Sa të pagoi Hashim Thaçi ta mbyllësh çorapen?

Sa të pagoi Hashim Thaçi ta mbyllësh çorapen?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Letër publike për Imer Imerin

Gazetaria është zanat që të ngacmon dhe nuk të lë rehat. Duke lexuar më ra në sy se Imer Imeri, edhe pse nuk e njoh dhe mos e njohsha, nuk kam luajtur me ashik bashkë, po ja hedh dorashkën si burrat në publik. Imer Imeri nuk ka lënë gur e dru vite të tëra, duke akuzuar Hashimin e Brojës si vrasës të vëllait të tij, Hakiut, aktivist i LDKsë, bile propagandonte se të mos votohet Hashimi se është kriminel. Imer Imeri, ky korb shëtitës, që luan rolin si Mata Hari, u bë horr para popullit dhe nuk i kanë mbetur dy gishta fytyrë për marrëzitë primitive që po i bën duke i koritur far e fis. Ti, Imer Imeri, tani iu ke vërsulur me yrysh edhe partisë sate, LDK-së, se këta nuk paskan bërë gjë, bile edhe një tufë lule nuk ia paskan pru te varri. Imer zeza nuk ka pushuar kurrë duke krrokatur se Hakiun e ka vrarë SHIK-u, sipas tij organizatë kriminale!? Dhe se ka dijeni të plotë Hashimi i Brojës se kush ia ka vrarë vëllain

Pse të burgosi UÇK-ja?

Imer, përse nuk të vjen turp për moshën që ke të bëhesh bishtdredhur dhe në mënyrën mesjetare për grazhdin, që ta hodhi kapistalin Hashimi, të beson në KANUN se Hasha të paska bërë be me 124 të tjerë. Kanë ikur ato kohëra. Është dashur të presësh kur të formohet gjyqësia, jo kjo gjyqësi që është kapur nga klani “PRONTO” dhe banda kriminale aty rrotull. Nuk ka sistem gjyqësor në Kosovë. Gjyqësia është e mbushur me zagarë të kohës së qenit plak Titos, kasapit Slobodan Milosheviqi dhe të kryetradhtarit të kombit Rrrahmanzinjve. Këta zagarë kanë dënuar shqiptarët si “nacionalistë, shovinistë,irredentistë…” për interesa serbe dhe kurrë nuk kanë dënuar asnjë serbian gjakësor, që kanë vrarë e kanë prerë shqiptarët me hanxhar e sakicë… Pse nuk prite, por u besove atyre që bëjnë be tyrbe e teqe. Nga anët tona në Zhur të krahinës se Lumës thuhet “RRENCI I KA BETË, E KURVA I KA LOTËT!? Po çka di ti se çka është burrëria? Ti edhe sot e ha sapunin për djathë. Hashimi i Brojës i çoi selam Imer zezës se do të takohet fshehurazi për të larë veten se nuk ka as hak e as hile dhe do ta shpallin HERO TË KOMBIT HAKIUN, QË ËSHTË VRARË SI TRADHTAR!? Mos gabo të thuash jo, more edepzës që shite gjakun e vëllait për interes. Qofsha i gabuar, por Hashimi ta ndali gurmazin me para. Kush e di!? Me sa pleq mundesh me ba be që nuk ta ka hedhur një kockë për të gërzhyer. Ku do t’i marrësh 125 pleq? Eh, mo Zot më keq! Imer zeza, pa asnjë të bardhë, ti thua se paske hangër dajak edhe në Cahan të Shqipërisë! Ti me rradaken tënde tregon vetë se ke qenë spiun dhe tradhtar i kombit. Ne po e shtrojmë ketë pyetje: Pse të burgosi UÇK-ja? Ke qenë i dyshuar dhe për çka ishte dyshimi? Pse ty të burgosën dhe vëllain ta vranë? S´ka fare problem trego të vërtetën, çka të pyesnin? Ke treguar fshehurazi të organet hetuese ndërkombëtare, por trego tani para popullit se do t´i zbardhim një nga një. Sabiti ka të mëshonte hu biki, kokës, kurrizit? A ke bërë be ti për RIZA TË ZOTIT? Imer zeza, me damkën e zezë, tani pa fije turpi, akuzon edhe femrat shqiptare që e paskan rrahur. Konkretisht e akuzon gruan e Rexhep Selimit. Ky pis burrë pa fije turpi fillon të akuzojë edhe femrat shqiptare. Ky edepsëz, puthadorë, nuk akuzon gjakë- sorët serbo-çetnikë që kanë dhunuar femrat shqiptare, por vajton se e paska rrahur femra shqiptare. Po ku ka turp me të madh se mashkulli se ky nuk është burrë, del dhe thotë se e paska rrahur një femër, turp more! Nuk dua ta mbroj se është gruaja e Rexhep Selimit, sepse unë publikisht kam thënë se Rexhep Selimi bën pjesë në grupin e hajnave më të mëdhenj jo në Kosovë, por në Ballkan, edhe pse nuk i ka në emrin e vet xhambazllëkut, e turpshme e hairin mos ja paftë, po ja se paska një grua trimëreshë që e “…paska shkokërdhuar dajak Imer Imerin, i dyshuar si spiun dhe tradhtar!?”Ose, me mirë të thotë se për çka e kanë burgosur dhe çka e kanë pyetur dhe pastaj do t’i bëjmë nja 1100 pyetje të tjera.

Mos fut vëllavrasje e përçarje kombëtare!

Ti burri i poshtër, Imer Imeri, si nuk të erdhi turp të thuash se të paska thënë: “Burrë i shijshëm”!Pse rren, more? Kush të beson ty more bishtdredhur? Ti je i shitur te djalli. A e shikon vetin në pasqyrë more dilenxhi? Ti i trishton fëmijët me surratin që ke. Ç´është e vërteta, nuk ma mbushi mendjen fare që kjo grua të ketë pasur forcë për ta rrahur Imer Imerin. Është dashur një njeri mullinxhi, që ka forcë për ta rrahur me hu biki Imer Imerin. Në Kosovë është bërë modë që tradhtarët të shpallen HERONJ TË KOMBIT! Hashimi dhe disa matrapazë aty rrotull që po i thonë vetit “komandantë” që kanë shpallur edhe tradhtarët veteranë të UÇKsë, herët a vonë do të japin përgjegjësi para popullit. Dhe krejt në fund fare, Hashimi i Brojës ia mbylli çorapen Imer zezës, të mos leh më, por të humbë kohën duke gërzhyer kockën që do t´i mbetet në fyt të dyve. Jeni bërë si zagarët kur vrapojnë pas kockave, ju pas hajnisë. Mbylle çorapen, e mos fut vëllavrasje, përçarje kombëtare. Futu brenda në kolibe dhe mos bëj zë. Se ti nuk i ke lidhur kijet me burra, po merresh me gra se kush ta ka rrahur me thupër… Imer, ti nga kjo botë do të ikësh si tradhtar dhe bishtdredhur. Damkën e zezë nuk do ta lajë as uji i oqeanit, se lëre më përroskat e Drenicës. Bën be publikisht me 203 pleq se Hashimi i Brojës nuk ta mbushi gurmazin me krunde grazhdi, ose një thes para! Pa bërë be nuk të besoj. Për këto që them e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.