Shaban Cakolli, letrar dhe veprimtar i njohur kombëtar

Shaban Cakolli, u lind në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Nga mosha fëmijërore u frymëzua për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare. Si i ri punonte me rininë e fshatit në grupe letrare, ku nxirrte gazeta të murit. Me shkrime dhe kulturë vazhdoi edhe në shkollimin e mesëm dhe univerzitar. Ka botuar shkrime në poezi, prozë dhe publicistikë në gjitha gazetat që botoheshin atë botënë Kosovë, ku edhe tani boton në gazetat dhe revistat që botohën në diasporë e Kosovë.
Ka udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe mërgatë.  Në Gladbeck ishte sekretar i SHKA “Aleksandër Moisiu” në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM), është në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH. Ka botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke. Është i përfshirë në 18 antologji në gjuhën shqipe, një gjermane në mërgim dhe Kosovë.
U vendos me banim në Gjermani ku vazhdoi aktivitetin kombëtar dhe letrar me më shumë elan gjer në momentet e fundit të jetës së tij të frytshme atdhetare më 27.08.2014.

Ka botuar:

“TOKË DARDANE”
“LOTI I ATDHEUT”
“DETI I QIELLIT”
“KRISMA E FJALËS”
“AGSHOLI”