Shqiptarët janë ngopur me Socializmin e djeshëm dhe me Rilindjen socialiste sot

Shqiptarët janë ngopur me Socializmin e djeshëm dhe me Rilindjen socialiste sot

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ato  tmerre e padrejtësi çfarë kanë pësuar shqiptarët nga Socializmi komunist janë të pabesueshme për brezat të cilët nuk e kanë përjetuar atë kohë të Shqipërisë Socialiste.

Por brezat e pas Socializmit enverist, të sotmit janë dëshmitarë se çfarë po vuajnë nga paskomunistët, nga socialistët e sotëm të Rilindjes Socialiste , me qeverinë socialiste të rilindjes.

Vetë emërtesa “Rilindje” e qeverisë së Edi Ramës paska pasur si të vërtetë brënda saj, Rilindjen e Socializmit.

Rilindasit e sotëm nuk janë gjë tjetër veçse socialistët e moderuar në demokraci.

Rilindja, realisht realizoi zëvëndësimin e komunizmit me neokomunizmin  socialist të moderuar. Kjo vertetohet me faktin e zgjedhjeve më të fundit në Shqipëri, me 30 Qershor 2019 për pushtetin vendor, ku Rilindja Socialiste e Edi Ramës, pushteti i saj mbajti votime njëpartiake dhe të gjitha Bashkitë i “fitoi” Rilindja Socialiste . Ky fakt të kujton kohën e socializmit enverist ku të gjitha Komitetet Ekzekutive të pushtetit komunist dhe këshillat popullore ishin pushtete vendore  të sundimit  të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Ashtu sikurse më pare, në vitin 2017  me metoda krimi, korrupsioni e vjedhjeje Rilindja Socialiste kapi parlamentin dhe qeverinë, tashmë nuk u mjaftua vetem me ato, por mori edhe gjithë pushtetin vendor, duke e bërë Shqipërinë edhe një herë tjetër Socialiste, pas 30 vitesh.

Nostalgjia regresive e Ramës dhe e rilindasve të tij ringjalli pinjollët  dhe socialistët e socializmit në demokraci.

Kjo është orvajtje për asgjësim të demokracisë dhe të pluralizmit në Shqipëri, është asgjësim i demokracisë.

Si pasojë e këtij socializmi modern në demokraci, shqiptarët në këtë regjim neosocialist po vuajnë të njëjtat pasoja ashtu sikurse të kohës së regjimit të komunizmit socialist. Së pari po e pësojnë nga  lufta e  klasave socialistët brënda Partisë Socialiste , ku në shënjestër ishin dhe janë socialistët të cilët nuk pajtohen me vijen e rilindjes dhe të kryetarit të rilindjes socialiste.

Me të tillë socializëm dhe rilindasish socialist u ka ardhur shpirti në majë të hundës edhe vetë socialistëve të prangosur e të frikësuar nga pararoja socialiste e konsomolasve të Rilindjes. Dhe me neosocialistët e sotëm, me socialistët e rilindjes është ngopur tashmë i gjithë populli shqiptar i cili prej pasojave të tij, shqiptarëve vetëm sa u janë shtuar e rritur padrejtësitë juridike, sociale, ekonomike, politike dhe është rritur varfëria, papunësia, pasiguria dhe eksodi.

Fakti që shqiptarët sot janë tejngopur nga e shkuara jo e largët e socializmit eksperimental antihuman si dhe nga  socialistët e Rilindjes socialiste është injorimi që votuesit shqiptar u bënë zgjedhjeve socialiste të Rilindjes me 30 Qershor 2019, duke mosmarrë pjesë në to. Ky ishte dhe ndëshkimi më i rëndë që morën nga shqiptarët Socializmi i neosocialistëve të Rilindjes Socialiste në Shqipëri, madje ndëshkim shumë më të madh se çfarë morën në vitet 1990 socialistët komunistë të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Edhe Kosova pavarësisht se në dukje të gjitha partitë kryesore atje duken e deklarohen sikur nuk janë socialiste, por praktika e sjelljeve të shumicës së tyre me demokracinë e brëndshme dhe sidomos në qeverisje tregon se ato kanë praktika e sjelljë autoritariste , tradhëtie, mashtrimesh dhe korrupsioni tipike majtiste enveriste e titiste.

Dhe prandaj dhe kryesisht Shqipëria dhe Kosova janë në këtë gjëndje ku janë sot, të fundit në Europë në rrugën e demokracisë, progresit, zhvillimit dhe integrimit. Askush, asnjë popull në Europë nuk e ka pësuar më keq dhe më rëndë nga socialkomunizmi se sa shqiptarët në Shqipëri,në Kosovë e në trojet e tyre në ishJugosllavi, aq sa termat komunizëm, socializëm e socialist janë akoma neveri edhe t’i përmëndësh, sepse brezit që akoma është gjallë i sjellin akoma  në kujtesë  vrasje, vuajtje, tortura, internim, izolim, prapambetje, shpronësim, luftë klasash etj.

Por është çudi se si  as pas 30 vitesh, akoma as në demokraci nuk u ndanë shqiptarët as nga kultura dhe as nga trashëgimia politike dhe as e pasojave dhe e të këqijave socialiste të 50 viteve të Regjimit Socialist.

Pa u ndarë mirë dhe krejtësisht e njëherë e përgjithmonë  nga majtizmi komunist nuk do të ketë progres as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Shqipëria me zgjedhjet e votimet socialiste të 30 Qershorit tregoi se shqiptarët tashmë  ndëshkuan mbeturinat e trashëgimisë negative socialiste të ish diktaturës komuniste, të  rilindjes socialiste sot.