Shefqet Dibrani – PARATHËNIE

Shefqet Dibrani – PARATHËNIE

Libri “DEMOKRACIA DIKTATORIALE 1”, është pjesë e kolonës “MANDATI I KONTESTUAR”, në të cilin janë përfshirë kryesisht, komente, analiza, pikëpamje dhe disa reagime, të shkruara në mes viteve 2010-2016, që plotësojnë më mirë kuptimin e strategjisë analitike. Po ashtu kemi bërë përpjekje për të ndërtuar një koncept të nocioneve dhe përkufizimeve politike, që si duket Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe Isa Mustafës nuk iu paskan pëlqyer. Pa dyshim, libri si tërësi merret kryesisht me kursin negativ të Isa Mustafës, i cili në vend të reformës dhe dialogut, do të përcaktohet për udhëheqje teknokrate e cila ka përfunduar me hakmarrje politike.

Shqetësimi i autorit lidhet me devijimet e kursit politik, që ka sjell këtë subjekt në një krizë identiteti. Kahet dhe premisat e këtyre zhvillimeve kanë shkuar në drejtim negativ duke degjeneruar konceptin e dikurshëm filozofik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nënkuptonte vlerën intelektuale, tolerancën, shprehjen elokuente dhe mendimin e peshuar intelektual. Në këtë subjekt politik, ka pasur një solucion pozitiv të grupmoshave, një përfshirje e mirë në aspektin konfesional e gjinor, një shtrirje e mirë regjionale dhe asaj të hapësirës gjeografike jashtë Kosovës, duke futur në këtë mes edhe diasporën!

Gjatë atyre viteve ka qenë një përkushtim i rrallë për elitën intelektuale dhe shtresën akademike, e cila historikisht ka bërë shumë për Kosovën, prandaj mund të themi se vitet e ’90-ta, kanë shënuar një lloj renesance kulturore e politike në këtë plan. Por si specifikë e atyre viteve mbetet raporti i ndërsjellë në mes Qen-drës në Kosovë dhe Degëve të LDK-së në Diasporë, jo vetëm në planin vlerësues, por ka funksionuar në mënyrë solide hierarkia e brendshme. Tashmë këto vlera janë lënduar dukshëm, madje me rrezik për t’u thelluar kjo përçarje dhe ky përja-shtim edhe më tej.

Së këndejmi demokracia e brendshme, si koncept filozofik i Lidhjes Demo-kratike të Kosovës, tashmë është në krizën ma të madhe që prej themelimit të saj. E këto devijime kaq negative janë shënuar me ardhjen në krye të LDK-së, të Isa Mustafës. Andaj shkrimet e këtij vëllimi, pasqyrojnë jo vetëm pikëpamjet e auto-rit, por përpjekjen e vazhdueshme të Diasporës, për të ndikuar në këto procese. Se sa ka mundur të ndikojë diaspora, kjo çështje është varur nga vullneti i Kryesisë Qendrore në Prishtinë, e cila vazhdimisht është sjellë në mënyrë shpër-fillëse me veprimtarët e saj.

Tashmë libri ka një tendencë për të sajuar një përkufizim më të vyeshëm për demokracinë e brendshme partiake, me këndvështrim ato brenda LDK-së. Natyrisht kjo është bërë duke i kritikuar shumë aspekte që e kanë degjeneruar platformën e dikurshme politike të LDK-së, e me këtë është lënduar përpjekja për të bërë një sistem funksional demokratik, i bazuar mbi vlera europiane, të cilat drejtpërdrejt kanë ndikuar në fizionominë dhe përpjekjen për shtetndërtim. Prandaj po çalon e tashmja e cila është shumë larg aspiratës së elitës së dikurshme intelektuale e cila bashkë me dr. Ibrahim Rugovën dhe profesor Fehmi Aganin, u angazhuan për të triumfuar demokracia edhe në vendin tonë, e më këtë për ta shkëputur përfundimisht Kosovën nga e majta ideologjike.

Le të mbesin këto qasje si një diskurs i kohës, si një klithmë kundër rikthimit të së majtës ideologjike dhe si një përpjekje sfiduese për të ndikuar në reformimin e brendshëm partiak, dhe krejt natyrshëm edhe për të dëshmuar për vendimin aspak demokratik që ka marrë Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë, bashkë me kryetarin Isa Mustafa, për të mos e njohur procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër, që duket se ka prapavijë politike për ta shkatërruar LDK-në.

