SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KOSOVË

SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KOSOVË

 

Krahas shkollës së parë  shqipe , në  qytetin  tonë të  Korçës –

Do t’ mësojmë shkollën e parë shqipe , edhe n’ trevat e  Kosovës !

Në  Malësi të  Karadakut , atje n’ fshatin  Stubëll t’ Epër –

Dom Mikel Tarabulluzi – ishte  mësues i mirë për së tepër !

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje ,

Rreze drite që shkrepë  n’ agim –

Ashtu mësuesi  jepte dije,

Për nxënës , mësim dhe edukim !

Kalojnë  shekuj , dimra e vera –

Nuk harrohet kurrë  mësuesi !

Do t’ kujtohet plot me ndera –

Dom Mikel Tarabulluzi !

 

N’ vitin 1905 , n’ fshatin Stubëll lindi një shpresë –

Shkolla e parë shqipe me besë , që punonte  plot qëndresë !

Kjo shkollë filloi të  udhëhiqej ,  pa u lodhur nga mësuesi –

Që nuk  jepej , as s’ tërhiqej  Dom Mikel Tarabulluzi !

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje …etj.

 

Këtë shkollë n’ atë  Malësi  t’ lashtë , nxënësit shumë e kishin  dashtë –

Mezi pritnin  vitin 1906 !

Numri i nxënësve kishte arritur në 42 –

25 djem  dhe  17 vajza shkollës s’ Stubllës  ia kanë mësy !

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje …etj.

 

Shkolla ishte themeluar nga klerikë fetarë shqiptarë –

Sa më shumë për të mësuar , që  të  gjithë nxënësit fshatarë !

Kështu t’ gjithë nxënësit fshatarë , nga viset tona  malore –

Mësonin mësimet pa ia ndarë , lëndë shoqërore  dhe shkencore !…

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje …etj.

 

Këtë  bindshëm e dëshmojnë  librat  n’ faqe t’ historisë :

“Numëratore” , “Këndime për shkollat e para të Shqipërisë “,

“Këndimet e çunave” dhe abetarja shqipe e vitit 1886 –

E  botuar në Bukuresht , që  nxënësit shumë e kanë dashtë !

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje …etj.

 

Gjilan, më 15.11.2018.         Demir KRASNIQI