Shefi i NATO-s “sqaron” turkofobët shqiptarë

  Shefi i NATO-s “sqaron” turkofobët shqiptarë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në shumë media të mëdha  lexova një lajm me titull: “Turqia ka rol kyç në sigurinë e Europës”. Duke u nisur nga përmbajtja e ketij lajmi konstatova se sa e drejte dhe se sa e dobishme dhe e rendesishme është për shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën aleanca strategjike Shqipëri-Kosovë-Turqi, kur Turqia forcë e dytë e NATO-s qënka dhe paska rol kyç për sigurinë e Europës ku shtetet shqiptare  synojnë që të integrohen.

Dhe këtë rol  e thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

Dhe ky fakt ua gris maskën mashtruese turkofobeve pseudopatriotëve eurointtegralistë  si atyre të Shqipërisë dhe turkofobëve dhe ca  turkofobicave në Kosovë.Pra kjo do të thotë se përderisa Turqia paska rol kyç në sigurinë e Europës, atëhere Turqia është vënd demokratik pasi BE është po e tillë demokratike, ku shqiptarët kanë dëshirë që të integrohen në familjen e madhe europiane, në BE, pikërisht aty  ku Turqia pra na paska rol kyç në sigurinë e saj e që turkofobët shqiptarë nuk na e “paskëshin ditur” me demek.

Këta turkofobë nën maskën e pseudopatriotizmin dhe të “ardhjes keq” gjoja për standardet demokratike në Turqi fshehin urrejtjen që ata kanë për Islamin dhe për muslimanizmin shqiptar, dhe që me turkofobizmin e verbër të tyre kanë si qëllim që t’i shërbejë përçarjes së marrëdhënieve të mira shqiptaro-turke. Dhe e gjitha kjo strategji e tyre  e mbuluar me shpifje, trillime dhe me hipokrizira a nuk është në përputhje me qëllimin që kanë armiqtë e Shqipërisë dhe të shqiptareve në Ballkan , në përputhje me atë se janë po armiqt e shqiptarëve ata të cilët luten dhe duan një Turqi të dobët, të rrënuar, në konflikt me BE-në dhe mundësisht edhe që të jetë jashtë NATO-s. Këta janë Serbia, Greqia dhe Rusia por edhe tukofobet mercenare te tyre. Nuk po zgjatem shumë por po e mbyll me atë se çfarë theksoi Shefi i NATOs Stoltenberg se:

“Duhet ta pranojmë se Turqia  është nje aleat i rëndësishëm.Turqia ka ofruar kontribut në mënyrë të vendosur kundër ISIS-it dhe në rrëzimin fizik të kalifatit në fjalë.Ajo ka pranuar 3.6 milion sirianë dhe asnjë vënd i NATO-s nuk ka përjetuar sulme aq sa Turqia”.

Dhe do të ishin keto  mjaftueshem për t’i sqaruar tukofobët e verbër se Turqia qënka shtet demokratik dhe human , pasi pret miliona refugjatë; është shtet demokratik i  cili lufton dhe është në ballë të luftës kundër terrorizmit global , është shtet demokratik sepse ka rol kyç në sigurinë e Europës demokratike; dhe tjetra është shteti i cili është sulmuar dhe e ka paguar më shumë se çdo vënd i NATO-s pasojat e luftës në Siri.

Këta turkofobë fletushkash janë hipokritë por edhe frikacakë dhe njëkohësisht edhe servilë, pasi le ta kundërshtojnë këtë se çfarë deklaroi  Shefi i Aleancës më të fuqishme botërore të NATO-s për Turqinë, e cila ka kontributin e madh, pasi  që Turqia pas SHBA-ve në NATO ishte dhe faktor kryesor në misionin e madh për çlirimin e Kosovës dhe të njohjes së Pavarësisë së saj. Dhe është po Turqia dhe President Erdogan ata të cilët e kanë përcaktuar  dhe vleresuar Shqipërinë dhe shqiptarët si faktor kyç në Ballkan. Prandaj mjaft më me turkofobizëm injorant dhe mercenar serbo-grekofil.