Shqipron Ibrahimi: Të nderuar bashkë qytetar/e të Komunës së Prizrenit…

Shqipron Ibrahimi nga VV fton votuesit:

Të nderuar bashkë qytetar/e të Komunës së Prizrenit, ju ftojmë të Votoni: Lëvizja VETËVENDOSJE 10 Shqipron Ibrahimi 34 Kandidat për asamblenë komunale në Prizren në zgjedhjet e 22 Tetorit të këtij viti, Shqipron (AVDI) Ibrahimi, shkollën fillore e ka të kryer në Suharekë, atë të mesmën në gjimnazin e Prizrenit. Fakultetin Ekonomik e ka përfunduar në Prishtinë. Gjithashtu është afër diplomimit për Master në Universitetin Publik të Prizrenit: “Ukshin Hoti”. Me bashkëshortën dhe dy fëmijët jeton e punon në Prizren. Familja e tij është e njohur për kontributin e dhënë në Lëvizjën Ilegale Kombëtare, kundër pushtimit jugosllav, dhe në luftën për liri e çlirim kombëtarë në kuadër të UÇK-së. Kandidimi i tij është në shërbim të subjektit politik Lëvizja VETËVENDOSJE. Ndërsa fitorja do të jetë në shërbim të së mirës së përgjithshme të qytetarëve. Me respekt nga Shqipron Ibrahimi