SHBA dhe Turqia armatosin ushtrinë e Kosovës

SHBA dhe Turqia armatosin ushtrinë e Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI

SHBA dhe Turqia dy aleatët strategjik të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe Kosovës armatosin ushtrinë e Kosovës

Nuk ka dyshim se së pari  SHBA, dhe Turqia e dyta janë  aleatë stategjik dhe besnik të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Dhe kjo po t’i referohemi edhe fakteve se SHBA si forca lider e udhëheqëse e NATO-s, si dhe Turqia si forca ushtarake e dytë e NATO-s ishin kontribuesit kryesore që kontribuan në clirimin e Kosovës.

Po kështu ishin të parat SHBA dhe e dyta ishte po Turqia ato të cilat njohen menjëherë edhe pavarësinë dhe shtetin e Kosovës , si dhe janë të parat SHBA dhe e dyta po Turqia ato të cilat lobojnë dhe mbeshtesin shtetndërtimin e Kosovës dhe njohjet  ndërkombëtare të saj nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.

Dhe po kështu po SHBA dhe Turqia janë dy shtetet të cilat mbështesin në fuqizimin dhe forcimin e ushtrisë së Kosovës me pajisje e armatime moderne. Mësohet se  FSK do të marr  50 mjete të blinduara të tipit “Hamvi” si donacion i ShBA-ve. Krahas ndihmës amerikane në modernizimin e FSK-së edhe Turqia do ta pajisë Ushtrinë e Kosovës me14 automjete moderne të tipin “Vuran” dhe “Kirpi” . Pra si Shqipëria ashtu edhe Kosova si aleat të parë strategjik global kanë superfuqinë,SHBA-të, dhe si aleat strategjik rajonal kanë supershtetin turk.