SHBA dhe Turqia janë aleatët strategjik të Shqipërisë dhe të Kosovës (Pj.2)

Nga Skënder S.KAPITI

Shqiptarët, turqit, sllavët dhe grekët.

Fundamentalizmi ortodoks historikisht në shekuj ka qenë dhe vazhdon të jetë realisht rreziku dhe kërcënimi kryesor për shqiptarët.

Mercenarët dhe të shiturit, serbo-grekofilët, antishqiptarët  dhe islamofobët e përdorin turkofobinë  e tyre sot për ta coroditur opinionin me qëllim  për ta zbehur dhe shlyer nga kujtesa genocidin barbar ortodoks sllavo-serb mbi shqiptarët gjatë këtyre 150 viteve  të shek.19-të dhe të 20-të . Po ua kujtojmë këtyre, të cilët mundohen t’i fshehin qëllimet e vërteta të tyre edhe me vetëreklamin e tyre si eurointegralistë  se:  armiku  i Europës dhe i shqiptarëve sidomos,  ka qenë dhe është  doktrina dhe strategjia  pansllaviste,  të cilën e ka shprehur në vitin 1867 pansllavisti rus, shkencëtari Nikollai Danilevski, ku ndër të tjera thotë se : muslimanizmi dhe turqit nuk janë armiq të Europës dhe të kulturës së saj, por janë sllavët dhe përfaqësuesja e tyre, Rusia.

Dhe a nuk e zbatoi këtë doktrinë më së suksesshmi ish-perandoria komuniste e Bashkimit Sovjetik , dhe a nuk po e ndjek po këtë strategji edhe sot Rusia putiniste, këtë platformë politike antiEuropë dhe thellësisht edhe antishqiptare   e cila ka dhe po të njejtët aleatë, ata ortodoksë serbo-greke si dhe Francën?

Pra, armiq të shqiptarëve janë edhe sot Rusia, Franca, Serbia e Greqia  të cilat  pak a shumë veprojnë njësoj në dëm të Kosovës: ata arrestojnë heronjt e Kosovës me urdhër arrestet e Ish-Jugosllavisë  së kohës së Milloshevicit si Franca p.sh në këtë fillim viti në Janar 2017; pjesa sllavo-greko-ortodokse  e këtij kualicioni antishqiptar nuk e njohin Pavarësinë e Kosovën dhe lobojnë fuqishëm kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe kundër antarësimit të saj në Organizmat e rëndësishëm ndërkombëtarë; provokojnë rëndë në përpjekje për ta kërcënuar sovranitetin e Kosovës duke ngritur edhe mure  për coptimin e ndarjen e Kosovës; pra,bëjnë gjithcka që mundin për ta destabilizuar Kosovën.

Ndërsa miq të vërtetë dhe besnik të shqiptarëve janë SHBA dhe Turqia, këta të dy i kemi  miq dhe aleatë strategjik të paktën, të paktën që prej 100 vitesh, dhe po këta janë edhe aleatët më të mëdhenj edhe të BE-së ; si  dhe po këta aleatë të shqiptarëve, SHBA dhe Turqia,  janë edhe forca më e madhe ushtarake  e NATO-s sot.

Shqiptarët tashmë duhet ta dinë  dhe të mos i besojnë  tërësisht me fanatizem BE-së e cila  padrejtësisht dhe pabesisht ajo i izolon shqiptarët që prej  25 vitesh dhe nuk  antarëson as Shqipërinë dhe as Kosovën në këtë union,  BE-ja e cila po rrezikon të shpërbëhet, pasi egzistenca e saj do të ishte në pikëpyetje pa mbështetjen e SHBA-së.

BE, pavarësisht se e di shumë mirë që shqiptaret kombëtarisht kanë qenë dhe janë të orientuar nga Europa e cila e mban veten si kampione e lirive dhe e të të drejtave të njeriu, por ama ajo persa i përket lirisë  dhe të drejtës së besimit fetar tregohet e pasinqertë dhe shumë hipokrite  me shqiptarët që janë shumicë muslimanë, dhe kjo është arseja kryesore edhe e deklaruar hapur nga personalitete dhe diplomatë europianë se përse akoma as Shqipëria dhe as Kosova nuk janë antarë të BE-së, dhe përvec të tjerash, BE-ja neglizhon dhe shmang edhe përkrahjen dhe mbështetetjen që SHBA aleate e BE-së u japin shqiptareve, duke i kërkuar asaj që Shqipëria të Antarësohet në BE.

