Shtetarët më të lartë shqiptar për miqësinë dhe aleancën Shqipëri-Turqi

Shtetarët më të lartë shqiptar për miqësinë dhe aleancën Shqipëri-Turqi  

Nga Skënder Sadri KAPITI

Turkofobia si serbo-grekofilizëm

Turkofobët dhe Islamofobët shqiptarë me turkofobinë e tyre mundohet që të maskojnë serbofilizmin dhe grekofilizmin e tyre, madje edhe të duken patriotë. Dalja e tyre përditë me “opinione” kundër Turqisë,  aleatit strategjik të shqiptarëve  ka për qëllim që ta zbusin dhe mundësisht që ta fshijnë nga kujtesa genocidin serb dhe grek kundër shqiptarëve ushtruar mizorisht në këto dyqind vitet e fundit.

Në kohën kur shqiptarët, dy shtete shqiptare janë nën kërcënimin e ofensivës serbo-greko-ruse që rrezikojnë shtetin e ri shqiptar të Kosovës, ata mundohen që  ta tërheqin dhe ta helmojnë opinionin me rrezikun neootoman të  trillimeve dhe të fantazisë së   tyre. Në kohën kur Serbia   bën maksimumin politik, diplomatik e shtetëror me marrëveshjet për ndarjen e Kosovën , atë të krijimit të bashkësisë së komunave serbe, të sponsorizimit dhe lobimit të fuqishëm kundër njohjeve të Kosovës, si dhe kur Gjykata Speciale ngre akuza dhe shpifje kundër UCK-së, dikush nw Kosovw del e shkruan ne nje gazete  shqiptare dhe nuk thotë që të ndërtohet një muze për holokaustin dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, por nga urrejtja që ka për muslimanizmin shqiptar kërkon një muze për holokaustin otoman. Këta tipa janë njëlloj si ata shqipfolësit që protestojnë me flamur shqiptar në Greqi kundër Turqisë në përkrahje të grekëve.

ME FAKTE

Për marrëdhëniet shqiptaro-turke dhe pse Turqia është aleat strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës duhet t’i dëgjojmë ato se cfarë kanë thënë dhe thonë të gjithë pushtetarët dhe politikanët e lartë shqiptarë  të  të gjithë spektrit politik shqiptar me fakte dhe me të vërteta  bindëse, pasi ata janë dëshmitarët dhe autoritetet më të besueshme të cilët e faktojnë këtë gjë, por që nuk u pëlqejnë fanatikëve turkofobë. P. sh. e fillojmë me Sali Berishën.

Sali Berisha iu referua një fakti konkret kur bëri bilancin e investimeve turke në Shqipëri nga koha kur homologu i tij kishte marrë detyrën si kryeministër i Turqisë.

“Investimet e Turqisë në Shqipëri nga 35 milion dollarë që ishin në vitin 2002, sot janë 630 milion dollarë dhe janë të shtrira në të gjitha fushat, në infrastrukturë, metalurgji, telekomunikacion, tekstil, shëndetësi, arsim dhe shumë fusha të tjera. Bashkëpunimi midis dy vendeve tona në tregti ka njohur një rritje të shpejtë. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, e cila hyn në fuqi në muajin maj, do të fuqizojë më tej këto shkëmbime.” – tha Berisha.

Ushtria turke ka ndihmuar fuqimisht atë shqiptare

Kryeministri Berisha ka vleresuar në mënyrë të veçantë rolin e Turqisë në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. “Jo vetëm në kuptimin e mbështetjes së plotë politike, por Forcat e Armatosura të Turqisë kanë dhënë një ndihmë të gjithanshme të çmuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë në arsimim, pajisje, logjistike dhe të gjithanshme, për t’u mundësuar atyre arritjen e standardeve domosdoshme për anëtarësim të vendit në NATO. Njësitë tona janë së bashku me njësitë turke në Kabul.” – deklaroi kryeministri shqiptar. https://www dwcom/sq/kryeministri-turk-erdogan-n%C3%AB-tiran%C3%AB/a-3217903  me dt 28 03 2008

Ky fakt rrëzon alibitë e disa analistëve turkofobë se Turqia dhe Presidenti Erdogan janë të interesuar vetëm për ndertim të xhamive

 Edi Rama per takimin me Erdogan:” Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën” ka thënë Rama.

“Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’” ka shtuar ai.

Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit.

Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija. Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, shprehet Rama. https://insajderi.com/edi-rama-flet-em-adrmirim-per-erdoganin/

Erdogan foli edhe për raportin e tij me Kryeministrin Edi Rama.

Shqipëria është një vend unik me shumëllojshmëri fetare dhe kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimaneve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë në këtë drejtim është një pasuri dhe unë lutem shpesh që kjo të mbështetet edhe më tej nga Shqipëria. Por ka edhe nga ata që po përpiqen që ta ndajnë dhe përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, tha Erdogan. https://klankosova.tv/erdogan-ata-qe-duan-ta-percajne-shqiperine-thefshin-koken/

Ish-kryeministri Pandeli Majko u shpreh se Kosova dhe Shqipëria nuk janë nënprodukte të politikës së Turqisë. Duke folur në Prishtinë, në konferencën e ambasadorëve të Kosovës, Majko tha se miqësia me Turqinë është më e vjetër se Erdogani.

“Kosova dhe Shqipëria nuk janë as cilësi dhe as nënprodukt i politikës së Turqisë. Por po ashtu, është jashtë çdo diskutimi se miqësia që ato ndajnë me këtë shtet, është më e vjetër se sa presidenti Erdogan”, tha Majko.

Për deputetin socialist, “Prishtinës i takon të jetë e kujdesshme për të mos u bërë pjesë e panatyrshme e krizave që Brukseli ka me Stambollin”. “Shqiptarët nuk janë tregtarë miqësish. Marrëdhënia me Turqinë mike nuk është diçka që zëvendësohet se dikujt nuk i pëlqen. Për më tepër po flasim për një nga anëtarët e rëndësishëm të NATO-s”, u shpreh deputeti socialist.
https:/www.botasot.info/shqiperia/626454/majko-miqesia-me-turqine-me-e-vjeter-se-presidenti-erdogan/

Predidenti i Shqipërisë e ka dekoruar Presidentin e Turqisë, Demirel me Urdhërin e Lartë “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu” pra me urdhërin e Heroit Kombëtar shqiptar që ka luftiar otomanizmin, dhe Presidenti i Turqisë e pranoi , gjë që do të thotë se Turqia e some është tjetër dhe nuk ka lidhje me otomanizmin.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, gjatë prononcimit për mediat tha Shqipëria ishte e sigurt se Turqia do të ishte një nga vendet e para që do të asistonte në përballimin e kësaj fatkeqësie të rëndë.

« Turqia, një vend më shumë se mik, Turqia një popull më shume se mik për shqiptarët, ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krah të Shqipërisë në rastet e këtyre fatkeqësive . Kjo fatkeqësi po kthehet në një energji më shumë në frymën e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Dua të shpreh mirënjohjen për presidentin Erdoğan, për Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, për Forcat e Armatosura, për Gjysmëhënën e Kuqe Turke, për Agjencinë Publike të Strehimit të Turqisë dhe për të gjitha ekipet e asistencës të kërkim-shpëtimit që kanë mbërritur në Shqipëri për të përballuar këtë sfidë e cila është shumë e vështirë për ne », tha Koçi.

Koçi theksoi më tej se vlerëson në mënyrë të veçantë angazhimin e peridentit Erdoğan, për ndërtimin e 500 njësive të banimit për familje të cilat u prekën rëndë nga fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit.

