SHKOLLA E PARË SHQIPE NË PRESHEVË

SHKOLLA E PARË SHQIPE NË PRESHEVË

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Më datën 7 Shkurt , të vitit Dyzet e pesë –
Lindi Diell lirie me rreze plot shpresë !
N’ Preshevë heroike , n’ Kosovën lindore –
U hap n’ gjuhën shqipe , shkolla e parë fillore !
Refreni:
Krenohej Presheva , lugina e Moravicës –
Me fjalët në vepra , të Abdullah Krashnicës :
“Gëzuar, o motra e vëllezër preshevarë –
Se sot n’ gjuhën shqipe , po hapim shkollë të parë !”

Atë vjet në Preshevën stoike legjendare –
Me gëzim u hap shkolla e parë shqiptare !
Solemnisht u hap në mënyrë zyrtare –
Trasoi rrugë të reja dhe përparimtare !…

Ishte shkolla e parë që u hap n’ këtë trevë –
Me mësim n’ gjuhën shqipe për nxënësit n’ Preshevë !
Punën e filloi me katër klasë fillore –
Për shqiptarë u realizuan ëndrrat shekullore !

Shkolla e re shqiptare për nxënësit që i pret –
U vendos n’ objektin “Vila Letafet “ !
Këtë pronë e dhuroi Abdulla Veliu –
Për dituri t’ nxënësve , pasurinë e shkriu !

Me rastin e hapjes së shkollës së parë ,
Për t’ mësuar shqip nxënësit shqiptarë ;
N’ “ Vila Letafet” për nxënës fillestarë –
Është vendosë flamuri i ynë kombëtar !

N’ inaugurim t’ shkollës, n’ këtë solemnitet –
U mbajt një fjalë rasti që kujtim na mbet !
Atë fjalë rasti e mbajti Abdullah Krashnica –
U gëzua Presheva , Lugina e Moravica !…

Fjalë rasti n’ gjuhë shqipe i mbajti gjithë trevës –
Qytetarëve , nxënësve , mësuesve të Preshevës !…
Abdullah Krashnica , ai trim veprimtarë –
N’ hapje t’ shkollave shqipe pat rol vendimtar !

Ai , duke filluar së pari në Preshevë –
Rreze diturie solli kudo në këtë trevë !
Për të vazhduar punën n’ hapa fitimtare –
Me shkolla të reja në fshatrat shqiptare !

Abdullah Krashnica , trim dhe luftëtar –
Ishte i dëshmuar patriot shqiptar !
N’ vitin Dyzet e pesë , ndihmoi në Preshevë –
Hapjen e shkollës së parë shqipe në këtë trevë !

Mësuesit e parë në këtë shkollë që prini –
Ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini ,
Ish Tajar Zylfiu , mësues prej Elbasani ,
Së bashku me ta ishte Demirali Ramadani !…

Këta mësues të parët n’ Preshevë sollën dritë –
Dituri e lumturi për fëmijë sollën rritë !
Stinët edhe shekujt n’ këtë botë do të ndërrohen –
Por , mësuesit e popullit , kurrë nuk do t’ harrohen !

Gjilan, më 18. 11. 2017 . Demir KRASNIQI