Turqia nga ana e saj nuk ka shumë nevojë për BE-në e stërmunduar dhe as për ndihmën e saj. Ajo është tashmë një supershtet ekonomik dhe ushtarak që e tregoi epërsinë e vet në përballimin e krizës së Sirisë.

Nuk mendoj dhe as nuk  them se jam kundër BE-së, por në këto kushte  përderisa BE sillet kështu me Shqipërinë dhe me Kosovën jokorrekt, joseriozisht dhe pabesisht, atëhere  interesi i shqiptarëve është me SHBA-në dhe me Turqinë, aq më tepër kur fatmirësisht ato na kanë shpallur Ne, shqiptarët, si popull mik dhe vëndet tona si aleatë strategjik të tyre, gjë të cilën e kanë treguar me vepra dhe me fakte, në ndihmën vendimtare të dhënë për integrimin euroatllantik dhe global të të dy shteteve tona.

Në këtë aleancë strategjike të shqiptarëve me SHBA-në dhe me Turqinë ata të cilët kanë nevojë më së shumti janë shqiptarët, pasi SHBA dhe Turqia bëjnë për veten e tyre  edhe pa “Ndihmën” e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Aleanca me SHBA dhe me Turqinë është jetike për shqiptarët përballë kërcënimeve sllavo-greko-ortodokse dhe të ndonjë aleati të tyre europian ne BE, si dhe prej paftësive dhe prej korrupsionit e tradhëtive të  politikanëve dhe liderve shqiptarë për të ndërtuar shtetin ligjor, demokratik dhe të mirëqënies për shqiptaret.

Antishqiptarët, serbo-grekofilët dhe turkofobët me turkofobinë  që e shprehin dhe e propagandojnë,  ata përpiqen që të  mbulojnë edhe antiamerikanizmin si dhe antishqiptarizmin e tyre, pasi ata janë edhe aq të “zgjuar”,  sa që  te mos guxojnë të dalin dhe  t’i shprehin shumë  hapur  ndjenjat  antiamerikane dhe antishqiptare të tyre .

Antishqiptarët dhe serbo-grekofilët shqiptarë shpikin dhe e përdorin   turkofobinë e tyre si propagandë që ka si qëllim  sic  e thashë edhe më lart: për ta harruar shqiptarët genocidin 150 vjecar sllavo-grek mbi shqiptarët dhe për të përcarë dhe dëmtuar marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-turke; propaganda e tyre nëpër disa media mercenare synon që të fabrikojë dhe të nxisë urrejtje te shqiptarët për Turqinë dhe për popullin turk.

Po bëj disa pyetje drejtuar disave, atyre që ndoshta i verbon titulli i këtij shkrimi pasi ata, jo se nuk e dinë këtë të vërtetë, por ajo nuk u pëlqen.

Para se të vinte dhe  para se ta pushtonte  Osmanizmi Ballkanin; a gjeti ai te shqiptarët ndonjë organizim të mirëfilltë dinastie apo  mbretërie, apo ndonjë qëndër kulturore e administrative të rëndësishme  të cilën shqiptarët ta adhuronin e të orientoheshin drejt saj; a gjeti Perandoria Osmane  letërsi dhe shkrim, shkronja, gërma dhe shkolla në shqip; a gjeti Kishë të pavarur shqiptare dhe liturgji kishtare në shqip sic  i kishin këto serbët, grekët dhe bullgarët ortodoksë?

A nuk ishin shqiptarët para një rreziku të një asimilimi përfundimtar prej këtyre fqinjëve barbarë, pasi në pjesët tjera të Ilirikut: sllovenët, boshnjakët, serbët, malazezët  dhe bullgarët e kishin kryer procesin e sllavizimit të iliro-shiptarëve në ato pjesë të Ilirikut të pushtuar barbarisht prej tyre? Dhe a mos ishte edhe ky faj i Osmanëve për këtë realitet paraOtoman në trevat arbërore në Ballkan?

