Shqiptarët dhe ambasadorët e SHBA dhe BE e fituan “gjyqin”kundër politikës dhe drejtësisë së kriminalizuar

Skënder S. Kapiti-Nga Skënder S.KAPITI

1- Reforma për Drejtësinë  ishte një “revolucion” institucional Antipadrejtësi i imponuar nga populli, diplomacia amerikane dhe europiane  dhe nga demokracia.

Pas vetërënies së komunizmit në vitet ’90 tranzicioni 25 vjecar vertetoi se në Shqipëri sundoi politika dhe drejtësia e kriminalizuar dhe e korruptuar, antihumane dhe antipublike , antishtetrore, antisociale dhe antiligjore. Shqipëria funksionoi në këto vite si një shtet apo sistem hibrid gjysmëdemokracie dhe gjysmëdiktature që i shkaktoi trauma dhe tragjedi popullit shqiptar e që shqiptarëve u ka kushtuar shumë shtrenjtë.

Demokracia në Shqipërinë e këtyre viteve ka funksionuar si anarki, pasi demokracinë nuk e ka sundur dhe ajo nuk është qeverisur nga standartet , vlerat dhe nga ligjet demokratike, dhe me këtë gjëndje të Shqipërisë, të shtetit, të shoqërisë, të padrejtësisë dhe të demokracisë që e kishin paralizuar funksionimin e shoqërisë nuk u pajtuan vëndet dhe shtetet demokratike euro-atlantike të SHBA-së dhe të BE-së cilat këmbëngulën me forcë dhe morën përsipër përgjegjësinë dhe rolin vendimtar për ta dekriminalizuar politikën shqiptare dhe për Kryerjen e Reformës së Drejtësisë në Shqipëri,  pasi politika shqiptare e kriminalizuar dhe drejtësia e korruptuar e kishin rrënuar dhe prishur funksionimin e shtetit, të demokracisë dhe të shoqërisë.  

Shqiptarët edhe  në këto momente si gjithmonë u ndihmuan nga BE dhe sidomos nga  SHBA të cilët luajtën rolin e avokatit  dhe të  mbrojtësit të të drejtave politike, civile e juridike por edhe të interesave  kombëtare shqiptare dhe të atyre integruese për  në BE,  me  të cilat politika, përfaqësuesit e popullit dhe pushtetet legjislative, egzekutive dhe gjyqësore të derimësotme vetëm sa kanë korruptuar,  manipuluar dhe spekuluar e matrapazuar me to.

Tani populli e ka në dorë vetw Reformwn Praktike tw Demokracisw, tw forcës dhe tw pushtetit tw vet  të pasfidueshëm  që ja jep demokracia, atë që me votën e tij ta ndëshkojë dhe ta dëbojë nga politika dhe nga autoriteti e pushteti i pamerituar këtë klasë politike, ndërsa Drejtësia e Reformuar duhet t’i ndëshkojë ligjërisht të gjithë shkelësit, të korruptuarit dhe  të gjithe  ata që kanë abuzuar me postet, detyrat me interesat e qytetarëve, të kombit shqiptar  dhe me ligjin duke e cliruar kwshtu edhe vetw demokracinw nga kapja  prej korrupsionit dhe prej krimit tw politikws.

Nëse shoqëria shqiptare nuk e merr në dorë dhe tani fatin e vet për ndëshkimin e politikës së kriminalizuar me votë demokratike dhe të konsolidimit të  demokracisë kur atë po e mbështesin fuqishëm shtetet demokratike perëndimore të SHBA dhe të BE ku ne duam të integrohemi, atëhere vetë shoqëria do të jetë  fajtore nëse gjërat dhe fenomenet e këqija si korrupsioni, krimi, tradhëtia, varfëria, papunësia, padrejtësitë, eksodi dhe mosintegrimi  do të vazhdojnë të vijojnë apo edhe të përsëriten tani e në vazhdimësi.