« Kjo na e lehtëson shumë situatën dhe na krijon më shumë optimizëm për ta përballuar me sukses këtë sfidë shumë të rëndë. Turqia edhe një herë po dëshmon se në raste të tilla është e gatshme, është nga vende e para që vjen për të asistuar Shqipërinë dhe ne do të dimë që t’i jemi gjithmonë mirënjohës Turqisë për këtë kontribut të jashtëzakonshëm vëllazëror me shpirt të madh dhe me zemër të pastër ndaj Shqipërisë. Dua gjithashtu të falënderoj djemtë e Forcave Ajrore Turke që kanë mbërritur me shpejtësi për të sjellë këto ndihma, që janë shumë praktike për njerëzit në nevojë », tha Koçi. https://www..aa.com.tr/sq/ballkani/turqia-mbetet-gjithmon%C3%AB-n%C3%AB-krah-t%C3%AB-shqip%C3%ABris%C3%AB-/1662603

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë

“Zhvillova një bisedë telefonike mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk”, shkroi Thaçi. https://www trt.net.tr/shqip/ballkani/2020/03/21/erdogani-thacit-gjithcka-qe-turqia-ka-ne-dispozicion-do-te-jete-ne-sherbim-edhe-te-kosoves-1382499

GARANCIA

Dëshmia e kolonelit

Kolonel Harro Limaj thotë: – “Turqia, nga Lindja e Mesme, i kishte dalë garant Shqipërisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë. Ishte i vetmi vend, që në atë kohë debatesh dhe diskutimesh, për ndërhyrjen ose mos ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, garantoi Shqipërinë se do ta mbështeste direkt me forca ushtarake dhe armatime, për mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe shmangien e gjenocidit serb në Kosovë. Turqia, si një “tigër” gjigant mbi hapësirat e Anadollit, i kishte kthyer sytë dhe veshët plotësisht nga Shqipëria dhe Kosova. Atë e “furnizonte me ushqim të freskët dhe e mbante në gatishmëri e gjithë media e vendit”. Pra, problemi ishte shumë delikat. Nëse NATO nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë, për të ndaluar gjenocidin ndaj popullsisë autoktone shqiptare, Shqipëria do të hynte në luftë në mbrojtje të Kosovës, duke i hapur luftë Serbisë. I vetmi vend aleat, që iu përgjigj pozitivisht Kryeministrit Majko për ta mbështetur në një luftë të tillë dhe të drejtë, ishte vetëm Turqia, http://www.gazetadita.al/kosova-99-majko-i-kerkon-ndihme-turqise-serbet-kane-thyer-kufirin/

Erdogan gjithashtu theksoi se ka ndjenja të posaçme për Kosovën:

“Vendi i dytë që e ka njohur Kosovën jemi ne. Ishin në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se ‘a do ta njohin ata të parët, apo ne’. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se ‘Amerika e njohu’, ndërkohë që ne jemi të dytët. Pra, kemi një kujtim të këtillë për Kosovën. Natyrisht, ende nuk e ka arritur numrin e dëshiruar të shteteve që e njohin atë, megjithatë, nëse nuk gabohem, ky numër ka arritur në 140. Bëra thirrje në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke thënë se ‘Nuk duhet të ngelë asnjë shtet nga mesi juaj që nuk e njeh Kosovën.’ Por, gjithkush i bën llogaritë e veta duke thënë se ‘Ne e kemi këtë problem’ e tjetri ‘Edhe ne e kemi këtë problem.’ Edhe ne kemi probleme, por nëse ju ngecni në këto probleme, atëherë asnjëri nga këto nuk mbaron”, tha Erdogan, shkruan AA.

Gjatë vizitës së Erdogan në Shqipëri kreu i shtetit shqiptar presidenti Bujar Nishani: I shpreha Presidentit Erdogan mirënjohjen time dhe të gjithë popullit shqiptar për mbështetjen që Turqia, ky vend i mik, i ka dhënë shqiptarëve ndër vite, përfshi këtu njohjen e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin në NATO, lobimin për Kosovën, etj”, deklaroi Presidenti Nishani gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë janë tashmë të mirëvendosura mbi baza të konsoliduara dhe mbi lidhjet tradicionale mes dy popujve, si dhe mbi interesat strategjike, që bashkëndajmë me vendet të ndryshme”, tha kreu i shtetit shqiptar. /shqip/ballkani/2015/05/13/nishani-erdogan-shqiperia-mirenjohese-per-mbeshtetjen-e-turqise-273061

Pra do të ishin mjaftueshëm këto për t’i mësuar turkofobët dhe islamofobët edhe ata në Kosovë të vërtetat mbi marrëdhëniet Shqipëri-Turqi.