SATIRË PËR POETË E KOMENTUES (Poezi)

NEBI DRAGOTI

SATIRË PËR POETË E KOMENTUES

 

RUBAI

1-

Këndon era përjashta(…)

Solli dehje komentuesish:

-Miku im, ke vargje të arta,

rima e mendime të mëndafshta!

2-

Fyryfycka kreh përjashta;

ti pranë zjarrit bubulak:

-S’ është rimë, mor të qafsha,

-bëkërka rime glasa-glasa…

 

NJË SATIRË KOMENTUESIT

 

Komentuesit një satirë

hëm me hirrë, hëm me shëllirë.

Në facebook na vlerësoka,

kur nuk di , se ç’është vlera:

-Jo kështu, s’shkruhet vjersha!

Bjeri t’I biem këtij poeti,

Që s’e njeh

E të tjera, e të tjera…

 

Në dritare komentuesi del’

pjek komente , qiqra në hell…

E, kush(?),

hajde t’i “hajë” këto kritika

si vrimë në ujë e pika, pika.

 

HAIQE

1-

Ec përpara në facebook,

shkruaj të lara, të palara,

se facebook i pranon të tëra.

2-

 

Cilibiska crric, crric,

tjetër s’ di.

Shpejt poeti në imitim…