Shpërndahet Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë u shpërnda me propozimin e Lidhjes Social Demokrate të opozitës dhe të partive më të vogla në aleancë me të, për t’i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të planifikuara për më 11 dhjetor.

Me 110 vota për dhe asnjë kundër parlamenti vendosi për shpërndarje.

Lidhja Social Demokrate vlerësojnë se vendi për 10 vjetët e fundit po jeton në një agoni të nxitur nga VMRO-DPMNE që po i shkel, sipas tyre në mënyrë masive të drejtat e njeriut dhe po bën diskriminime në shumë fusha të tjera.

Ndonëse në qarqe politike është përfolur mundësia e shtyrjes së afatit të këtyre zgjedhjeve për shkak të mospërmbushjes së kërkesve të Prokurorisë së Posaçme, megjithatë pas vendimit për shpërndarjen e parlamentit, data 11 dhjetor pritet të jetë e cimentuar.

Tashmë partia më e madhe në pushtet VMRO-DPMNE ka nisur fushatën; ish-kryeministri dhe drejtues i partisë, Nikolla Gruevski ka kërkuar dje në një miting 63 mandate deputetësh për t’iu kundërvënë, sipas tij, skenarëve të errëta të Zoran Zaevit me shokët e tij për shkatërrimin e vendit dhe për vendosjen e dygjuhësisë, siç u shpreh.

Ndërkaq, po sot Parlamenti mirtatoi buxhetin për vitin 2017 që kap vlerën prej 3.3 milionë Eurosh.