SHQIPTARËT E DINË MIRË SE, DERI KU SHTRIHEN KUFIJTË E SHQIPËRISË NATYRALE !!!

FARIDIN TAFALLARI

SHQIPTARËT E DINË MIRË SE, DERI KU SHTRIHEN KUFIJTË
E SHQIPËRISË NATYRALE !!!

…Eh Kosovë, Kosovë! Sa e sa herë nga thellësia e shpirtit më del kjo
ofshamë, kjo thirrje malli për tokën time të shumëvuajtur Kosovë…!!!
…Eh, sa e sa luftra i bëre O KOSOVË, sa bijë e bija u vranë, u maltretuan, u
dergjën burgjeve serbe, sa e sa të pafajshëm humbën pa nam e pa nishan nga
terrori serbosllav fashist, vetëm e vetëm se, donin LIRINË tënde, LIRINË
dhe BASHKIMIN e trojeve stërgjyshore të copëtuara, të ndara nga trungu i
SHQIPËRISË AMË!!! Eh, sa e sa dëshmorë dhanë jetën për këtë tokë…e
lanë me gjak për ta mbrojtur nga shfarosja, nga gjenocidi i egër, për të
mbrojtur identitetin tënd…e kjo, që nga pushtuesit otoman turk e deri në
ditët e sotme, nga pushtuesit gjakatarë serbosllav!!!Luftove për tu çliruar
nga armiqtë tanë shekullor, të cilët kurrë nuk u ngopën me pushtimin e
trojeve të tua. Luftove në shekuj, por, kurrë nuk u gjunjëzove!!! Të vranë e
të masakruan në mënyrën më shtazarake, duke të dëbuar nga vatrat e tua
stërgjyshore…duke të “shtyrë” me dhunë në brendësinë e trojeve të tua, duke
të copëtuar e marrë nga trupi yt më të bukurën e më të mirën tënde, më
pjelloren e më të begatën tënde, toka e troje të shtrenjta e të shenjta!..Dhe
ashtu, të vrarë e të copëtuar, të kanë lënë edhe sot….Por, shqiptarët e dinë
fort mirë se, deri ku shtrihen tokat e trojet e tij stërgjyshore, e dinë dhe e ka
shumë të qartë si drita e diellit se, deri ku janë kufijtë e Shqipërisë Natyrale!
Po po, shqiptaria po përgatitet për t’i ribashkuar ato troje, të copëtuara me
shekuj, në një Shqipëri të vetme! Populli shqiptar, i të gjitha këtyre trojeve
etnike, e di shumë mirë se, për t’i bërë bashkë, për t’i bërë NJË, NJË
SHQIPËRI NATYRALE ashtu si e ka dhuruar natyra, duhet bërë sërish edhe
shumë sakrifica….eh, shumë mund e përpjekje sërish, për tu bërë e gjithë
shqiptaria së toku!!! Shqiptarët e Kosovës e dinë mirë se, kufijtë e saj arrijnë
edhe më përtej Mollës së kuqe!? Këtë e di fare mirë edhe kjo Evropa
hileqare, që kurrë nuk na shikoi si të barabartë mes të barabartëve, pra me të
tjerët!? Gjatë tërë historisë kurrë nuk na pa me syrin e drejtësisë, si një nënë
e mirë për mbarë kontinentin e vet!? Jo, Evropa nuk na pa, ne, shqiptarëve,
si një popull autokton, në trojet e veta stërgjyshore, në zemër të ballkanit!?
…Dhe, ja ku jemi sot? Sot e përditë po përballemi po me ata armiq, që edhe
ju i përkrahët, moj Evropë, deri sa e patë vetë se, ai, armiku sllav nuk kishte
dhe nuk ka të ndalur drejt synimeve të tij grabitqare ndaj trojeve tona, ndaj
popullit tim

fisnik, shqiptarëve bujarë e mikpritësa! Armiqtë tanë shekullorë, kurrë nuk
na dëshiruan si popull fqinjë. Serbia shoveniste, me fqinjët sllavo-shovenist-
orthodoks, janë armiqtë tanë nga më barbarët, që mbanë mend historia…Ata
kanë ushtruar gjenocid të paparë mbi popullin tonë deri në luftën e UÇK-së.
Ndaj, këta armiq të betuar na kanë shumë borxh ne, popullit të pafajshëm,
shqiptarëve të trojeve etnike, gjatë gjithë historisë !!! Populli shqiptar, gjatë
gjithë historisë së tij, ka luftuar për të mbrojtur trojet etnike të vetat dhe
kurrë nuk ka qenë pushtues i trojeve të të tjerëve, prandaj meriton të
mbështetet edhe nga miqtë tanë, që për fat të mirë, sot nuk na mungojnë.
Por ç’po ndodh në tokën tonë, në VERIUN e KOSOVËS?… E padurueshme,
madje shumë e tmerrshme që, aty, në tokën tonë shqiptare, ata,
serbët,armiqtë tanë të betuar… po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me
barrikada, thellë në tokat shqiptare!? Ata, armiqtë tanë, po përdorin mjete
nga të gjitha llojet për barrikada…!? Po me Demarkacionin me Malin e
Zi?!…Dje Veriu I Kosovës…sot Demarkacioni, nesër kushedi se ç’do dali
përsëri…sipas oreksit të atyre, që na “duan”shumë!? Vihen edhe kushte për
ne të “vegjëlit” :..Pa Demarkacion, nuk do të keni këtë apo atë…!!! Hajde
demokraci dhe barazi evropiane hajde!