Gjithsesi shkrimet janë realitet i kohës, ndërsa lexuesi le të gjykojë i pavarur, qoftë për qasjen analitike të autorit, qoftë për tendencën e qëllimshme politike të Isa Mustafës, i cili si askush tjetër po bën përpjekje që përmes LDK-së t’i rehabilitojë strukturat e sistemit komunist dhe ta rikthejë të sforcuar të majtën ideologjike në këto hapësira. Gjithsesi këto përpjekje si nocione, si koncepte dhe si qasje analitike nxjerrin në pah konfliktin e koncepteve të kundërta, që me sugjerimin e redaktorit prof. Demë Jashari janë pagëzuar si “Diktaturë demo-kratike”, përkatësisht si “Demokraci Diktatoriale”!

 

*Libri së shpejti do të gjendet në rrjetin e shitjes në Prishtinë!

 

  1. GALLEN, 23 PRILL 2017

AUTORI

 

 

 

PËRMBAJTJA:

 

Parathënie,………………………………………………………………………………………………………5

Meditim mbi kotësinë politike,…………………………………………………………………………7

Rreziku nga rikthimi i titizmit jugosllav,…………………………………………………………..9

Komunisti I. Mustafa përkulet edhe para monumentit kushtuar E. Malokut,….11

Luta po tallet,…………………………………………………………………………………………………16

Demokracia brenda partive politike,………………………………………………………………19

A ka demokraci të brendshme në LDK,…………………………………………………………..20

Viti i Ri për shqiptarët në Zvicër,…………………………………………………………………….22

Indiferenca ndaj intelektualëve,……………………………………………………………………..24

Ndikimi i Ibrahim Rugovës në ngritjen e vetëdijes shtetërore,………………………..26

Mbi nocionin “Rugovizëm”,…………………………………………………………………………..30

Humbësi fitimtar,…………………………………………………………………………………………..35

“17 Shkurti”, një histori e pakthyeshme,…………………………………………………………39

Të ndërtosh personalitetin tënd,……………………………………………………………………..41

Demagogjia politike e LDK-së që do t’i kushtoj Kosovës shumë,…………………….46

LDK-ja do të pësojë nga misionarët e qëllimshëm të LKJ-së,……………………………50

Popi i Politikës,………………………………………………………………………………………………53

THIRRJA Nr. 1 – Frenojeni Isa Mustafën,………………………………………………………..56

THIRRJA Nr. 2 – Mos e shkelni kushtetutën,…………………………………………………..59

THIRRJA Nr. 3 – Shpëtojeni LDK-në,………………………………………………………………62

Dega e LDK-së në Zvicër është kundër koalicionit: LDK-AAK-NISMA-VV,….66

Deklaratë e Degëve të LDK-së në Diasporë,…………………………………………………….70

Anarkia në demokraci (I),……………………………………………………………………………….72

Anarkia në demokraci (II),……………………………………………………………………………..75

Anarkia në demokraci (III),…………………………………………………………………………….77

Flini rehat,……………………………………………………………………………………………………..80

Kur LDK-ja merret me punët e kojshisë,………………………………………………………….83

Deklaratat në mbrojtje të Isa Mustafës janë bërë të mërzitshme,………………………87

Kur humbja shitet për fitore,…………………………………………………………………………..92

A ranë kambanat,…………………………………………………………………………………………..95

LDK-në po e shkatërron “IS&IS” dhe filozofia e mashtrimit,…………………………..98

Alibia për bunkerizimin e LDK-së,……………………………………………………………….104

Alex Salmond nuk ishte Isa Mustafë,…………………………………………………………….106

Shteti duhet të ndërtojë politika nacionale,……………………………………………………109

Një psikiatër, një psikolog dhe një sociolog ju lutem,…………………………………….113

Fajin e ka Baba,……………………………………………………………………………………………..116

Vërtetë është dhjerë diçka,……………………………………………………………………………118

Blloku i ka përmbysur demokracitë e brendshme partiake,…………………………..122

Kush e solli zarfin,………………………………………………………………………………………..125

Legjitimiteti i kontestuar,……………………………………………………………………………..128

LDK-ja nuk duhet të bëhet klinikë për rehabilitimin e dështakëve politik,…….130

Gjykata Speciale të hetojë vdekjen e Rugovës,……………………………………………….133

DEBAT – Kërkesa më e re për Gjykatën Speciale,………………………………………….137

Shënime nga Bahnhofi,…………………………………………………………………………………140

Heshtja si pajtim,………………………………………………………………………………………….144

