Serbia rrezikon destabilizimin e Gadishullit Ilirik

Serbia  rrezikon destabilizimin e Gadishullit Ilirik

Themelimi i  shtetit të Serbisë është bërë më këmbënguljen e Rusisë dhe bekimin e Turqisë. Rusia nuk kishte ndonjë qellim bamirës për të siguruar jetë të qetë për serbet që ishin shërbëtor të Ilirëve. Ata arritën të instalojnë në rajon një bombë e cila do të eksplodoj sa herë ka interes Rusia. Pra serbet në Serbi janë instrument i Rusisë, kurse serbet në Kosovë janë instrument i Serbisë. Kështu Serbia ndezi  luftën e parë dhe të dytë botërore. Kështu përsëri ndodhi edhe në luftën e ndezur nga Serbia në ish Jugosllavi. Por për tu ndëshkuar nuk u ndëshkua kurrë. BE  dhe OKB  me mosndëshkimin e Serbisë për qindra e mia viktima të krijuara në Gadishullin Ilirik në vazhdimësi,  stimuloj Serbinë dhe Rusinë. Ky stimulim motivon këto burime dhune për dhunë dhe terror të mëtutjeshëm. Qindra e mia civil,fëmijë dhe pleq  të vrarë, dhjetar mia gra e vajza  të dhunuara, pa u ndëshkuar fare thirret në dialog më viktimën. Por jo vetëm kaq, në këtë dialog krimineli sillet dhe pranohet  si viktimë. Pra gati sa nuk po kërkohet që Kosova, Kroacia dhe Bosnja të i kërkojnë falje Serbisë. Në Kosovë ky farë”Institucioni i Drejtësisë” më të gjitha dokumentet për vrasësit serb nuk arrin të i dënojë kriminelet serb por arrin të i dënoj kriminelet shqiptarë. Institucionet tona të ngulfatura  nga korrupsioni dhe krimi nuk arritën as minimumin e nevojshëm për 17 vite në Kosovën e Lirë të procedojnë , denoncojnë dhe denjon kriminelet e luftës në Kosovë. Më këtë veprim të tyre Serbia nuk ka asnjë arsye të kërkojë falje. Nuk ka asnjë arsye të mendoj për ç’ dëmtimin e shqiptarëve në Kosovë. Nuk pati veprim të duhur që të preket ndërgjegje serbe dhe të BE  të paktën për të mos i zgjedhur më kriminelet e luftës si: Vuqiq, Daçiq,Nikoliq etj. Shqiptaret pranuan dialogun më kriminelet në vend që të ngritën akuzat e bazuara kundër tyre. Kosova më këtë lidership që e kishte dhe prapë e ka nuk po arrin të merret më çështje të mëdha. Një kohë të gjatë pas lufte u instalua sherri në mes të shqiptarëve dhe më dorën e tyre për interesa të ulëta u vranë njerëz të devotshëm të kombit dhe interesit kombëtar. Këtë humbje arriti ta ndalë, më vështirësi të mëdha dhe pas shumë humbjeve, vizionari i madh Dr, Ibrahim Rugova. Por as sot nuk kemi një komplet inteligjent në skenën ton politike dhe shtetërore që premton fillimin e funksionimit normal të institucioneve të Kosovës. Për përzierje dhe pengim  të Serbisë në çdo formë të shtetit të Kosovës nuk i bije  në mend askujt. Nuk ka as reagime adekuate. Kështu Serbia arrin të i realizoj planet e veta në Kosovë gati sikur në vitet e paraluftës. Mos dënimi i krimineleve tani ka pjellë problemin tjetër i cili  mund të shpërthej më vonë dhe do të ketë pasoja të rënda për shqiptarët si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Kryetari i shtetit të Kosovës  kërkon pajtim më Serbinë pa u pastruar problemet e luftës. Kriminelet kanë filluar të kthehen në Kosovë. Njerëz të pa ndërgjegjshëm pa vizion dhe pa puls njerëzor e kombëtar janë vendosur në krye të institucioneve të rëndësishme. Kjo është shumë e rrezikshme. Zgjedhjet e fundit ishin një tush i ftohët por ende i lehtë për subjektet politike përgjegjëse për situatën e krijuar në vend. Tani veprimet dhe pazaret janë në dëme të popullit dhe kundër votës së tyre. Deputetit i është dhënë besimi për një program të caktuar parlamentar dhe qeveritar të prezantuar në fushatë. Ky besim nuk lejon  pazaret e ndyta për të i votuar ata që nuk i votoj populli. Në portale e mjete të informimit, flitet për diler të këtyre pazareve por AKI nuk reagon. Në mungesë të kuadrit adekuat populli i Kosovës ka mbetur të pres nga zoti SHBA dhe BE. Detyrat tona të shtëpisë nuk i kryen dikush tjetër. Kjo që tani po ndodh është lluks i tepruar për gjendjen tonë në Kosovë. Kosova deri tani më Institucione jo  efikase si që i quante vet  kryetari i PDK Kadri Veseli  dhe tani pa institucione fare. Nga se pengohet përsëri krijimi i tyre. Pra në këtë gjendje çfarë jemi  nuk duhet përjashtuar eskalimin e situatës në  Kosovë që do të ishte interes i Serbisë dhe kurrsesi i joni..