… SHQIPTARËT KANË LUFTUAR PËR BASHKIMIN E TË GJITHA
TROJEVE SHQIPTARE… KURSE ARMIKU SHKJA SERB PO NA
BETONON VERIUN E KOSOVËS… DUKE U FUTUR THELLË E MË
THELLË NË BRENDËSINË E TOKAVE TONA SHQIPTARE!!!…

…Eh Kosovë Kosovë, si të shoh sot, të lodhur, të raskapitur, pa jetë, populli
në varfëri e skamje, papunësi kudo…me liri e pa sovranitet, me qeveri e pa
drejtësi, me hajni e hajduta, pa kryesus të denjë…me asgjë të mirë nga ata,
që po krekosen para kamerave se, gjoja, ata na qenkan bijtë e tu të vërtetë!?
Po, ata janë, ata, që luftuan dje për ty, por sot… po të vjedhin, po të zhveshin
ditë e për ditë… po të zhveshin nga çdo gjë kombëtare!?… Ata, gjoja
“çlirimtarët” e Tu, po e lejojnë armikun, po po ata, që edhe pas shpalljes së
pavarësisë, me të shkelë ditën për diell!?…Disa nga ata, bile, edhe në
Kuvend e ngrejnë zërin për ta mbrojtur qeverinë, helbete ju vjen keq
qyqarëve se… se është qeveria e interesave të tyre…Sepse, janë pikërisht ata,
që po e mbështesin qeverinë e hajnave me lëvdatat e tyre boshe joreale dhe
po e mbysin zërin e bijëve të tu të VËRTETË, të cilët siç po shihet realisht,
po e kanë shumë të vështirë, kur i dëgjojnë gjitha ato “gjëra” boshe e të
pavërteta për Loken Kosovë!? Dhe po të ngrihesh të flasësh e le më të
luftosh, për të drejtën, për më të mirën për Ty e popull, të rrahin, të
burgosin…mund edhe të të zhdukin…Dje na maltretonte serbi e sot, e
tmerrshme, shqiptari burgos shqiptarin!!!

E po çfarë nuk po na shohin sytë e çfarë nuk po na dëgjojnë veshët në
pamjet televizive të kameramanëve gjatë seancave të Kuvendit!?…Nuk e di

se ç’është kështu moj e bekuar Kosovë?! Përse po vuan kaq shumë si nga
armiqtë e tu, por edhe nga këta push(ta)tetarët,”djemt”e tu, që po e gënjejnë
këtë popull pa fund, kurrë nuk ma ka marrë mendja se…se edhe kjo do të
ndodhte një ditë…JOOO, KURRË!!!

Populli shqiptar është shumë mirënjohës për miqtë e tij të sinqertë, që e kanë
ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë e të jenë në krahun e së drejtës së tij,
në veçanti SHBA-ja, si dhe disa shtete të Evropës si Gjermania etj. Por, mos
të harrojmë se, ka ende shtete, që kanë individë, të cilët vërtet përfaqësojnë
shtetin e tyre këtu tek ne, por disa… edhe fshihen pas maskave e nuk na e
duan të mirën!?

Por më e keqja dhe më trishtuesja është të dëgjosh se çfarë llomotisin disa
kuvendarë sot, disa grupe shqipfolësish brenda në Kuvend!?…Po ka, edhe
nga ata të ashtuquajtur deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të
cilët e “mbrojnë” qeverinë, mbrojnë bëmat e saj, që po e bëjnë lesh e li këtë
popull e këtë Kosovë!…Harrojnë ç’thonë sot dhe e “hanë“nesër…Secili flet
për hesap të vet, si kryeministri, si presidenti, kryetarët e partive, edhe ata të
ashtuquajturit analistë!?…Tmerr!!!… Gjithë këto rrëmuja, që po i kalon e
tërë Kosova dhe pjesa më madhe e popullit të saj shqiptar!?

…Ku është (pa)varësia…sovraniteti…identiteti…qetësia…liria… shteti?!!…Ku
është sot KOSOVA dhe SHQIPTARIA, ku…ku?