Sa lezet na ka kënga…

Poezi nga  Xhevahir Cirongu

Sa lezet na ka kënga…

  (Motiv popullore)

Me dëshirë këngën këndoj

Të dëgjojnë yjet në qiell,

Bora zbardhi nëpër male

E gjithë bota në këngë e valle.

Ti mos qaj o zemra ime

Dhe nga  sytë s’duam më lot,

Kovidit i thamë  ikë

Se nga ty  s’kemi  frikë.

I  shoh ditët në kalendar

Si lulet në pranverë,

Tek ty falem o Perëndi

Prushi  zemrës – dashuri.

Sa lezet na ka kënga

Kovidit i rëntë gjëma,

Feston gjithë njerëzimi

Jeta çel  si  trëndafili.

  Durrës, dt. 22. 12. 2020