Duke parë  atë se cfarë fatkeqësie e tmerrshme u ndodhi pra iliro-shqiptarëve, me asgjësimin dhe asimilimin sllav boshnjak, serb, kroat, malazez e bullgar të tyre, a mos ndoshta do të kishte qenë më mirë, supozojme,  sikur osmanët  të kishin ardhur edhe më herët akoma në Ballkan, pasi nën sundimin otoman asnjë komb nuk u turqizua; ashtu sikurse do të kishte qenë shumë e shumë herë më mirë sikur SHBA-ja të kishte qenë më heret fuqi globale botërore  dhe të kishte marrë pjesë edhe në Kongresin e Berlinit, edhe në atë të Londrës ku shtetet kristiane europiane nën diktatin e Rusisë bënë dhe i shkaktuan tragjedinë më të madhe kombit shqiptar, pasojat e së cilës po i vuajmë edhe sot.

Ardhja e turqve në Ballkan para 500 vitesh mund te themi se i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi sllav, ashtu sikurse edhe SHBA, superfuqia moderne demokratike botërore e cila  doli  në Luftën e Parë Botërore si supeshteti më i fuqishëm i Botës dhe  që i shpëtoi shqiptarët dhe trojet shqiptare: pasi SHBA nuk njohu dhe hodhi poshtë Traktatin e fshehtë të Londrës  të vitit 1915, Traktatin e tretë famëkeq europian kundër shqiptarëve pas atij të Berlinit dhe të Londrës, i cili  asgjësonte edhe shtetin gjysmak shqiptar të vitit 1913. Pra, pas 500 vitesh, në shekullin e 20 të, kur Shqipëria do të coptohej  po prej atyre barbarëve të para 500 viteve dhe të vitit 1878  dhe 1912, prej Greqisë, Serbisë e Malit të Zi dhe prej Europës së pabesë dhe antishqiptare, Italisë, me miratimin dhe me vendimmarrjen e Rusisë, Italisë,Francës dhe Britanisë.

Gjatë 500 viteve të sundimit Osman, potencialisht shqiptarët janë treguar më të zotët dhe më të aftët trimërisht, burrërisht,  si luftëtarë dhe ushtarakisht më superiorë ndaj të gjithë popujve të tjerë të Perandorisë, si  në mbrojtjen dhe në sundimin e Perandorise, si dhe më heroikët dhe me shpirtin më kryengritës kundër saj.

Por, ato kryengritje të shqiptarëve ishin të lokalizuara, fisnore e krahinore pothuajse gjatë tërë periudhës otomane dhe udhëhiqeshin nga kapidanë, bajraktarë e bejlerë, agallarë e pashallarë për interesa të tyre dhe për t’i bërë presion Portës së Lartë për të ruajtur  dhe për të fituar poste dhe privegje dhe për të forcuar pozitat e tyre.

Edhe dy pashallëqet shqiptare, të drejtuara nga shqiptarët, ajo e Bushatllinjve dhe e A.P. Tepelenës ishin Pashallëqe gjeografike dhe nuk kishin karakter  dhe frymëzim kombëtar, politika e tyre nuk u mbështet në kombësinë dhe as nuk hapën asnjë shkollë shqipe.

Kjo lloj politike fatkeqësisht vërehet edhe sot kur nuk ka as bejlerë, bajraktarë, agallarë dhe kapidanë por rolin e tyre e luajnë njëlloj si ata: kryetarët dhe kryebejlerët modernë, liderët e shoqatave dhe të partive politike, pashallarët komunistë të djeshëm dhe këta pashallarët demokratë  materialisto-politik të sotëm që gjithcka cfarë bëjnë politikisht është manipulimi dhe mashtrimi i popullit për përfitime të tyre personale  politike dhe pushteti dhe sidomos për interes pasuror kundër dhe në dëm të  interesit të përgjithshëm kombëtar.

