SHËNDETSIN E KOSOVËS E KA RROK NË DORË, NIPI I NIPAVE !?

SHËNDETSIN E KOSOVËS E KA RROK NË DORË , NIPI I NIPAVE !?

Shkruan Refiqe R. Hamiti

Është shumë më e thjeshtë të bësh luftë në foltore , se të bësh paqe”.

Me ia kërsit kështu në hava, si ti , ma mirë është me u përballë me fakte, se me syt e tu blu, Armend Zemaj.

Reperi kish këndue :
« Mos ma bo për inati
Mos ma bo për inati
Ke mu bo pishman ti
Mos ma bo për inati
Mos ma bo për inati
Ke mu bo pishman ti ».

Sikur ti Armend Zemaj as unë Refiqe Hamiti ,
me kënd mirë s’po du me met: Veç unë e kam zanatin e mirë. Mësuese dhe opinjoniste se ndërrojë me asnjë post (veç me deputete ).

Krejt këta të LDK ,shkrimet e mia i lexojnë , veç like s’guxojnë me ma ba , nga Isa Mustafa e Agim Veliu .
Pastaj edhe Albin Kurti e ka kryet e fortë .
S’po i lenë këta të LVV me më ba as like , e as comente. « Bile- bile po ju shkruan gazetave mos me mi botue shkrimet « .
Pastaj ky i Ballit Kombëtar Sefedin Krasniqi, po ka frikë shumë që ma ka thye dikush paswordin. Sepse e pasna ndërrue pak fjalorin.

Krejt flasin për heroizëm dhe kërkojnë dashni.
Këta të LDK , dashnin e kanë marak , por kohëve të fundit ma shumë hajnë sharje e fyerje ,se dashni edhe nuk është çudi: pse thirren në trashigimi sepse duke e pas një hero dikur ,kanë arritë me u ba : Ministra e deputet.

Albin Kurtit kot i thua : Të Dua!
Ky u rras dashni, nga të katër anët e botës .
Ky veç, po merr dashni ,e po ec përpara . Kryt se kthen, a i thue :Të due ,a jo.

Axhamit e LDK ,e të LVV , e të Ballit Kombëtar, po i ngojnë shefat fortë mirë .
Sepse me i lexue urimet që më bahen privat, Agim Veliut dhe Albin Kurtit , ju bjen pika në tru , nga inati.

Me i lexue urimet që më bahen , Agimi dhe Albini , ishin ba copa-copa , cili me më marr në parti,ma shume (se njani , më ka pak)… në parti e me më ba deputete, sepse seriozisht qaj Kuvendi i Kosovës sot për sot ,kish pas shumë nevojë , me pas aty një  » fuzajk », si unë që i flladit harambashat kur nxehen me fol për trashigimin.
Fitore Pacolli ,s’ka sens me debatue me Armend Zemajn .
Sepse Fitorja, se njeh Armendin as një fije.

Kur ta kisha dëgjue Armendin ka flet kështu:
« Unë jam Armend Zemaj, mbiemri Zemaj është tmerr edhe ka qenë tmerr për forcat paramilitare serbe në Kosovë. Jam nipi i Rexhep Sadrisë prej babe, prej nane jam nipi i Mic Sokolit, stërnip i Osë Dautajt të Isniqit, stërnip i bajraktarit të Vranocit”, tha Zemaj në Kuvendin e Kosovës.
Po hajde tregomni ju kush jeni edhe trashëgimia juaj se kush jeni”, shtoi ai.
Edhe kjo ka të bëjë me pandemi. Me tesha të zeza i kemi vesh ata që e kanë gjakosë popullin shqiptar në beteja të famshme të fituara kur ju jeni shëtit rrugëve të Prishtinës bashkë me qata paramilitarë”,

Unë veç « çekiqin e gjykates », e kisha marr, me pa Armendin mirë me sy. Unë me syt e shkruar ,e ai me blu. Dhe aty në foltore Zemajt i kisha thanë:

O Armend Zemaj, alias Zemaj, ik , ik ,ik e shko të shpia. Se na more në qaf o nipi, i nipit!

Mos më rreh gjyks sepse Rexhep Sadrija dhe Mic Sokoli, ai Bajraktari, e as Kolonel Tahir Zemaj, nuk e kanë pas stavin tënd, që ti e ke sot.
Ik bre, se na ke ba, me vjell krejtve !

