Sa herë do bëhesh viktimë?!

Marigona Krasniqi

Sa herë do bëhesh viktimë?!

Votues i pashpresë, ty që të është bërë padrejtësi, ti që u zhgënjeve vazhdimisht, MOS E BËJ SËRISH TË NJËJTIN GABIM!

Jepi rëndësi votës tënde, duke i dhënë vlerë vetës, mos lejo të të përdorin për ambiciet e tyre, e në fund të të mos bëjnë hesap. Edhe sa herë do të luash rolin e viktimës ku mund të jesh vendimmarrës?! Mjaftë na e shpërlanë trurin, të bëhemi të zotët e mendjës.

Çfarë të mbjellim, do korrim! Mos t’a fajësojmë askënd për gabimet tona. E kemi mundësinë dhe lirinë për të bërë zgjedhjen e duhur, pa u ndikuar apo frikësuar nga dikush. Ata që kishin pushtetin në duar e dëshmuan për të satën herë që nuk kanë për qëllim të mirën e popullit, e as hall të ardhmën e tij. Lakmia për pushtet e pasuri u pamundëson të mendojnë një gjë të tillë.
Kthjelluni o popull! Nëse do realizonin premtimet që i dhanë gjatë fushatave do bëheshim shteti më i zhvilluar në rajon e më gjerë, e do na kishin lakmi të gjithë. Ata gënjyen dhe vazhdojnë të gënjejnë. E si mumd të vazhdosh t’i besosh gënjeshtarit serik?! Cili lider politik nuk është i përfshirë në asnjë aferë korruptive? Cili lider refuzoi oferta joshëse vetëm për të mirën e qytetarëve? Cila parti nuk u bë pjesë e pazareve politike që kishin për qëllim interesat personale?
Partia FJALA nuk i kaloi ‘vijat e kuqe’ për interesa të veta.
Gëzim Kelmendi, njeri që mbanë FJALËN!