Tani jemi ndërgjegjsuar besoj se shoqëria është fajtore, dhe vetë ajo vuan me meritë prej gabimeve të pakorigjueshme  që ajo bën, kur shoqëria gabon duke u mashtruar nga gënjeshtrat dhe mashtrimet e politikës, kur politika korruptive shqiptare manipulon me varfërinë e njerëzve duke edhe ua blerë votën njerëzve të varfër edhe me 50 euro apo me një thes miell. E them këtë pasi nuk mund të thuhet se nuk është fajtore shoqëria shqiptare për këtë politikë të sotme dhe të kësaj gjendjeje të sistemit të drejtësisë, pasi nuk kemi parë ndonjë reagim serioz të shoqërisë civile kundër dhe për ta ndryshuar këtë gjëndje pervecse të sondazheve dhe të opinioneve personale, pra nuk kemi parë ndonjë reagim edhe pas ftesës së ndërkombëtarëve për të mos i votuar përfaqësuesit parlamentarë dhe vendorë me rekorde kriminale të cilët u votuan madje nga votuesi.  

Për reformën në Drejtësi meritën më të madhe e kanë SHBA dhe BE të cilët e detyruan duke ushtruar një presion të paparë demokratik mbi politikën shqiptare që ajo ta miratojë Reformën në Drejtësi. Dhe politika shqiptare edhe në këtë rast ka hipotekuar turpin historik të saj  të radhës , politikë e cila nuk mund t’i shpëtojë gjykimit publik të tanishëm dhe as atij të së ardhmes.

 

2- DUKE PRETENDUAR PËR NJË  ANALIZË DHE ARGUMETIM   TË SHKURTËR MBI DOMOSDOSHMËRISË  DHE DETYRUESHMËRINË E ZBATIMIT TË REFORMËS NË DREJTËSI

Më në fund fal përpjekjeve, këmbënguljes dhe presionit të diplomacisë euro-atlantike të SHBA dhe të BE u bë e mundur që parlamenti shqiptar  me dt.. 21 07 2016 të miratojë Reformën në Drejtësi. Në këtë betejë apo revolucion paqësor ANTIPADREJTËSI  populli shqiptar i tradhëtuar nga politika 25 vjecare, politikë e cila montoi një sistem institucional krimi, korrupsioni, tradhëtie publike dhe  të interesave kombëtare, shqiptarët më në fund e fituan “gjyqin” apo betejen kundër politikanëve të vet dhe kundër drejtësisë së padrejtësisë vetëm pasi ata patën si avokat mbrojtës të dinjitetit dhe të interesave të  tyre,  diplomacinë perëndimore, sidomos ambasadorët e SHBA dhe të BE-së në këtë gjyq beteje demokratike, publike e mediatike kundër politikës e pushtetit  dhe të tërë  sistemit korruptiv të regjimit  pseudodemokratik  të instaluar në Shqipëri..

Politika e kriminalizuar dhe drejtësia shqiptare e korruptuar kishin marrë peng Shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Ato janë autorët që pothuajse koeficenti i besueshmërisë së popullit te drejtësia ishte 0 ( ZERO). Aq e rëndësishme ishte kjo Reformë në Drejtësi sa miq dhe shtete mike dhe dashamirës të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, diplomatë perëndimorë e krahasonin Reformën në Drejtësi si një revolucion demokratik të rëndësishëm sa ai i Rënies së Komunizmit, si një ndërmarrje me rëndësi jetike për shqiptarët dhe si kryereforma për integrimin e Shqipërisë  në BE.