Të rikujtojë Ministër Zemaj:
Emri i Mic Sokolit ka hyrë dhe ka mbetur ndër legjendat e trimërisë, duke qenë mishërim i idealeve kombëtare çlirimtare të shqiptarëve. Akti i tij heroik, në përpjekje për t’i marrë topat e artilerisë së Dervish Pashës, më 20 prill të vitit 1881, në një vend mes Slivovës dhe Koshares, dhe plasja e gjyles së topit në trupin e tij, bënë që ai të mbijetojë në mbamendjen e popullit së bashku me Sefë Kosharen, Smajl Hysenin, pastaj Binak Alinë dhe shumë trima të Koshares, Shtimes, Therandës, Drenicës e Rrafshit të Kosovës.
Pastaj:
Të dhënat flasin edhe për Rexhep Sadrin.
Trimëria e tij dhe sakrifica e tij do të mbesin përgjithmonë simbol vlerash të veçanta që duhet të shkruhen e mos të harrohen kurrë.
Veprat e Sadrisë janë te përmasave besnike dhe heroike,që edhe mund të shërbejnë si motive edhe për skenare filmash ,njeri me motiv bashkimi kombëtar.
Heroizmi dhe sakrifica për të tjerët nuk përfundojnë me kaq,ka shumë për të thënë për emrat trashëgues ,që foli qaj Zemaj, djali i ri me sytë blu, por kënga këndohet vet :

Mic Sokoli n’dy tagana
-Udha e mbare! – m’i ka thane nana-
-Lufto, bir, ti per Shqipni
-mos i le turqit me hy
-n’kofte nevoja, vij me ty, –
Mic Sokoli nji fjale po e flet
po i thote nanes: – Te mire mbeç!
-Pa u farue malsia krejt
-ktu nuk hyn as krajl, as mbret!

Armend Zemaj , Mic Sokoli për të gjallë nuk ka lanë as krajl ,as mbret me hy në teritorin e vet.

Armend Zemaj me kënd e ke ba Qeverin?
Me Listen serbe, me Isa Mustafën që ta ka quajt migjen Tahir Zemaj tradhtar, me Ramush Haradinaj që ti ka luftue ushtarakët e FARK-së,nën emblemën e UÇK.
Rilexoje, o djalo me syt blu,librin : Kështu foli Tahir Zemaj .Rilexoje e mësoje përmendsh si unë.
O ti me syt blu, unë e ti, njihemi mirë, andaj besom mua, nuk je për Ministër të Shëndetsisë.
Nuk je duke i vesh me tesha të zeza serbo-çetniket, ti tash me mbiemrin Zemaj. Ato i ka vesh me të zeza dikur, dikur Tahir Zemaj .

Po flasim për kohën e shkuar ,dikur, trimëria,shkathtësia,burrëria e heroizmit, dijës dhe artit ushtarak , njerëzit e odave shqiptare dhe besës shqiptare, strategat e hunit dhe konopit.

Dy fjalë për Kolonel Tahir Zemaj:
Studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb.Në atë kohë Kolonel Tahir Zemaj dhe Kolonel Ahmet Krasniqi ishin të vetmit shqiptar që studijonin artin ushtarak( nivel të lartë) pra në Zagreb.
Në vitin e tretë dhe të katërt kanë vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe kanë diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kanë marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kanë filluar punë.
Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën Kolonel Tahir Zemaj e ka pasë regjistruar në Beograd dhe provimet, i ka dhënë me sukses. Në Sarajevë është specializuar për komandant dhe aty ka njohur një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti.

Harry Bajraktari thotë: Tahir Zemajn, edhe pse ishte stërnip i families sonë, nuk e njihja deri kur filloi lufta në Kosovë, në vitin 1997-1998. Edhe gjatë kësaj kohe me të kisha kontakte vetëm nëpërmjet bisedave telefonike. Kur u zhvillua Beteja e Loxhës e thirra nga New York-u dhe bëmë një bisedë të gjatë përkitazi me rrethanat e luftës në rajonin e Pejës.
Aty u informova që nën komanden e Kolonel Zemajt dhe ushtarakëve të UÇK ,kjo betejë ishte e fituar dhe ua kishte fut tmerrin serbo-çetnikve në palc.

Pra Kolonel TAHIR ZEMAJ, ishte me shumë se kolonel, ishte strateg i UÇK-së.

Pra kjo strategji për të cilën po thirresh … të mungon Ministër i Shëndetësis Armend Zemaj.
Largohu nga veshja e njollës së zezë.

PS:
Sot Armend Zemaj mos e shit trashigimin për qef të emrit Ministër. Jep dorheqje bre burr se nuk je për at vend. Nuk është ligsi, e as marre!