Shkollat shqipe në Sanxhak

Shkollat shqipe në Sanxhak

            – Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

 

Nëpër shekuj n’ histori , në  krahinë nëpër Sanxhak –

Luftoi populli për liri dhe  për te  është derdhë shumë gjak !

Nëpër lufta pleq e t’ ri , kanë  derdhë gjakun  për liri ,

Për të  drejta e pavarësi , për bashkim me  Iliri !…

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar ,

Kishte  shkolla shqipe me plot nxënës shqiptarë –

Nxënësit  shkonin n’ shkolla  me plisa të bardhë ,

Mësonin n’ gjuhën shqipe , t’ gjithë ishin krenarë !

 

Prej vitit Dyzet e Një , deri më Dyzet e katër –

Shkollat shqipe në Sanxhak i hapën me hatër !

Italianë  edhe  gjermanë ishin në pushtet –

Nuk donin  shqiptarët me i lanë  t’ rrojnë  analfabet !

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar …etj.

 

Ushtarëve  shqiptarë  me ushtarët italianë –

Atyre iu ndihmuan dhe ushtarët gjermanë !

Duke mbajt  flamurin nazist dhe  shqiptar –

Në vitin  Dyzet e një , në Novi Pazar !

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar …etj.

 

Sanxhaku me kryeqendër në  Novi Pazar –

Ka  qenë  i  banuar me shumicë shqiptarë !

Politika e egër  që u zbatua  n’ Sanxhak –

I asimiloi  shqiptarët  në kombësi boshnjak !

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar …etj.

 

Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Sanxhakut ,

Nuk kishin zgjedhje tjetër për t’ i ikë derdhjes së gjakut ,

Pos bashkimit me gjermanët dhe me  italianët –

Për t’ a  gëzuar bashkë  lirinë nga të gjitha anët !

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar …etj.

 

Gjatë pushtimit 20 vjeçar t’ ushtrisë  serbo – sllave ,

Ishin nënshtruar represionit t’ Mbretërisë Jugosllave ,

Duke iu mohuar çdo e drejtë elementare –

Vetëm pse i takonin kombësisë shqiptare !

 

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar …etj.

 

Prandaj , t’ gjithë shqiptarët e kësaj natyre –

Gjermanët dhe italianët i panë  si çlirues të tyre !

Kështu  stinë pas stine , dimër edhe verë –

Për lirinë që gëzuan , ua dinin për nderë !

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar …etj.

 

Gjatë kësaj periudhe n’ Sanxhak  shkrepnin  rreze drite –

Kudo ishin hapur shkollat  n’ gjuhën shqipe ,

Që kurrë më parë nuk kishin ekzistuar  ,

Edhe zogjtë e malit i kishin gëzuar !

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar …etj.

 

Sllavo – komunistët kur erdhën  n’ pushtet –

Shkollat shqipe i  mbyllën në fshat e n’ qytet !

Nëpërmes të forcës edhe të sundimit –

Për shqiptarë filloi procesi i asimilimit  !

Refreni:

Kur n’  Sanxhak  në fshatra dhe  Novi Pazar …etj.

 

Gjilan, më 20 . 07. 2019.     

Demir Krasniqi