Shtetësia dhe Integrimi i Kosovës janë të pasfidueshme sepse ato kanë garancinë e SHBA-ve(Pj.2)

Shtetësia  dhe Integrimi i Kosovës janë të pasfidueshme sepse ato kanë  garancinë e SHBA-ve(Pj.2)

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shtetësia,Pavarësia dhe Integrimi ndërkombëtarë i Kosovës janë të pasfidueshme sepse ato kanë mbështetjen dhe vulën e SHBA-ve, të mikut dhe të aleatit më besnik ,strategjik dhe jetik të shqiptarëve dhe të Kosovës.  Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se çdo antiamerikan shqipfolës është thellësisht edhe antishqiptar.

Kosova do t’u jetë mirënjohëse gjithmonë SHBA-ve, dhe për këtë po u kujtoj bashkëkombasve të mi edhe atë se çfarë simpatie, respekti dhe mbështetje të jashtëzakonshme kanë edhe fjalët e Presidentit aktual Z. Trump në letren e tij dërguar Presidentit të Kosovës se: “Kosova është një parner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Europën”.  Pra Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e vlerëson Kosovën si partner vendimtar të SHBA-ve për paqen në Europë, ndërsa në  Prill 2016 kryeministri i Shqipërisë, E.Rama, shprehej nëpër media se  është turp dhe kërcënim për SHBA-të dhe kërcënim real edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që të  zgjidhej një President si Donald Trump.

Këto fjalë të Presidentit të SHBA-ve janë më se vëllazërore dhe nuk kanë nevojë për koment , pasi në atë letër Presidenti Trump  arrin deri aty: sa që Kosovën e quan një partner vendimtar për paqen në Europë, pra aq e rëndësishme është për SHBA-në  Kosova sikur të ishte një prej fuqive më të mëdha të Europës perendimore që luan rol vendimtar për paqen në Europë, dhe po ashtu i tregon të gjithë Botës , dhe jo vetëm serbëve dhe të tjerëve aleatë të tyre  se: SHBA-të  kanë investuar shumë për pavarësinë e Kosovës dhe për suksesin e saj si një shtet i pavarur dhe sovran.

Prandaj Kosova dhe politika e saj  duhet t’u qëndrojë besnike SHBA-ve dhe jo si politika e Tiranës e cila në jo vetëm në një rast është treguar e pabesë dhe hipokrite ndaj SHBA-ve siç ishte p.sh.  edhe rasti i protestës civile dhe i opozitës së Partisë Demokratik , si  dhe në sinkron me to ishte edhe  vendimmarrja antiamerikane e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama kundër propozimit amerikan për demontimin e armëve kimike të Sirisë, vendimi që ishte antiamerikan por shumë i dëmshëm për vetë Shqipërinë e cila humbi një shans të madh  të saj që vjen një herë në 100 vite. Qëndrim tjeter antiamerikan dhe antikombëtar ishte edhe shkelja nga Shteti shqiptar e embargos së naftës për makinën ushtarake kriminale dhe genocidiste të  Millosheviçit.

Shqipëria rastin  me mosaprovimin e demontimit të armëve kimike të Sirisë  humbi një mundësi unike, prej së cilës ajo do të kishte përfituar aq shumë ekonomikisht, financiarisht, politikisht, diplomatikisht, strategjikisht  dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE, përfitime këto për shqiptarët të cilat i kishte përllogaritur mirë aleati i madh i shqiptarëve ,SHBA.  Pra:  prej injorancës, prej papërgjegjshmërisë, prej arrogancës dhe sidomos prej pabesisë së klasës politike shqiptare ndaj SHBA-ve ,dhe prej papërgjegjshmërisë dhe pabesisë kombëtare ndaj shqiptarëve prej  kësaj klase politike, kjo mundësi dhe ky shans i madh humbi për shqiptarët.

Prandaj politika e Kosovës ta lexojë mirë edhe këtë letër, këtë porosi  të Presidentit të SHBA-ve edhe për marrëveshjen që duhet të realizojë politika kosovare me Serbinë ashtu sikurse porosit Presidenti Trump se:”Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike , do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithpërfshirëse , vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”.

Kjo letër që Presidenti Trump drejtuar atij të Kosovës erdhi në kohën edhe të  Transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës , që edhe kjo arritje i dedikohet dhe erdhi falë përkushtimit dhe vendosmerisë po të SHBA- ve të cilat ishin mbeshtetja vendimtare që bëri të mundur formimin e Ushtrisë së Kosovë. Ky është  fakt pasi shumë prej Shteteve të BE-së, përfaqësues të lartë të saj, edhe shtete antare të NATO-s dhe madje edhe Sekretari i Pergjithshëm i saj ishin kunder Transformimit të FSK-së në Ushtri.

Shqiptarët e Kosovës duhet të dinë të zgjedhin në demokraci dhe në politikë, ku ata që zgjidhen prej tyre të mos jenë individë të cilët për interesa personale   gatuajnë  e përgatisin prapësira,  tollovi, korrupsion, krim dhe tradhëti. Shqiptarët të mos zgjedhin asish individësh injorantë, të papërgjegjshmë prej të cilëve u vijnë dëme dhe zullume kombit dhe shtetit të Kosovës; të mos zgjedhin në pushtet dhe në politikë e diplomaci ata individë që nuk u dhimset Kosova dhe as interesi kombëtar, dhe pra të mos zgjedhin në qeveri e në krye të punëve të shtetit as ata që bëjnë pazare e tradhëti në kurriz të Kosovës dhe të shqiptarëve.

Dhe prej kësi soji politikanësh , për dështimet që shqiptarëve u vijnë prej tyre më pastaj nga dëshpërimi edhe nuk kemi pse  edhe t’ua hedhim fajin të tjerëve, madje as miqve tanë , sepse ata na duan por së pari ne duhet ta duam veten tonë duke zgjedhur mirë, duhur,  si duhet dhe ata më të duhurit që janë ata të cilët dinë të mbajnë edhe besnikërinë dhe të dëgjojnë e të respektojnë edhe mikun, aleatin më të madh e më të sigurt të shqiptarëve,SHBA-të.

Shqiptarët duhet të bëjnë VETTING-un, për ta pastruar politikën dhe drejtësinë nga individët dhe nga trashëgimia e keqe komuniste e së shkuarës si dhe për ta ndëshkuar krimin dhe korrupsionin politik dhe juridik gjë e cila ka filluar në Shqipëri, por që edhe kjo vetëm falë ndërhyrjes dhe të këmbënguljes së SHBA- ve si një domosdoshmëri jetike për shqiptarët.

Edhe shqiptarët në Kosovë kanë besimin dhe shpresën se ngritja dhe shtendërtimi ligjor e demokratik , mirëfunksionimi i demokracisë dhe fitorja mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar do të realizohen  me ndihmën dhe me përkrahjen vendimtare të SHBA-ve.

Durrës, Dhjetor 2018