Me miratimin e kësaj Reforme në Drejtësi fitoi populli shqiptar i përkrahur dhe i mbështetur nga SHBA dhe BE. Shqipëria dhe shqiptarët që të clirohen nga vargojt e politikës së kriminalizuar, së pari popullit i nevojiten zgjedhje qoftë dhe të parakohshme të lira dhe të ndershme që ta ndëshkojë ashpër demokratikisht këtë kastë politike të kriminalizuar dhe që është autore e të gjitha padrejtësive dhe të tradhëtive publike e kombëtare në dëm të interesave të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare; autore e korrupsionit dhe të krimeve të pronave, të atyre  politike, ordinere,  të kontrabadës politike, ekonomike dhe të lloj lloj trafikimesh të qënieve njerëzore, droge, armesh etj.,  si autore e varfërisë dhe mjerimit, e papunësisë , eksodit dhe largimit të shqiptarëv nga Shqipëria, autore dhe shkaktare e humbjeve të mijra e mijra jetëve njerëzore si dhe autore e mosintegrimit të Shqipërisë për në BE.

Reforma në Drejtësi është fillimi i gjyqit që i duhet bërë politikës dhe tranzicionit në Shqipëri të këtyre 25 viteve dhe ajo duhet të cmontojë antishtetin dhe antiligjin që janë ngritur si një sistem paralel që e kanë sfiduar dhe paralizuar shtetin ligjor  dhe shoqërinë shqiptare.

Pa ndëshkimin dhe largimin nga politika dhe nga pushteti, pra pa bërë fillimisht pastrimin e politikës me votë  nuk mund të zbatohet Reforma ne Drejtësi; dhe së dyti nuk mund të pretendohet se me miratimin e reformës në drejtësi u krye gjithcka. Kryesore mbetet zbatimi i Reformës në Drejtësi, pra zbatimi i ligjit njëlloj dhe barabartë për të gjithë, që fillon së pari me ndëshkimin dhe vënien para drejtësisë të të gjith pushtetarëve të sotëm dhe atyre të mëparshëm qofshin këta president, kryeministra, prokurorë, gjyqtarë, kryebashkiakë, deputetë, drejtorë  etj. të kriminalizuar dhe të korruptuar. Pa u vënë në vëndin e duhur të drejtat civile, pronësore dhe juridike, pa u bërë kompensimi nga shteti i të drejtave të mohuara nga komunizmi si dhe këtyre të drejtave të tjera  të këtij tranzicioni të nëpërkëmbura, të vjedhura dhe të grabitura edhe nga sistemi dhe padrejtësia e sistemit të sotëm nuk do të ketë qetësi, stabilitet, as ndërtim të shtetit ligjor dhe as integrim europian.

Moszbatimi i ligjit dhe Reformës në Drejtësi do të ishte një dështim tjetër i madh për shtetin dhe për shoqërinë shqiptare. Kjo nuk mund të ndodhë më falë krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimi si dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit . Zbatimi i Reformës do ta clirojë drejtësinë dhe ligjin dhe do ta vë në funksionim shtetin ligjor dhe shoqërinë demokratike.

Të gjithë atyre qytetarëve që shteti dhe drejtësia e derimësotme u ka bërë padrejtësi, ata duhet t’i drejtohen gjykatave të reja dhe institucioneve të drejtësisë së reformuar për të akuzuar dhe dënuar autorët e dhënies së vendimeve të padrejta kundër tyre si dhe të kërkojnë për t’i fituar të drejtat  dhe dëmet e ardhura prej padrejtësive të drejtësisë.

Pa dënimin e autorëve të padrejtësive dhe të krimeve të drejtësisë dhe të politikës, dhe pa kompensimin real të dëmeve për padrejtësitë e shkaktuara nga sistemi, regjimi dhe korrupsioni i politikës dhe i gjykatave nuk ka, pra,  as qetësi dhe stabilitet as shteti  dhe as  shoqëria. Historikisht, por edhe fatkeqësisht edhe në 100 vjet shtet shqiptarët gjithnjë kanë vuajtur dhe e kanë pësuar nga padrejtësitë si të pushtuesve të huaj por jo më pak edhe nga politikanët e pushtetarët e vet. Ne duhet të ndahemi njëherë e mirë nga padrejtësitë por edhe duke i ndëshkuar ligjërisht  edhe autorët e shkaktarët e tyre të djeshëm por edhe të sotëm.
Skënder S.KAPITI , Durrës dt. 23 07 2016