Shqiptarët janë një nga popujt përparimtar të botës së qutetëruar

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Shqiptarët janë një nga popujt përparimtar të botës së qutetëruar

E quaj të nevojshme, ta them mendimin tim, kur cenohet identiteti ynë kombëtar, por edhe kur cenohet e vërteta jonë historike nga qarqe antishqiptare që janë vë në shërbim të të huajit të cilët lëshojnë lloj-lloj gënjeshtrash ndaj heronjëve dhe heroinave tona kombëtare, ndaj kulurës dhe traditës sonë shqiptare.

Gjërat më të çmuara për mua janë e Vërteta mbi historin e popullit shqiptar, e Drejta e çdo populli të jetë sovran në vendin e tij, dhe e Bukura e jetës, e traditës, e arsimimit, e kultures së tij, ideale këto të çmuara, që i japin kuptim jetës së njeriut që ka dinjitetin e tij personal dhe atij kolektiv në shoqëri, për ideale të tilla do të jemë gjithnji mbrojtës i tyre duke u bazuar në argumente, duke e thënë gjithnji të vërtetën, pa marrë parasysh nëse të korruptuarve atyre që janë pasuruar në kurriz të popullit, e sherbëtoreve të të huajve që për interest e tyre personale dëmtojnë interest tona kombëtare, nuk do t’u pëlqejë humbja e betejave të tyre me Drejtësinë në të ardhmën e afërt.

Personalisht nuk kam asgjë kundër të pasurve që kanë krijuar pasuri me punën e tyre të ndershme, por shqiptarët e pasur është mire të ndihmojnë atdhetarët e vërtetë, për zhvillimin arsimor, kulturor e ekonomik të popullit shqiptarë.

Gjithashtu mendimi dhe ndjenja ime është që të kemi një masë të përbashkët mbarëshqiptare në të shpreurit e fjalës dhe shkrimit publik, pra të shprehemi gojarisht e të shkruajmë me kujdes, sejcili nga ne të japim mendimin, por pa e fyer, pa e ofenduar, e të mos shpifim ndaj njeri-tjetrit, pra ta themi e ta shkruajmë fjalën e lire, që në radhë të pare të spikasë urtësia, të spikasë mençuria, të spikasë modestia pa teprime me retorika e fjalë boshe, të spikasë prirja metodike për zhvillimin e mendimit kolektiv për komb e atdhe, të përqojmë mesazhe të rrjedhshme natyrale të mendimit logjik e arguments. Kjo nuk nënkupton që me armiqtë e mbrendshëm e të jashtëm të rrimë urtë e butë, përkundrazi ata t’i luftojmë pa asnjë kompromis me të gjitha mjetët që posedojmë për t’u treguar atyre vendin ku e kanë, atje në koshin e plehërave. Ndaj të gjithë shqiptarët kudo ndodhemi të kontribojmë në të mirën e përbashkët mbarëshqiptarë aq sa mundemi t’i japim dritë Atmëmëdheut, nëpërmjet arsimimit, nëpërmjet kuklturës, nëpërmjet dashurisë së përflakshme që kemi për të, që sa më shumë të na ndrisë përparimi e zhvillimi ynë përbashkues mbarëshqiptarë, mu ashtu sikurse popujve tjerë përparimtar të botës. Edhe ashtu ne shqiptarët jemi një nga popujt më të lashtë, dhe njëri nga popujt përparimtarë të botës së qytetëruar!

Më 6 Gusht 2017.