do ta zgjidhin po SHBA-të, te të cilët besoj dhe shpresoj shumë te ta,
përderisa politika dhe diplomacia amerikane ashtu siç e thash dhe më lart
Ballkanin e shohin si një i problem të pazgjidhur akoma. Kjo është e vërtetë pasi
edhe Shqipëria ,edhe Kosova kufizohen rreth përqark me troje shqiptare.

Vetëm politikanët shqiptarë kanë bërë tradhëtira dhe marrëzira kombetare ku per
interesa personale pushteti janë mbeshtetur dhe kanë kërkuar perkrahje te armiqt e
Shqipërisë , te serbët dhe grekët ne favor të rivalitetit politik ndervete, por serbo-
grekët nuk e bëjnë kurrë një gjë të tillë me shqiptarët per t’u kerkuar atyre ndihmë.
Politikanët shqiptarë për interesa personale pushteti e politke edhe u kanë falur
territore tokësore dhe detare serbëve dhe grekëve, si Zogu atëhere dhe Berisha
tani.

Tani le ta shohim, ta kujtojmë dhe të mos e harrojmë antiamerikanizmin me pasoja
e dëme të mëdha që të dy politikat e mbrapshta e opozitës së Partisë Demokratike
dhe të pushtetit të Partisë Socialiste si dhe shoqëria civile e manipuluar prej tyre
refuzuan propozimin e SHBA-së për demontimin e armëve kimike të Sirisë, ku
prej kësaj farë politike antiamerikane humbësi më i madh ishte interesi ekonomik,
integrues, imazhi dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, për rritjen e imazhit dhe
të integrimit të Shqipërisë aq shumë energji politike e diplomatike konsumuan me
këtë strategji SHBA, per te mirën kombëtare dhe integrimin e Shqipërisë.
Po kështu si spjegohet ndryshe edhe “ndërhyrja” politike dhe mediatike e
Kryeminstrit të Shqipërisë , E.Rama, në prag të zgjedhjeve Presidenciale të
SHBA-ve e për ta deklaruar hapur dëshirën e tij dhe t’u bëjë thirrje se cilin
kandidat për President të SHBA-ve duhet ta votojnë dhe cilin mos ta votojnë
votuesit amerikanë.

Një gjë të tillë nuk e bënë asnjë kryetar shteti perendimor dhe e bëri kryeministri
shqiptar. Pra, për pushtetin e tij personal duke pasur besim të tepruar se do të
fitonte kundershtari dhe rivali i Donald Trump, dhe vetëm një servil dhe një miop
politik e bën një gjë të tillë.

Arsye që më shtyu për ta shkruar këtë shkrim është Miratimi i Reformës në
Drejtësi, VETTING-u, i cili ma ngacmoi kujtesën dhe më solli në mëndje për ato
raste të cilat i preka shkurtimisht më lart, pasi edhe pengesat e mëdha dhe
mosvullneti i paimagjinueshëm i politikës dhe i politikanëve shqiptarë shpalosi
antikombëtarizmin dhe antiamerikanizmin e tyre.

Politikanëve antikombëtarë dhe antiamerikanë tashmë u ka dalë boja. Ata retorikën
patriotike dhe hipokrizinë proamerikane e kanë vetëm maskë politike mashtrimi në
sipërfaqe dhe në dukje, por tinzisht dhe me tradhti të kamufluar, veprojnë për
interesa të ngushta personale të tyre, si dhe për ineresa të atyre që nuk ua duan të
mirën shqiptarëve.

Armiqtë e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk e duan konsolidimin e dy shteteve
shqiptare dhe as integrimin e tyre në BE. Këtij synimi të tyre a nuk i shërben
politika e Tiranës, ku prej saj në Shqipëi sundon padrejtësia, krimi, trafikimi i
qënieve njerëzore, eksodi dhe droga.

SHBA përpiqen me çdo kusht që Shqipëria të ndërtojë shtetin ligjor ,të luftojë
krimin dhe korrupsionin. SHBA bënë të mundur miratimin e ligjit të
VETTINGUT ndërsa politika dhe gjyqësori shqiptar sabotonin dhe punonin
kundër.

Pra politika antiReformë dhe antiVETTING a nuk ishte veprimtari e dëmshme
kombëtarisht dhe njëkohësisht edhe antiamerikane? Populli shqiptar aspiron për
progresin, për përparimin kunder korrupsionit dhe varfërisë, shqiptarët aspirojnë
integrimin dhe për këto aspirate kanë mbështetjen e madhe nga SHBA, ndersa
politikanët shqiptarë me korrupsionin, me drogën ,me krimin, me tradhëtinë bëjnë
të mundur moszhvillimin, papunësinë, varfërimin e shqiptarëve dhe mosintegrimin
e Shqipërisë.Po kjo politikë e Tiranes është marrë si model edhe në Kosovë për të
cilën do të shkruaj në një shkrim të posaçëm, por jo se ajo ka ndonjë risi ndryshe
nga ajo e Tiranës.