Demokracia po dhunohet,…………………………………………………………………………….147

Pse Ismet Beqiri po e injoron Degën e LDK-së dhe shqiptarët në Zvicër,……….149

Gjendja në Kosovë është e papranueshme,……………………………………………………152

Tyxharët e LDK-së po ndjekin shkrimtarin,…………………………………………………..157

Shkarkimi i rektorit është veprim i papranueshëm,………………………………………163

Gazi u bë gaz,……………………………………………………………………………………………….166

Heshtakët e LDK-së,……………………………………………………………………………………..169

Shko Lutë, mos prit me të lutë,………………………………………………………………………172

Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje,……………………………………………………………..177

Është përulur krenaria e të qenit shqiptar,…………………………………………………….179

Isa Mustafa është politikan jo serioz,…………………………………………………………….181

Përvjetori i LDK-së dhe rënia e Isa Mustafës,…………………………………………………185

Kosova pas yllit të fatit,…………………………………………………………………………………193

Binomi Mustafa dhe fundi tragjik i LDK-së,………………………………………………….196

  1. Morina në cilësinë e mercenarit të akredituar tek komunisti I. Mustafa,…….206

Dega e LDK-së në Zvicër nuk ka dërguar delegacion në Kosovë (1),……………..209

Dega e LDK-së në Zvicër nuk ka dërguar delegacion në Kosovë (2),……………..214

Prirja për lexim së prapthi,……………………………………………………………………………217

Fushatë e koordinuar kundër Degës së LDK-së në Zvicër,…………………………….219

Në LDK është instaluar një diktaturë e cila edhe shpifjen mundohet ta

shes si të vërtetë,…………………………………………………………………………………………..290

Ismet Beqiri, qenka rrëfyer te Padër Bajrush Morina,…………………………………….234

Isa Mustafa në mision shkatërrues,……………………………………………………………….236

Mot i keq ka rënë mbi LDK-në,……………………………………………………………………..240

Kur zonja Lama arsyetimin e bënë lamë,……………………………………………………….242

Thyerja e xhamave nuk e shpëton Isa Mustafën,……………………………………………247

Isa Mustafa kreu misionin e tij kundër LDK-së, tani i duhen zgjedhjet

për konfirmim,…………………………………………………………………………………………….249

Strucizmi po e përmbyt Rugovizmin,……………………………………………………………251

Pushkatimi i lirisë,………………………………………………………………………………………..256

A nuk u shkatërrua edhe “QIK-u” nga Isa Mustafa,………………………………………257

Marrja që (s’)bie mbi Deçan,………………………………………………………………………….260

Dikush turpin e han me bukë,……………………………………………………………………….262

Mashtrimi si parim dhe demagogjia e Isa Mustafës,………………………………………264

Inxhja e LDK-së,……………………………………………………………………………………………267

Mimoza Lakna ka hyr laknave,…………………………………………………………………….269

APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (1) – Nga debati me M. Laknën,………………..272

APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (2) – Në Degën e LDK në Zvicër,………………..275

APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (3) – Në fushën e gazetarisë,………………………278

APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (4) – Nga radhët e deputetëve të LDK-së,…….282

APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (5) – Nga nëntoka që pushtoi LDK-në,……….285

APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (6) – Shërbimet që po bëjnë jetën ferr,………….290

APOLOGJETËT E ISA MUSTAFËS (7) – Apologjetët voluntarë,……………………….293

Budallallëku s’ka brirë, e apologjetët?,…………………………………………………………296

Isa Mustafa e ka stërkequr LDK-në,………………………………………………………………297

Standardi i dyfishtë si hipokrizi e deputetëve të LDK-së,………………………………304

Isa Mustafa duhet të shkarkohet dhe të përjashtohet nga LDK-ja,………………….308

Sjellja vulgare dhe gjuha perverse e Isa Mustafës,…………………………………………311

Drejtësia e dështuar,……………………………………………………………………………………..318

 

Kronologjia politike e publike e autorit,……………………………………………………..321

Shënime bibliografike,……………………………………………………………………………….322

Shënime biografike,……………………………………………………………………………………323

 

PËRMBAJTJA,……………………………………………………………………………………………..325