Për herë të parë  kur shqiptarët lëvizën si komb ishte Lidhja  Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878, qe ishte edhe shpirti  Rilindjes  Kombëtare Shqiptare. Kjo është ngjarja dhe epoka më e lavdishme dhe më e ndritura në Historinë tonë Kombëtare që i parapriu kryengritjeve të cilat  sollën Pavarësinë e Shqipërisë  me 28 Nëntor 1912. Në kohët paramoderne të para shekullit 18-të nuk ka pasur akoma jo shtete, por as ide për  krijimin e shtetkombit madje  as në vëndet perendimore  jo, të cilat kanë qenë të coptuara edhe ato në principata, republika dhe si minishtete apo  qytet shtete si p.sh. Italia e Gjermania të cilat Bashkimin dhe formimin e shtetit kombëtar të tyre e kanë bërë tepër vonë pothuajse në vitet kur lindi dhe veproi  Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Kur shqiptarët filluan lëvizjen kombëtare për Pavarësi, grekët kishin shtetin të cilët pavarësinë më së shumti e kanë fituar prej luftës së shqiptarëve;  dhe po kështu edhe serbët kishin principatën e tyre.

Këta tashmë ishin forcuar dhe të mirëorganizuar ushtarakisht, diplomatikisht, politikisht dhe fetarisht si dhe kishin edhe ndihmën dhe përkrahjen ndërkombëtare shumë të fuqishme në luftën e tyre kundër Perandorisë Osmane për t’i rrëmbyer asaj trojet e popujve jo sllavë dhe johelenë sic ishin në Ballkan trojet e shqiptarëve, të cilët në perpjekjet  e tyre për shkolla shqip, per  autonomi dhe për pavarësi kombëtare kishin tashmë armiq  më të madhenj: serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët  si dhe Europën, dhe sidomos Rusinë.

Tashmë,  sido që të vepronin shqiptarët , edhe duke kërkuar autonomi e pavarësi  apo  edhe mbrojtje nga Turqia, si edhe duke luftuar kundër saj, ashtu sic realisht shqiptarët  zgjodhën dhe bënë luftën, rreziku ishte po i njëjtë, pasi shqiptarët tashmë në fund të shek. 19 dhe në fillim të shek.20  kishin armiq realë të shumtë në numër por shumë më të egër, mizorë dhe barbarë  që nga përshkallëzimi  këta armiq ndërmorën  një genocid kundër shqiptarëve të  paparë që nga koha e kryqëzatave mesjetare.

Duke vazhduar për ta argumentuar titullin e këtij shkrimi për aleatët tanë SHBA dhe Turqinë, është fakt se ato  ishin  dy shtetet dhe dy forcat  kryesore të NATO-s  të cilat punuan dhe këmbëngulën për antarësimin e Shqipërisë në NATO kur Shqipëria e vetërrënuar nga ngjarjet e vitit 1997 nuk plotësonte as kushtet më minimale për antarësim.

Ishin gjithashtu po ato, Turqia dhe SHBA që e paralajmëruan Greqinë që rri larg Shqipërisë dhe mos u përziej në punët e brëndshme të saj në kohën kur ndodhën ngjarjet katastrofike të vitit 1997.

Dhe janë po këta dy aleatë të mëdhenj të shqiptarëve, si faktorët dhe aktorët vendimtarë të NATO-s që bombarduan Serbinë dhe që sollën lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Dhe janë po këto dy shtete mike dhe aleate të shqiptarëve, SHBA dhe Turqia, që ishin njohësit e parë të Pavarësisë së Kosovës si dhe janë dy shtetet që kanë lobuar dhe vazhdojnë të lobojnë më së shumti dhe fuqishëm për njohjet ndërkombëtare të Shtetit të Ri  Shqiptar të Kosovës dhe që kontribuojnë më shumë se kushdo shtet tjetër në shtetndërtimin modern të saj.

Askush nuk mundet t’i mohojë dhe kot përpiqet ndokush që t’i errësojë këto argumente dhe fakte historike të marrëdhënieve të shqiptarëve me SHBA dhe me Turqinë.

Këto janë realitete dhe ngjarje  të mëdha historike në dobi të Shqiptarëve, u pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë armiqve të Shqipërisë dhe të Kosovës, fanatikëve kristianë europianë  dhe atyre shqiptarë, sidomos fundamentalizmit antishqiptar ortodoks; turkofobëve dhe serbo-grekofilëve shqiptarë si dhe antiamerikaneve tinëzarë dhe frikacakë.

E përsëris edhe njëherë se armiku më i madh i shqiptarëve ka qenë dhe është akoma fundamentalizmi sllavo- greko-ortodoks i mbështetur nga Rusia dhe qarqe politike europiane.

