Shqiptar, mos rri, po duku!

Shqiptar, mos rri, po duku!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Një  pyetje vjen nga historia.

Pse gjithmonë  shqiptarët të  vonuar?!

Pse  edhe atëhere  kur ngjarjet, rrethanat dhe koha janë  në  favor të  shqiptarëve, shqiptarët gjithmonë  të  vonuar dhe të  fundit në  rrugën e qytetërimit, zhvillimit, progresit dhe të integrimit ?

Pse të vonuar edhe sot, kur shqiptarët patën dhe kanë  në  krah të  tyre superfuqinë  më  të  madhe botërore, SHBA-të ?

Shqiptarët në  shekujt e historisë   nuk u dukën si dhe sa duhet, dhe as kur duhet, nuk u dukën  për perandori as për mbretëri ilire, arbnore dhe shumë vonë  fituan dhe bënë shtet, por u shërbyen dhe drejtuan perandori të tjera joiliro-shqiptare fatkeqësisht..

Dhe  më  shumë  prej shqiptare  përfituan perandoritë , mbretëritë  dhe pavarësitë  dhe shtetësitë  e shteteve të  tjera, madje përfituan prej shqiptarëve edhe ata që  ishin dhe janë  armiq të  shqiptarëve, sllavët dhe grekët. Shqiptarët dolën, u dukën dhe vepruan shumë  vonë  për alfabetin   dhe për gjuhësinë  e shkruar të  tyre, dhe shumë  vonë  u dukën edhe për pavarësinë, shumë vonë edhe për demokracinë dhe për dekomunistifikimin, edhe shumë vonë edhe për VETTING-un.

Shqiptarët shumë  pak po duken edhe sot në  rrugën e Bashkimit Kombëtar, në  rrugën e ndërtimit të  shtetit ligjor, në  rrugën e progresit dhe të  zhvillimit qytetar, demokratik e ligjor; shumë  pak po duken në   rrugën e integrimit në  BE.

Me fjalët dil e duku , duhet kuptuar ajo që  shqiptarët duhen të  duken, por dukja duket dhe shëmbullon kur veprohet si duhet dhe kur duhet.

Pra është  koha për veprim , sepse koha na fton dhe ajo është  si kurrë  më  parë  në  favor të  veprimit të  shqiptarëve. Dhe çfarë  duhet vepruar, pra çfarë  duhet të  veprojnë  shqiptarët?

Zgjohuni, ndëshkoni e ndahuni nga trashëgimia e keqe politike; ndahuni dhe ndëshkojeni atë  në  mënyrë  që  të  shpëtoni nga prangat e krimit, korrupsionit, hajdutërisë  dhe të  tradhëtisë! Vetëm duke vepruar kështu, Shqipëria do të  integrohet edhe në  BE. Dilni në protesta dhe dukuni duke protestuar e  duke vepruar për t’i dëbuar  nga politika e pushteti ata prej të  cilëve Shqipëria  është  e fundit në  rrugën e demokracisë , të  zhvillimit e mirëqënies; ndëshkoni dhe dëboni ata prej të  cilëve Shqipëria e shqiptarët vuajnë  varfërie e papunësie dhe që prej tyre Shqipëria  është   e fundit në  rrugën e qytetërimit dhe të  integrimit europian.

Shqiptarë,  përdoreni guximin tuaj për në  të  mirë  të  të  mirës publike, asaj  kombëtare dhe për intersin kombëtar, dhe mos e përdorni guximin për hakmarrje e ngartërresa ndërvete; mos e përdorni guximin për korrupsionin , trafikimin e drogës e të  qënieve njerëzore , as per hajninë   dhe as për të  shuar urinë  për  para dhe për pasurim të  shpejtë  dhe të  pandershëm.Shqiptarë guxoni sepse nuk jeni vetëm , por keni SHBA-të në krah si miq dhe aleatë.

Dukuni dhe përdoreni guximin kundër padrejtësive, kundër politikë dhe pushtetit të  keq  dhe mos ikni prej tyre nga atdheu.Dukuni kur ka nevojë atdheu, dukuni kur ka nevojë vetëvetja e Juaj, dhe jo vetem kur ju thërret interesi i partive dhe interesi i kryetarëve të tyre!