Shkasi i shkakut të dialogut

Shkasi i shkakut të dialogut

Nga: Luan Mehmetaj

Procesi i dialogut me Serbinë është krucial në gjenerimin e rrethanave gjeostrategjike te këtij rajoni. Sërbia dhe aleatet e saj, vazhdojnë luftën e tyre gjeopolitike për ta dëmtuar imazhin e Kosovës si shtet. Dhe ne, duhet pasur kujdes në veprimet tona.

Amerika nuk ështe lojë përkdhelese. Ajo ta sqaron pozicionin e mundshëm atipik kur ndryshimi gjestrategjik dhe gjepolitik ndodhë në rrethana globale.

Evropa është aleate e Amerikës dhe ne jemi pjese e aspiratave të tyre.

Kosova është një shkas për shkakun e ballkanit përendimor. Shkaku i ballkanit perendimor, Amerika pozicionon vetën në vijen ndarse me Rusinë dhe aleatet e saj.

Për ta bashkuar ballkanin, Amerika bashkon forcat e saj dhe Sërbia mund të jetë pjesë përbërse, anipse edhe Amerika e njeh brishtësinë e kësaj përbërje.

Kosova mund të jetë shkendij zjarri por asesi zjarrëhapës. Për ta ndezur çështjen, Evropa paralizon vetën me neutralitet dhe kësisoj i nënshtrohet aleatit të saj SHBA-së.

SHBA-at kanë një pikë vlimi në masën e tyre dhe poqëse arrinë ajo, atëherë Kosova është e detyruar të pranoj marrëveshjen e tyre. Se cili do të jetë kompromisi i kësaj marrëveshje, do ta shohim në të ardhmen, por ajo që dihet është; ne, mund të humbasim shumëçka ose të fitojmë diçka.

Politika kapërcen nëpër nivele, dhe poqëse arriti nivelin e rëndësisë së lart, atëherë ajo bëhet forcë e reagimit. Ky reagim mund të çoj në dëshprim ose gëzim për dikend dhe anasjelltas për dikend tjetër.