Dy luftrat ballkanike të fillimit të shekullit të 20-të të nisura prej aleancës antishqiptare serbo-malazeze-greko-bullgare të përkrahura nga Rusia dhe Europa kanë qenë kryqëzata antishqiptare pushtuese të tokave shqiptare dhe të genocidit të ushtruar prej tyre mbi shqiptarët.

Këtyre kryqëzatave u ka paraprirë edhe propaganda e ulët dhe shoviniste e tyre ku ajo greke shkruante se nuk mund të mendohet që: “barbarët shqiptarë të jetonin të pavarur në mes të qytetërimit helen”, po kështu edhe serbët të cilët propagandonin misionin e tyre si “clironjës “ të shqiptarëve se: shqiptarët janë një “fis i egër” që nuk mund të qëndronte i pavarur as nuk mund të formonte shtet të vetin.

Pra shtazëria shoviniste sllavo-greke i konsideronte dhe akoma i konsideron shqiptarët si armiq të papajtueshëm të tyre.

Gjatë sundimit Osman, këto hjena katile, grabitqare dhe gjakpirëse nuk kishin mundësinë për të ushtruar krimet, barbaritë , shfarosjen dhe genocidin mbi shqiptarët sepse ata i pengonte ligji dhe sundimi Osman nën të cilin ishin nënshtruar  edhe vetë serbët, grekët, malazezët dhe bullgarët, të cilët, në prag të rënies së Perandorisë dhe me rënien e saj iu turrën mizorisht dhe shtazërisht pushtimit të trojeve shqiptare si dhe plackitjeve, dhunës, dëbimeve, therjeve, vrasjeve dhe cfarosjes së shqiptarëve.

Dhe këtë rrezik tepër të madh që u kanosej shqiptarëve prej barbarëve sllavë e grek Federata “Vatra”, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Edit Durham etj., shpreheshin pak a shumë se më  mirë  është të mbështetemi te Turqina sepse: “po të thyhej Turqia shtetet ballkanike do ta coptonin Shqipërinë”, pasi aq barbarë dhe kriminelë, aq shumë fanatikë antishqiptarë ishin fqinjët sa që Federata në Boston nuk shihnin në ato momente rrugë  tjetër shpëtimi vecse duke u mbështetur te Turqia, pasi SHBA akoma nuk ishte bërë superfuqi globale dhe nuk kishte ndikim në Europën ku ligjin e bënte Rusia, Franca, Britania, Austro-Hungaria dhe shtetet e reja që u formuan  në fund të shekullitv 19, Italia dhe Gjermania prej të cilave shqiptarëve iu shkaktua dhe tragjedia e coptimit të Shqipërisë.

Pra, a nuk është kjo situata e kësaj kohe, fundi i shek. 19-të  dhe fillimi i shek. 20-të  si ajo e para 500 viteve, kohë kur Osmanët erdhën, pushtuan  dhe e vendosën sundimin e tyre në Ballkan, kohë kur për shqiptarët ishte pragu i një asimilimi prej hordhive sllave dhe prej bizantit heleno-ortodoks, dhe se ky asimilim u ndërpre dhe u shmang prej Perandorisë Osmane, dhe më pastaj dhe pikërisht në kohën e rënies së Perandorisë ky rrezik asimilimi për shqiptarët nga po prej atyre të 500 viteve më parë u ringjall më fuqishëm, më mizorisht dhe më egërsisht përsëri?

Dhe  ndodhi ajo që ndodhi, që trojet shqiptare u shqyen prej fqinjëve edhe pse shqiptarët më shumë se të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit e luftuan me armë Perandorinë Osmane për të cilën Fishta deklaronte se “shqiptarët gabuen dhe gabuen randë fort, që u cuen asokohe kundër Turkisë”.

Dhe pavarësisht këtij fakti që shqiptarët e fituan Pavarësinë me luftë dhe me kryengritje prapë se prapë fqinjët  me ndihmën e gjithanshme të Rusisë sidomos, dhe të Europës i realizuan qëllimet e tyre: pushtimin dhe coptimin e trojeve shqiptare; dëbimin dhe genocidin mbi shqiptarët si atëhere në vitin 1878, në vitin 1912 si dhe gjatë 100 viteve të sundimit të tyre mbi trojet etnike dhe mbi shqiptarët jashtë Shtetit të Shqipërisë. Vazhdon…